Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre në Leposaviq. Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar fizikisht siç shihet në videon shqetësuese të dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, nga ekipet në terren. Përveç sulmit fizik…
Read MoreMinistria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të hënën pezulloi licencën operative të televizionit kombëtar privat Klan Kosova me një vendim të pa precedent, pa pasur një bazë ligjore dhe pa njoftim paraprak. Ministria, pra Agjencia Kosovare për Regjistrim të Bizneseve, mori vendim për…
Read MoreNë Zveçan sonte u sulmua vetura e ekipit të Transmetuesit Publik, Radio Televizionit të Kosovës - RTK, e përbërë nga gazetarja, Arbresha Berisha, kameramanët Ilir Uka dhe Bardh Bekteshi, si dhe inxhinieri, Mentor Vinarci.
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i tronditur me njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e licensës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, përmes një vendimi të paargumentuar…
Read MoreNë Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur disa incidente në të cilat janë sulmuar gazetarët dhe është rrezikuar siguria e tyre. Ekipi i ATV-së është sulmuar me gurë derisa po raportonin për protestën para ndërtesës së Komunës në Zveçan. Sipas mediave…
Read MoreNë Zveçan është sulmuar me gurë ekipi i ATV-së, i përbërë nga gazetari Fatlum Jashari, kameramani Blend Thaçi, si dhe shoferi, Enis Sherifi, përderisa po përcillnin zhvillimet e fundit në këtë komunë. Sipas mediumit, disa persona të maskuar, e kanë sulmuar me gurë veturën derisa ishte në lëvizje…
Read MoreNë orët e hershme të mëngjesit të sotëm, gazetarë të mediave të ndryshme janë penguar të raportojnë e janë sulmuar dhe kërcënuar verbalisht herë në mbledhjen e Partisë Demokratike (PD). Ky veprim, i kryer nga simpatizantët e ish-Kryetarit të Partisë Demokratike…
Read MoreDeputeti i shumicës parlamentare, Artan Abrashi i Vetëvendosjes ka përdorur gjuhë linçuese sot ndaj portalit “Albanian Post”, pas publikimit të shkrimit që paralajmëron sanksione të mundshme kundër kryeministrit Albin Kurti, dhe të tjerëve rreth situatës në veri.
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka pranuar me shqetësim lajmin se ekipi i RTV 21, është ndjekur nga persona të maskuar në Leposaviq. Gazetari Venhar Isufi, së bashku me kameramanin, Olti Pacolli, fillimisht janë penguar gjatë kryerjes së detyrave profesionale. Sipas Isufit…
Read MoreZhvillimet aktuale politike në Kosovë kanë ndezur edhe një herë një atmosferë që pengon aftësinë e gazetarëve për të kryer përgjegjësitë e tyre me besueshmëri dhe pa pengesa. Ne, Rrjeti SafeJournalists, së bashku me Media Freedom Rapid Response (MFRR…
Read MoreMbrëmjen e 31 majit, programit “Journalists in Residence - Kosovo”, i është bashkuar Olha Priadko bashkë me djalin e saj, Yaroslav Tkachenko. Priadko u mirëprit në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari. Nga programi…
Read MoreBerat Buzhala, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi, janë bërë cak i foto-montazheve, të cilat po shpërndahen në rrjete sociale këtë pasditë. Foto-montazha e Buzhalës është krijuar në atë formë që të duket gjoja se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ripostuar një cicërimë të Buzhalës…
Read MoreDisa protestues serbë në Leposaviq kanë shpuar gomat e veturës së ekipit të Syri.net. Situata e cila po përshkallëzohet nga çasti në çast, po rrezikon punonjësit medialë të cilët po raportojnë nga veriu. Ky është sulmi i katërt gjatë ditës së sotme, në drejtim të ekipeve të mediave…
Read MoreEkipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, janë sulmuar nga protestuesit lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës. Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet…
Read MoreNjë sulm tjetër është shënuar gjatë ditës së sotme ndaj veturës së ekipit të kallxo.com, në Zveçan. Në fotografitë e publikuara nga media, shihet se protestuesit lokalë i kanë thyer xhamat veturës…
Read MoreEkipit të RTV Dukagjini gjatë raportimit në Zveçan i është dëmtuar vetura. Fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar, në ndërkohë që kjo është vetura e dytë e këtij mediumi që është vandalizuar nga protestuesit lokalë. Në vazhdën e ngjarjeve në komunat veriore të Kosovës…
Read MoreQë nga 26 maji, është dokumentuar rritja e numrit të sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë medialë, të cilët po raportojnë nga protestat që po mbahen në këtë zonë, e të cilat u intensifikuan më 29 maj. Federatat Ndërkombëtare dhe Evropiane të Gazetarëve (IFJ-EFJ…
Read MoreNjë mjet shpërthyes është hedhur nga një grup i protestuesve serbë, në drejtim të veturës (taksi) në të cilën ishte ekipi i Radio Evropa e Lirë. Sipas ekipit prezent, nuk dihet mjeti shpërthyes i cili është hedhur në drejtim të tyre, mirëpo zhurma ka qenë e madhe. Fatmirësisht…
Read MoreVeturat e disa prej ekipeve mediale nga Prishtina, mbrëmë kanë mbetur të bllokuara në Zveçan, pas largimit të gazetarëve dhe kameramanëve, disa orë pas përleshjeve mes KFOR-it dhe serbëve lokalë. Pas KTV-së dhe T7, edhe portali online “Periskopi” e ka gjetur veturën sot të dëmtuar…
Read MoreEkipi i RTV21, i përbërë nga gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani, Berat Bahtiri, janë sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin në sheshin Car Llazar. Mediumi ka njoftuar AGK-në, se krahas sulmit fizik ndaj kameramanit, atij i është marrë edhe pajisja me të cilën ishte duke xhiruar.
Read More