KONKURS PËR PUNË: Asistent/e i/e koordinatorit të projekteve
Kohëzgjatja e kontratës: 5 muaj me mundësi vazhdimi
Orari: i plotë
Rreth organizatës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është organizatë joqeveritare, që ka për mision promovimin, inkurajimin dhe përmirësimin e gazetarisë cilësore dhe të hapur në Kosovë, si dhe pozitën e gazetarëve në Kosovë.
Qëllimi i pozitës
Asistimi në koordinimin e projekteve si dhe përpilimi i propozimeve për projekte të reja.
Detyrat:
- Asiston Koordinatorin në realizimin e projekteve;
- Përpilon njoftimet e ndryshme periodike për donatorët e projekteve;
- Përkthen njoftime të iniciativave të ndryshme për donatorët e projekteve dhe materiale të ndryshme;
- Bën mbikëqyrjen dhe kontrollimin e materialeve të të gjitha llojeve lidhur me projektet;
- Merr pjesë në mbikëqyrjen e aktiviteteve të ndryshme që realizohen gjatë projekteve;
- Bën raportime të ndryshme rreth aktiviteteve, raportime periodike, statistikore;
- Gatishmëri për të ndihmuar rreth kërkesave të stafit të AGK-së.
Atributet:
- Kualifikim akademik në gazetari, shkenca juridike, politike apo integrime evropiane;
- Përvojë në koordinimin e projekteve dhe gazetari;
- Komunikim efektiv (gojor dhe të shkruar) në gjuhën shqipe dhe angleze. Njohja e gjuhës serbe është përparësi;
- Vet-iniciativë në qasje ndaj punëve;
- I/e pavarur në kryerjen e detyrave.
Për të aplikuar për këtë pozitë ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit në office@agk-ks.org. Do të konsiderohen vetëm aplikacionet e kompletuara.
Konkursi është i hapur deri më 06 janar 2019. Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.











