Rrjeti SafeJournalists Dënon sulmin homofobik ndaj Kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësimin e thellë për një artikull denigrues dhe homofobik që ka targetuar gazetarin Isa Myzyraj dhe Asociacionin e Gazetarëve të Shqipërisë (AGSh). Ky sulm vjen pas përpjekjeve të palodhura të AGSH për të dokumentuar dhe ngritur vetëdijen mbi situatën e vazhdueshme të bllokimit të mediumeve të Focus Group nga policia dhe ngjarjeve të mëtejshme që kanë pasuar.
Gjuhë të tilla dhe sulme personale janë të papranueshme, veçanërisht kur ato drejtohen ndaj gazetarëve që po kryejnë detyrën e tyre profesionale për të mbrojtur lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për të qenë të informuar. Këto taktika jo vetëm që tentojnë të diskreditojnë punën e gazetarëve, por gjithashtu krijojnë një atmosferë armiqësore për ushtrimin e lirë të gazetarisë në Shqipëri.
Ne bëjmë thirrje për një hetim urgjent nga ana të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit, Aleancës Kundër Diskursit të Urrejtjes dhe të gjitha institucioneve të tjera publike relevante, për natyrën diskriminuese të këtij artikulli dhe për të marrë masa konkrete, përfshirë një dënim të fuqishëm publik të këtij diskursi, për të siguruar që urrejtja dhe sulmet personale nuk kanë vend në diskutimet publike.
Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Isa Myzyraj, AGSh dhe të gjithë gazetarët dhe vëzhguesit në Shqipëri që punojnë nën presion dhe intimidim për të siguruar që publiku të ketë akses në informacion të saktë, të pavarur dhe të kohës.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut.
Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 14 gusht 2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asociacioni i Gazetarëve të BH
Asociata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Mediave të Malit të Zi











