Lajmet

Mbahet moduli i dytë i Akademisë për Integritetin e Informacionit


3260-title

Studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve pjesëmarrës së edicionit të dytë të Akademisë për Integritetin e Informacionit, sot iu është ligjëruar për verifikimin e fakteve, informacioneve, videove dhe imazheve.

Këtë modul të Akademisë të cilin e ligjëroi Shkëlzen Osmani – themelues i platformës për kontroll të fakteve (fact-checking), hibrid.info, pjesëmarrësve u shfaqi platforma online se si mund të verifikohen faktet, videot e imazhet. Gjatë shembujve që u trajtuan, pjesëmarrësit patën rastin t’i praktikojnë mjete online për verifikimin e fakteve, videove dhe imazheve. Shembujt praktikë i lejuan ata t'i zbatonin këto mjete praktikisht.

Gjithashtu, u diskutua për aspekte thelbësore të integritetit të informacionit dhe u trajtuan sfidat e verifikimit të imazheve dhe videove, duke përfshirë teknologjinë "deepfake".


Akademia për Integritetin e Informacionit, do të vazhdojë edhe me katër module të tjera në muajt pasues.

Share this Post: