Lajmet

Punëtoritë për gazetarinë e shkencave në Ballkan 2019-2020


2128-title

Njoftojmë gazetarët që mbulojnë shkencën, teknologjinë, mjedisin, energjinë, mjekësinë dhe shëndetësinë që të aplikojnë për këto punëtori që do të mbahen në Lozanë, Beograd dhe Trieste. Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara.

Kjo seri e tri punëtorive, në anglisht, është bashkë-organizuar nga Qendra për Etikë në Shkencë dhe Gazetari (CESJ), Rrjeti Ballkanik i Gazetarëve të Shkencës dhe Qendra e Përbashkët e Kërkimit e Komisionit Evropian në Ispra, Itali dhe është projektuar për të ngritur kapacitetet dhe aftësitë në gazetarinë për shkencën, si dhe për të promovuar përsosmërinë në shkencë, shëndetësi dhe mbulim mjedisor në Evropën Lindore dhe Ballkan.

Tri ngjarjet mbahen si në vijim:

- Beograd, Serbi, në pranverë 2019 (data e saktë po konfirmohet);

- Lozanë, Zvicër, më 1 Korrik 2019, me mundësi për të marrë pjesë në Konferencën Botërore të Gazetarëve të Shkencave, ngjarja kryesore globale. Aplikimet për këtë ngjarje tashmë është e hapur: https://www.wcsj2019.eu/tf-balkan

- Trieste, Itali, në qershor të vitit 2020, në bashkëpunim me Forumin e Hapur Evropian të Shkencës ESOF2020.

Si të aplikoni: http://www.sciencejournalismeurope.eu/…/2019-2020-balkan-sc…

Për më shumë informata mund ti kontaktoni personat si në vijim:

Fabio Turone: e-mail turone (at) cesj.eu

Mićo Tatalović: e-mail micho.tatalovic (at) gmail.com

Share this Post: