Lajmet

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Hivzi Krasniqi


2174-title

Prishtinë, 16.02.2019 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me dhimbje të thellë, ka marr lajmin për vdekjen e doajenit të radiogazetarisë kosovare, Hivzi Krasniqi.

Krasniqi ka ndërruar jetë mbrëmë në Prishtinë ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet në vendlindjen e tij, në Pejë.

Krasniqi kishte punuar për shumë vjet si gazetar i Radio Kosovës ku edhe përfundoi karrierën e tij, e më parë kishte punuar edhe në mediumet tjera. Përveç si radio gazetar Hivziu ishte edhe tekstshkrues, duke lënë pas vete mbi 1,000 tekste të këngëve shqipe.

AGK konsideron se vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë. Krasniqi do të mbahet mend si mjeshtër i rrallë, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit. Veprat e tij do të mbeten shembull për brezat e ardhshëm.

AGK i shpreh ngushëllime familjes Krasniqi, miqve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit.

Share this Post: