Lajmet

Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Lirinë e Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve dhe Misioni i OSBE-së reagojnë për rastin e gazetarit, Ensar Ramadani


2258-title

Prishtinë, 18.12.2019- Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Lirinë e Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve (SEWP), e cila përfaqëson më shumë se tetë mijë anëtarë reagon për sulmin fizik që i është bërë gazetarit të IndeksOnline, Ensar Ramadani, nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Platforma rajonale SEWP është një rrjet i asociacioneve të gazetarëve dhe sindikatave të mediave në vendet e Ballkanit Perëndimor, e themeluar në janar të vitit 2016.

Edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për këtë incident të raportuar nga AGK, duke kërkuar më shumë siguri për gazetarët.

Për më shumë ky është linku me reagimin e plotë të platformës:

https://safejournalists.net/portfolios/regional-platform-attacking-and-blacklisting-of-journalists-is-unacceptable/

Share this Post: