Lajmet

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, Blerim Zhabari


2681-title

PRISHTINË, 06.07.2021 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Blerim Zhabari.

Zhabari ndërroi jetë në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm pas disa komplikimeve shëndetësore.

Ai ishte gazetar me përvojë 20-vjeçare dhe ndër vite ka punuar në mediume të ndryshme kosovare.

Zhabari ishte njëri prej dy bashkëthemeluesve të portalit Veriu.info, ku prej tre vitesh ushtronte edhe detyrën e drejtorit.

AGK vlerëson lartë kontributin dhe dedikimin që Zhabari pati ndaj profesionit të gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Blerim Zhabari.

Share this Post: