Lajmet

Pengohen ekipet e mediave gjatë protestës së transportuesve


3934-title

Gazetarët dhe ekipet e mediave kanë hasur në vështirësi për të ndjekur protestën e transportuesve në Prishtinë, në ditën e dytë të mosfunksionimit të Trafikut Urban.

Një në video të publikuar nga Koha.net shihet se si Ilmi Gashi, përfaqësues i Sindikatës së Trafikut Urban, pengon fotoreporterin, Driton Paçarada ta bëjë punën e tij.

AGK-ja dënon këtë pengim të punës së lirë të mediave, dhe i fton të gjitha palët që të respektojnë punën e rëndësishme të gazetarëve për informimin e publikut.

Share this Post: