Lajmet

Petrit Çollaku emërohet drejtor i AGK-së


2065-title

Foto: AGK logo

Prishtinë, 05.06.2018 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka emëruar Petrit Çollakun - drejtor ekzekutiv të AGK-së.

Emërimi i z. Çollaku në detyrën e re është bërë me unanimitet të plotë nga Bordi i AGK-së, bazuar në nenin 7 paragrafi 2 nënparagrafi 11 të Statutit të AGK-së.

Ai prej dy vitesh ka mbajtur pozitën e hulumtuesit të lartë në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. Çollaku ka kryer detyrën e hulumuesit me përgjegjësi të lartë si dhe ka treguar përkushtim në punë. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në rritjen dhe konsolidimin e organizatës dhe përfaqësimin e saj.

Petrit Çollaku prej shumë vitesh ka punuar gazetar në Kosovë.

05.06. 2018

Bordi i AGK-së

Share this Post: