Lajmet

Reporterëve pa Kufij: Mungesa e lirisë së medieve ende prezente në Kosovë


2048-title

Foto: AGK

PRISHTINË, 25.04.2018 - Në raportin e dalë nga “Reporterët pa Kufij” mediet kosovare u vlerësuan se nuk gëzojnë liri të plotë të cilat njëkohësisht janë të ndikuara politikisht.

“Mediat në Kosovë vuajnë nga ndikimet direkte dhe indirekte politike, presion financiar si dhe varësi nga pronarët”, nënvizon raporti.

Ky raport përmendi sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë e në vecanti sulmet ndaj gazetarëve që sipas raportit ata kanë kritikuar qeverinë.

Raporti tregon për prezencen e ndasive etnike në media.

“Ndasitë etnike në Kosovë janë veçanërisht të dukshme në media ku shqiptarët që përbëjnë shumicën, rrallëherë janë parë duke punuar përkrah atyre serbë në një frymë të bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë”, thuhet në këtë raport.

Sipas ``Reporterëve pa Kufij`` qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediet në tërësi, për dallim prej dy qeverive të mëparshme, të cilat ishin shumë më pak të hapura për dialog.

Këtë vit Kosova ka zënë vendin e 78-të në raportin e “Reporterëve pa Kufij”.

Share this Post: