THIRRJE PËR APLIKIM
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes Projektit “Shtëpia ime, të drejtat e mia” (“My home, My Rights”), mbështetur nga UNMIK (Confidence Building Measures Project-CBMP), ka kënaqësinë të shpallë thirrjen për propozime të temave gazetareske, me qëllim identifikimin dhe përzgjedhjen e pesë (5) gazetarëve të Kosovës, të cilët do të hulumtojnë tema rreth problemeve dhe sfidave të përbashkëta të grupeve të ndryshme etnike në Kosovë dhe mundësinë e zgjidhjes së këtyre problemeve, brenda kornizës së gazetarisë së fokusuar në zgjidhje (Solutions-Focused Journalism).
Storiet duhet të fokusohen më shumë në trajtimin e asaj se çfarë është ndërmarrë në zgjidhjen e një problemi/sfide të caktuar, jo vetëm në raportimin e problemit në fjalë. Pra, synimi i gazetares/it, përtej trajtimit të problemit, duhet të jetë hulumtimi kritik rreth asaj se çfarë po bëjnë institucionet, organizatat e ndryshme dhe vet komuniteti në trajtimin e problemit.
Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë në identifikimin e problemeve të përbashkëta dhe hapjen e perspektivave për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Storiet, formati i të cilave mund t’i përkas cilitdo zhanër të gazetarisë, do të vlerësohen bazuar në ndikimin e tyre social, rezultatet e arritura, cilësinë dhe standardet e gazetarisë.
AFATI PËR APLIKIM:
- 24 shkurt 2019, ora 12:00;
KRITERET E APLIKIMIT:
- Inkurajohen të aplikojnë gazetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, e të cilët kanë dëshirë t’i trajtojnë temat e ndryshme që i përkasin fushës ekonomike, kulturore, sociale dhe mjedisore;
- Gazetarët mund të dorëzojnë vetëm një propozim.
APLIKIMI DHE DORËZIMI:
- Propozimet duhet të dërgohen në postën elektronike office@agk-ks.org;
- Propozimet duhet të dërgohen në gjuhën shqipe dhe/ose serbe;
- Propozimet duhet të përfshijnë një letër përshkruese për temën të cilën dëshirojnë ta hulumtojnë, aktorët të cilët mendojnë se duhet të jenë pjesë e temës në fjalë, mënyrën dhe qëllimin të cilën synojnë ta arrijnë përmes trajtimit të problemit, si dhe një CV të gazetares/it;
- 5 gazetarët e përzgjedhur do të shpallen me 1 mars;
- Propozimet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
KRITERET E VLERËSIMIT
- Vlera e artikullit të propozuar dhe ndikimi i përgjithshëm social;
- Të dhënat dhe burimet e propozuara;
- Shkalla e vështirësisë dhe sfidat logjistike (teknikat e menduara të gazetarisë).
METODA E VLERËSIMIT:
Vlerësimi do të bëhet në tri faza:
- Të gjitha propozimet e marra do të shqyrtohen dhe vlerësohen fillimisht për specifikimet teknike;
- Paneli i përbërë nga kryetarja dhe anëtarët e bordit të AGK-së do bëjnë përzgjedhjen e pesë gazetarëve, bazuar në kriteret e përcaktuara;
- Kryesia e AGK-së do të bëjnë monitorimin e punës së pesë gazetarëve përgjatë punës së tyre.
PAGESA NDAJ 5 GAZETARËVE:
Çmimi për secilën nga pesë storiet e përzgjedhura është 1,000 dollarë.
INFORMACION SHTESË
Më shumë informacion rreth Gazetarisë të fokusuar në zgjidhje (Solution – Focused Journalism) gjeni në linqet më poshtë:
http://www.bbc.co.uk/blogs/academy/entries/f58f050c-91dd-4469-8af3-b3ecfc72a0e7











