Programi i granteve të vogla përfundon me sukses
PRISHTINË, 05.12.2018 - Platforma Rajonale për avokimin e lirisë dhe sigurisë së gazetarëve në Ballkanin Perëndimor, ka nderin të paraqes rezultatet e Programit të Granteve të Vogla, i cili u zhvillua përgjatë viteve 2017 – 2018, në kuadër të projektit “Mbrojtja e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor”. Disa nga përmbajtjet e prodhuara gjatë asaj periudhe do të prezantohen gjatë muajit dhjetor në Safejournalists.net.
Gjatë vitit 2017 dhe 2018 janë financuar 15 projekte përmes Programit të Granteve të Vogla e ndarë në dy pjesë (4 projekte rajonale dhe 11 projekte kombëtare) në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Të gjitha projektet janë zbatuar nga tetori i vitit 2017 deri në shtator të vitit 2018 dhe tani janë në fazën e shqyrtimit përfundimtar.
Rezultatet e Programit të Granteve të Vogla përfshijnë nga dokumentarët dhe shkrimet e gazetarëve hulumtues dhe shkollave të gazetarisë dhe mediave jofitimprurëse.
Gjatë kohës së zbatimit të projektit, janë botuar më shumë se 1500 artikuj në 5 vende që merren me lirinë e medias, mbrojtjen e saj dhe lirinë e shprehjes.
Qëllimi i këtij Programi të Granteve të Vogla ishte të përforcojë përpjekjet e avokimit të ndërmarrë nga akterët e shoqërisë civile lokale, kombëtare dhe rajonale në bashkëpunim me gazetarët dhe organizatat mediatike dhe të vendosë tema të lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve në agjendën kryesore në rajonin e EJL-së – specifikisht në Bosnje dhe Hercegovinë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.
Programi i Granteve të Vogla mbështeti iniciativat e shoqërisë civile të fokusuara në nivelin lokal dhe rajonal, duke angazhuar aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe media, me synimin e mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias.
Gjatë muajit dhjetor do të nxjerrim në pah disa nga përmbajtjet e prodhuara.
Programi i granteve të vogla u financua nga IPA / BE me bashkëfinancim nga Zyra e Qeverisë Kroate për OJQ dhe fondet nga grant-marrësit; është pjesë e një projekti rajonal Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, zbatuar përmes partneritetit të pesë asociacioneve të gazetarëve rajonalë dhe një sindikate gazetarësh – Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS), Asociacionit të Gazetarëve të BH (BHJ) , Asociacionit të Gazetarëve Kroatë (CJA), Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë (AJM) dhe Sindikata e Mediave të Malit të Zi (TUMM).
Asociacioni i Gazetarëve Kroatë dhe asociacionet e gazetarëve të partnerëve rajonal, falënderojnë të gjitha nën-grantet dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë për interesin dhe përpjekjet e tyre për t'u angazhuar në Programin e Granteve të Vogla dhe për bashkëpunimin e tyre gjatë tërë procesit të aplikimit dhe zbatimit të projektit.











