Lajmet

Thirrje për Aplikim: Akademia në fushën e raportimit për ballafaqimin me të kaluarën (BmK) dhe raportimin e sensibilizuar për konflikt


3686-title

Pro Peace – Programi në Kosovë (ish-ForumZFD) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë kënaqësinë të hapin thirrjen për aplikime në “Akademia në fushën e raportimit për ballafaqimin me të kaluarën (BmK) dhe raportimin e sensibilizuar për konflikt”, për gazetarë dhe studentë të gazetarisë.

Qëllimi i akademisë është t’i pajisë pjesëmarrësit me aftësi dhe njohuri të nevojshme për të praktikuar në mënyrë profesionale dhe etike raportimin mbi çështjet e ndjeshme për të kaluarën dhe gazetarinë e sensibilizuar për konflikt.

Modulet e Akademisë

Akademia përbëhet nga katër module trajnimi, të cilat mbulojnë tema kyçe për gazetarinë e sensibilizuar për konflikt dhe ballafaqimin me të kaluarën:

Moduli 1: Hyrje në Gazetarinë për Paqe – 14 prill 2025
Moduli 2: Lajmet e Rrejshme në Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) – 28 prill 2025
Moduli 3: Ndikimi i AI në raportimin për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe raportimin e ndjeshëm gjinor – 12 maj 2025
Moduli 4: Roli i Medias në Procesin e Pajtimit – 26 maj 2025

Të gjitha modulet do të zhvillohen në Prishtinë, nga 14 prill deri më 26 maj 2025. Modulet do të mbahen nga ekspertë të fushës, me përvojë në media dhe trajtimin e temave të ndjeshme të së kaluarës.

Përfitimet për Pjesëmarrësit

✅Certifikatë për përfundimin me sukses të akademisë
✅Mundësi publikimi të një artikulli, podcasti ose blogu në portale të rëndësishme mediatike (me pagesë për kontributin e publikuar)
✅Mundësi për pjesëmarrje në vizitën studimore rajonale në javën e dytë të qershorit 2025
✅ Vazhdimësi e bashkëpunimit për publikime në magazinën e Pro Peace, në uebfaqen e AGK-së dhe në blogun e Ballafaqimit me të Kaluarën (BmK)

Kush mund të aplikojë?

Gazetarë të punësuar në mediat e regjistruara në Kosovë ose të angazhuar për shërbim
Studentë të gazetarisë, komunikimit masiv dhe dizajnit të komunikimit (nga universitetet publike ose private)
Të gjithë aplikantët duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe banorë të ligjshëm të Kosovës

Si të aplikoni?

Vegëza për aplikim: https://forms.gle/h3P96j33jvQAK6LDA

Afati i fundit për aplikim: 11 prill 2025

Për çdo pyetje apo paqartësi, na kontaktoni:
Pro Peace: hajrullahu@forumZFD.de
AGK: artiola.babuni@agk-ks.org

Share this Post: