Lajmet

THIRRJE PËR APLIKIM: ÇMIMET VJETORE TË GAZETARISË 2024


3545-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet të ngushtë me Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mbështetjen e USAID, UN Women - zyra në Kosovë, forumZFD, Ambasadës Britanike në Prishtinë, Zërit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe kampanjën “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër”, shpall të hapur konkursin për Çmimet Vjetore për Gazetari.

Nëpërmjet këtyre çmimeve synojmë të nderojmë gazetarët të cilët kanë publikuar storje në vitin 2024, qoftë në mënyrë të pavarur, qoftë si punonjës të mediumeve të ndryshme. Synimi kryesor është të vlerësohen raportimet mediatike për të inspiruar gazetarët që të vazhdojnë mbulimin e çështjeve të rëndësishme për audiencën.

Fitues të Çmimeve Vjetore të Gazetarisë do të jenë gazetarët dhe kameramanët/fotoreporterët, të cilët pavarësisht rrethanave të vështira, prodhojnë lajme, informacione e hulumtime të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në Kosovë.

Ftohen të aplikojnë gazetarët nga e gjithë Kosova, pa marrë parasysh moshën, gjininë apo komunitetit të cilit i takojnë, dhe storja e të cilëve është publikuar prej 19 nëntor 2023 deri më 18 nëntor 2024.

Gazetarët mund të nominohen nga redaksia e tyre ose të vetënominohen. Në të dyja rastet, në adresën elektronike të AGK-së duhet të dërgohet një letër që justifikon nominimin për gazetar të vitit, së bashku me linqet e bashkangjitura të punës së gazetarit/gazetares së nominuar.

Formën për aplikim mund ta shkarkoni në vegëzën më poshtë dhe atë duhet ta dërgoni në adresën elektronike aplikimet@agk-ks.org deri më 2 dhjetor 2024.

Gazetarët kanë të drejtë të konkurrojnë me vetëm një storje apo cikël storjesh, që trajton të njëjtën temë dhe vetëm në një kategori.

KATEGORITË E ÇMIMEVE

1. Gazetari i vitit / Gazetarja e vitit

2. TV storja më e mirë e vitit

3. Web storja më e mirë e vitit

4. Kameramani më i mirë i vitit / Kameramanja më e mirë e vitit

5. Çmimi i gazetarisë për fuqizimin e gruas (Vendi i parë, dytë dhe tretë)

6. Raportimi më i mirë nga sporti

7. Raportimi më i mirë rreth antigjipsizmit (Vendi i parë, dytë dhe tretë)

8. Çmimi për raportimin më të mirë të sensibilizuar ndaj konfliktit

9. Raportimi më i mirë mbi shëndetësinë

10. Çmimi për raportimin e përgjegjshëm gjinor për të drejtat pronësore të grave

11. Çmimi për raportimin mbi ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm

12. Çmimi për raportimin më të mirë mbi ndërtimin e besimit

Share this Post: