Lajmet

Kërcënohet gazetarja Eriola Cacaj


3088-title

Redaksia e portalit “Nacionale”, ka njoftuar për kërcënimin që i është bërë gazetares, Eriola Cacaj, e cila po raportonte për tenderin për larjen e automjeteve të komunës së Podujevës.

Pronari i kompanisë nga Prizreni, që e ka fituar tenderin dëgjohet në bisedë telefonike duke ofenduar dhe kërcënuar gazetaren, e cila po hulumtonte për kompaninë.

AGK-ja, e konsideron këtë gjuhë të papranueshme, dhe fton të gjitha palët të përmbahen nga kërcënimet ndaj gazetarëve, në mënyrë që ata të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre të papenguar.

Share this Post: