Lajmet

NJOFTIM


2683-title

Të nderuar anëtarë,


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, më 19 korrik 2021 do të mbajë Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së.

Kuvendi i Zgjedhjeve të AGK-së do të mbahet nga ora 11:00 deri në orën 13:00, në Sallën e Kuqe tek Pallati i Rinisë.

Pikat e rendit të ditës janë si në vijim:

  • Hapja dhe pjesa ceremoniale;
  • Nisja e punimeve të Kuvendit Zgjedhor;
  • Prezantimi i raportit të punës;
  • Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së;
  • Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës dhe propozimet për kandidatë për anëtarë dhe kryetar;
  • Votimi dhe procesi i numërimit nga komisioni;
  • Shpallja e rezultateve.

Të drejtë vote në ditën zgjedhjeve kanë vetëm anëtarët e regjistruar në AGK ku përfshihen kryeredaktorët, redaktorët përgjegjës, redaktorët, gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët. Anëtarësimi i kolegëve mund të bëhet edhe fizikisht para fillimit të procesit zgjedhor. Ju njoftojmë se të gjithë duhet t'i kenë me vete ID-të e punës, pasi që vetëm në atë mënyrë do të mundësohet anëtarësimi dhe votimi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën sërish thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar të bordit që kandidaturat e tyre t’i dërgojnë në e-mailin zyrtar të AGK-së: office@agk-ks.org, më së voni deri më 17 korrik. Teksa, kandidimet për anëtarë të bordit bëhen aty për aty.


Konsiderojmë se dërgimi i emrave nga kandidatët për pozitën e kryetares/kryetarit të bordit do të ndikonte në një proces zgjedhor më të shpejtë, më transparent dhe më demokratik.


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetareje/gazetari që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve.


Me respekt,
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Share this Post: