Përmbyllet cikli i eventeve për shënimin e Pavarësisë së Ukrainës të organizuara për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë
Në partneritet me German Embassy Pristina, U.S. Embassy Pristina, Kosovo, Ambasciata d'Italia a Pristina - Embassy of Italy in Pristina, Ambassade de France au Kosovo - French Embassy in Kosovo, British Embassy Pristina si dhe European Union in Kosovo e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dje përmbyllëm ciklin e aktiviteteve në Kino Armata për shënimin e 32 vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës.
Eventi u udhëhoq nga Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, teksa të pranishmëve i'u adresuan Ambasadori gjerman, Jörn Rohde, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe gazetarja e parë ukrainase e strehuar në Kosovë, Lyudmila Makey. Gjithashtu, në fund të fjalimeve u shfaqë një reportazh për programin Journalists in Residence - Kosovo, i realizuar nga Xhemajl Rexha bashkë me kolegët Agron Berisha dhe Arbër Dinarama.
Nga programi “Journalists in Residence – Kosovo", kanë përfituar 18 gazetarë nga Ukraina, gjashtë prej të cilëve kanë përfunduar me sukses programin prej gjashtë muajve strehim në Kosovë.
“Journalists in Residence - Kosovo”, është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, implementohet nga AGK-ja, financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt e Qeverisë gjermane.