Lajmet

THIRRJE PËR STUDENTËT E GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT MASIV


2164-title

ASOCIACIONI I GAZETARËVE TË KOSOVËS (AGK) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) shpallin konkurs për  studentët e gazetarisë/komunikimit masiv për artikullin  më të mirë  që trajton dhe ilustron kushtet e punës të gazetarëve në mediat e Kosovës.

TË DREJTË PËR TË KONKURUAR kanë të gjithë studentët e gazetarisë dhe komunikimit masiv nga universitetet publike dhe private në Kosovë. Studentët që aplikojnë duhet të dëshmojnë statusin e tyre të studentit.

FITUESI/JA DO TË PËRZGJEDHET NGA JURIA PROFESIONALE e përbërë nga tre anëtarë, një përfaqësues i komunitetit akademik, një përfaqësues i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe një gazetar vendor. Një përfaqësues i Federatës Evropiane të Gazetarëve do të marrë pjesë në vendimmarrjen përfundimtare.

ARTIKULLI FITUES DO TË SHPËRBLEHET ME 250 EURO dhe do të publikohet në uebfaqen e AGK dhe në revistën që boton EFJ.

SHKRIMET DUHET TË DORËZOHEN në adresën elektronike të AGK: office@agk-ks.org, deri me datë 1 mars 2019.

Thirrja realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe të UNESCO-s.

Shkrimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe dhe angleze.

Për çdo sqarim të nevojshëm, mund të na kontaktoni në office@agk-ks.org.

Share this Post: