Lajmet

Thirrje e hapur për trajner/e


3333-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në kuadër të projektit "Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtjes dhe Dhunës në baza Gjinore", me përkrahje financiare të Bashkimit Europian, e shpall thirrjen e hapur për trajner/e për mbajtjen e një trajnimi dyditor për luftimin e dhunës në baza gjinore nëpërmjet raportimit të përgjegjshëm.

Objektivat:
Për të rritur ndjeshmërinë gjinore dhe aftësitë e raportimit etik të 20 gazetarëve të rinj.

Kohëzgjatja:
3 ditë

Kriteret e vlerësimit:
Diplomë Bachelor në sociologji, studime gjinore ose fusha të ngjashme;

Minimumi pesë vjet përvojë në hulumtime dhe shkrim raportesh

Minimumi pesë vjet përvojë në çështjet gjinore.

Njohuri të Gjuhës Shqipe dhe Angleze.

Data e fillimit të angazhimit: 12 Prill 2024.

Data e përfundimit të angazhimit: 13 Prill 2024.

Procedura e aplikimit
Kandidatët/et e interesuar/a që plotësojnë kushtet e kërkuara nga Termat e Referencës, duhet të dorëzojnë dokumentet në email adresën rabije.hyseni@agk-ks.org jo më vonë se data 3 prill 2024, ora 16:00.




'Kjo përmbajtje u krijua dhe mirëmbahet me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtjes dhe Dhunës në baza Gjinore". Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e AGK dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian';

Share this Post: