Lajmet

Konkurs: Koordinator/e të projektit


2068-title

Konkurs për Koordinator/e të projektit

Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj, me gjysmë orari (me mundësi vazhdimi)

Afati i fundit i konkurimit: 17 qershor 2018, deri në ora 16:00

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Koordinatori/ja është përgjegjës për zbatimin e secilit aktivitet të përcaktuar në planin e veprimit të projektit dhe në pajtueshmëri më buxhetin e projektit;

- Koordinatori/ja do të punojë me zyren e financave dhe do të sigurohet që projekti të zbatohet sipas planit;

- Koordinatori/ja do të përgatisë raportet e planit të veprimit dhe vlerësimit për organizatën ombrellë;

- Koordinatori/ja do të përgatisë raportet narrative që do të shfrytëzohen për raporte të rregullta

Kandidatët potencialë duhet të kenë:

- aftësi dhe përvojë pune në koordinimin e projekteve;

- aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;

- aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;

- aftësi të përdorimit të kompjuterit.

Aplikimi:

CV tuaj ta dërgoni tek asociacioniigazetareve@gmail.com deri me datën 17 qershor 2018, 16:00. AGK do të përzgjedh disa nga kandidatët për listën e ngushtë të cilët do të ftohen për intervistë. Të tjerët nuk do të kontaktohen.

Rreth Projektit SEWP:

Projekti SWEP zbatohet nga 6 asociacione rajonale të gazetarëve dhe objektivat e projektit janë: për të mundësuar ambientin ligjor dhe shoqëror të përparoj medie pluraliste, përmes fuqizimit të asociacioneve të gazetarëve, që të jenë efektive dhe akterë te pavarur llogaridhënës në zbatimin e standardeve të BE-së për lirinë e medieve në Ballkanin Perëndimor, për të avancuar të drejtat e qytetarëve për informacion.

Rreth organizatës:

AGK është një organizatë joqeveritare, jo profitabile, AGK promovon, inkurajon dhe punon për të përmirësuar pozitën e gazetarëve në shoqërinë kosovare.Organizata bën përpjekje për të forcuar solidaritetin ndërmjet gazetarëve kosovarë dhe për të përmirësuar profesionalizimin e medieve në Kosovë. AGK ngrit zërin për të drejtat e gazetarëve në forume lokale dhe ndërkombëtare.

Share this Post: