Lajmet

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Bajram Sefaj


3325-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh shkrimtarit, Bajram Sefaj.

Ai për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare. Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare, dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë.

Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, siç njoftojnë familjarët pas një sëmundjeje.

AGK-ja, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit.

Share this Post: