Lajmet

Mbahet moduli i tretë i Akademisë për Ndërtimin e Paqes në Luftimin e Gjuhës së Urrejtjes dhe Dezinformimit


3840-title

Si pjesë e Akademisë për Gazetarë dhe Studentë të Gazetarisë: Ndërtimi i Paqes në Luftimin e Gjuhës së Urrejtjes dhe Dezinformimit, moduli i tretë mblodhi 20 gazetarë të rinj për të eksploruar mjete dhe teknika për raportim etik dhe praktika të përgjegjshme mediatike bashkë me Gjylbehare Murati.

Sesioni u fokusua në disa pika kryesore:

- Identifikimin e gjuhës së urrejtjes në media

- Si mund ta vlerësojnë gazetarët nëse përmbajtja përbën gjuhë urrejtjeje

- Si të raportohet në mënyrë të përgjegjshme dhe të balancuar për tema të ndjeshme si gjuha e urrejtjes

- Kuadret ligjore dhe kodet e etikës

Po ashtu, pjesëmarrësit patën rastin të bëjnë ushtrime praktike në ripërkufizimin e titujve dhe raportimin me kujdes.

Ky modul është pjesë e projektit rajonal “Youth 4 Inclusion, Equality & Trust”, i mbështetur nga #UNPeacebuildingFund dhe i zbatuar nga UNDP dhe UNFPA, në bashkëpunim me AGK-në.

Share this Post: