Lajmet

OSBE mbajti punëtorinë për transparencën e financimit të medias nga institucionet publike


2119-title

PRISHTINË, 19/10/2018 - Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë organizuar të premten një seminar lidhur me qëndrueshmërinë financiare të medias dhe nivelin e transparencës së qeverive lokale gjatë shpërndarjes së fondeve për mbulimin e seancave të kuvendeve komunale.

Panelistët deklaruan se fondet publike të ndara për mediat lokale duhet të jenë më transparente dhe duhet të nxjerrën kritere të qarta në të ardhmen të cilat duhet  përcaktuara nga institucionet përkatëse gjatë shpërndarjes së fondeve publike të mediet. Gjithashtu, përfaqësuesit e medias deklaruan se ka shqetësime për mbylljen e shumë mediave lokale për shkak të mungesës së grandeve publike nga komunat.

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) Gentiana Begolli - Pustina tha se financimi i medias përmes institucioneve publike mund të shkelë pavarësinë editoriale të medias.

"Kur themi se një media është e pavarur, kjo do të thotë se është e paanshme dhe se nuk ka asnjë grup që ndikon në atë media. Sigurisht, është mirë të dimë se kush është burimi i financimit, pavarësisht nëse një media është financuar nga reklamat, donacionet dhe kontributet ose në ndonjë mënyrë tjetër. Burimet e financimit, nëse nuk njihen publikisht, ngrisin dyshime se kush qëndron prapa politikës editoriale ", tha Begolli-Pustina.

Panelistët deklaruan se një shqetësim tjetër është edhe niveli i pavarësisë redaktuese të mediave lokale kur marrin fonde nga komunat duke shtuar se një çështje e tillë është një presion i pashprehur. Disa përfaqësues të medias thanë se pavarësia e tyre editoriale nuk trajtohet nga fonde të tilla pas marrjes së fondeve publike nga komunat e tyre përkatëse.

Pjesëmarrësit ranë dakord bashkërisht dhe rekomanduan vendosjen e kritereve të qarta për ndarjen e fondeve publike për mediat lokale, në mënyrë që të sigurohet një proces transparent, i drejtë dhe konkurrues. Misioni i OSBE-së dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të punojnë për të avokuar për zbatimin e këtyre rekomandimeve.

Ky seminar u mbajt pas publikimit të një raporti në dhjetor 2017 nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbi shpenzimet publike në sektorin e medias.

Share this Post: