Telegram ngushëllimi për vdekjen e kameramanit, Isak Ilazi
Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e kameramanit, Isak Ilazi.
Ai kishte punuar si kameraman në disa televizione lokale, teksa së fundmi ishte i angazhuar si kameraman në TV Tema.
Ilazi do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin dhe përkushtimin në punë, andaj Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin që ai dha për komunitetin.
AGK-ja u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.











