Lajmet

KONKURS - Zyrtar Financiar


2060-title

Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj, gjysëm orari (me mundësi vazhdimi)

Afati i fundit i konkurimit: 31 Maj 2018, deri në ora 16:00

Projekti: SEWP- System for Early Warning and Prevention  Përgjegjësitë·

  • Përgjegjës për menaxhimin financiar të fondeve të projektit dhe të AGK-së
  • Kujdeset për përjashtimin nga TVSH, sipas kornizave ligjore vendore,
  • Merret me të gjithapagesat
  • Raportim financiar tek organizata ombrellë e projektit, në pajtim me format dhe protokolet e adoptuara·
  • Përpilon raporte finaciare të organizatës për asociacionin ombrellë

Kualifikimet·

  • Njohuri të dëshmuara të financave
  • Aftësi dhe përvojë pune me financa të projekteve
  • Përparësi kanë kandidatët që janë marrë me financa të projekteve te Komisionit Evropian
  • Aftësi për të menaxhuar financat e OJQ-ve
  • Aftësi për të përpiluar raporte financiare në gjuhën Shqipe dhe Angleze

Aplikimi:

CV tuaj ta dërgoni tek asociacioniigazetareve@gmail.com deri me datën 31 Maj 2018, 16:00.

AGK do të përzgjedh disa nga kandidatët për listën e ngushtë të cilët do të ftohen për intervistë. Të tjerët nuk do të kontaktohen.

Rreth Projektit SWEP

Projekti SWEP zbatohet nga 6 asociacione regjionale të gazetarëve dhe objektivat e projektit janë: për të mundësuar ambientin ligjor dhe shoqëror të përparoj medie pluraliste përmës fuqizimit të asociacioneve të gazetarëve të jenë efektive dhe akterë te pavarur llogaridhënës në zbarimin e standardeve të BE-së në lirinë e medieve dhe integritet media në rajonet e Ballkanit Perëndimor,pët të avancuar të drejtat e qytetarëve për informacion dhe zgjedhje të informuar.

Projekti SWEP do të ndërmerr disa aktivitete: Rrjetin për Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm dhe Parandalimit si mekanizëm të avokimit të përbashkët për zbatimin e standardeve të BE-së në fushën e medieve dhe parandalimin e praktikave jot ë mira, përmes ngritjes së kapaciteteve, rrjetëzimit dhe ndarjes së njohurive në mes gjashtë asociacioneve regjionale të gazetarëve.

Rreth organizatës:

AGK është një organizatë joqeveriatre, jo profitabile, AGK promovon, inkurajon dhe punon për të përmirësuar pozitën e gazetarëve në shoqërin kosovare.Organizata bën përpjekje për të forcuar solidaritetin ndërmjet gazëtarëve Kosovarë dhe për të përmirësuar profesionalizimin e medieve në Kosovë.

AGK ngrit zërin për të drejtat e gazetarëve në forume lokale dhe ndërkombëtare. Shpërblen gazetarinë profesioniste dhe largohet nga gazetaria e keqe.

 

Share this Post: