Përfaqësuesi i lirisë së medias i OSBE-së dënon kërcënimet me vdekje ndaj gazetarëve në Prishtinë
Foto: OSCE VIENNA\https://www.osce.org/fom/350256
VIENË, 22 mars 2018 - Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Désir ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kërcënimet e fundit me vdekje ndaj gazetarëve të portalit Insajderi.
Më 20 mars, gazetarët e Insajderit morën kërcënime me vdekje pas një artikulli që lidhej me tregtinë e produkteve të mishit nga Belgjika. Sipas raportimeve të medieve, pronari i një kompanie lokale të përmendur në artikull i kërcënoi ata me telefon. Kërcënimet janë regjistruar dhe publikuar nga gazetarët.
"Dënoj fuqishëm kërcënimet ndaj profesionistëve të medias. Është e papranueshme që gazetarët janë objektiva për raportimin e tyre hetimor. Kjo është në të njëjtën kohë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t'u informuar për çështje me interes publik ", tha Désir.
"Një mjedis i sigurt i punës është një parakusht për lirinë e medias", tha Désir, duke kujtuar rritjen e numrit të sulmeve ndaj gazetarëve të të njëjtit portal në internet dhe sulmit fizik kundër gazetarit Parim Olluri në gusht të vitit të kaluar.
Deklarata e mëparshme e Përfaqësuesit është në dispozicion në www.osce.org/fom/335921.
Désir gjithashtu përshëndeti dënimin publik të kërcënimeve nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet në të gjitha 57 shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së. Ai siguron paralajmërim të hershëm për shkeljet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe promovon pajtueshmërinë e plotë me angazhimet e OSBE-së për lirinë e medias.
Ky artikull është marrë nga web faqja e OSBE-së në Vjenë: https://www.osce.org/representative-on-freedom-of-media/375931











