Lajmet

Telegram ngushëllimi për vdekjen e kameramanit Aziz Krasniqi


3543-title

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare kameramani i njohur i Radio Prishtinës, Aziz Krasniqi.

I lindur më 22 korrik 1949, Krasniqi pati një karrierë të gjatë e të përkushtuar në fushën e medias. Ai kishte kontribuar në dokumentimin e ngjarjeve historike për dekada, duke qenë pjesë e rëndësishme e transmetimeve televizive dhe radiove të Kosovës.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe kolegët, të cilët kujtojnë me respekt punën dhe pasionin e tij për profesionin.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

Share this Post: