Platforma Regjionale mirëpret arrestimin e sulmuesve mbi Sadikovic: Policia ka treguar efiçiencë
PODGORICA, 05.04.2018 – Platforma Regjionale për Avokim, Liri të Medias dhe Siguri të Gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 8000 anëtarë e mirëpret reagimin efektiv të Drejtorisë Policore të Malit të Zi, e cila ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit për vendosjen e eksplozivit në një veturë afër shtëpisë së gazetarit Sead Sadikovic në Bilje Polje.
Incidenti ka ndodhur më 1 prill rreth mesnatës kur sic dyshohet Ilhan dhe Hilmo Pepic nga Rozhaja kanë hedhur eksplozivin nën veturën e cila nuk i takon gazetarit ose familjes së tij por që ka qenë e parkuar përballë shtëpisë së gazetarit Sadikovic. Motivi I sulmit sic është njoftuar nga Drejtorati Policor, televizioni ka raportuar rreth muzeut privat të Pepicit në Rozhajë të cilin Sadikovic e ka publikuar në televizionin e tij “Pa kufinjë” në TV Vesti.
“Ne e mirëpresim aksionin e policisë dhe faktin që Zyra e Prokurorit ka urdhëruar 30 ditë burgim për Ilhan dhe Hilmo Pepic, por në të njëjtën kohë në kujtojmë se këto dy institucione asgjë nuk kanë bërë kur Sadikovic ka raportuar disa herë kërcënime të shumta të cilat i kishtë pranuar në mënyra të ndryshme nga dhjetori 2017 kur raporti i tij televiziv u transmetua. Nëse ata kishin qenë efektiv me kohë ndoshta kjo nuk do të ndodhte. Gjithashtu eficienca e anëtarëve të drejtorisë policore ka treguar se kur ata dojnë ata mund të zbulojnë të dy edhe sulmuesit edhe motivin, i cili nuk ka ndodhur në rastet e shumta të kaluara të sulmeve ndaj gazetarëve që mbeten ende të pazgjidhura”, tha presidenti i Sindikatës së Mediave të Malit të Zi, Marijana Camovic.
Platforma Regjionale dënon cdo sulm ndaj gazetarëve për shkak të punës që ata bëjnë, dhe kujtojnë se sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulm I drejtpërdrejtë në lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.
Cdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Që nga fillimi i 2018, Sindikata e Mediave të Malit të Zi kanë regjistruar dy sulme ndaj gazetarëve duke përfshirë një rast të kërcënimit dhe të tjera të cilat ishin shkatërrim i pronës.
Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjë Hercegovinës
Sindikata e Mediave të Malit të Zi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë











