Lajmet

Trajnim për trajnerë: Akademia në fushën e raportimit për ballafaqimin me të kaluarën (BmK) dhe raportimin e sensibilizuar për konflikt


4021-title

Trajnim për trajnerë për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt

Pro Peace – Programi në Kosovë (ish-ForumZFD) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpallin thirrjen për aplikime për Trajnim për trajnerë në fushën e ballafaqimit me të kaluarën (BmK) dhe raportimit të sensibilizuar për konflikt, i dedikuar gazetarëve dhe profesionistëve të medias me përvojë.

Qëllimi i këtij ToT është ndërtimi i kapaciteteve të pjesëmarrësve për të vepruar si trajnerë dhe mentorë, duke kontribuar në raportim profesional, etik dhe të përgjegjshëm mbi temat e ndjeshme të së kaluarës, konfliktit dhe pajtimit.

Modulet e Trajnimit
23–25 prill 2026

Trajnimi do të zhvillohet përgjatë tre ditëve intensive, përmes moduleve të avancuara:

Gazetaria dhe Raportimi mbi të Kaluarën
Konceptet dhe bazat e gazetarisë për raportimin mbi të kaluarën, roli i medias në trajtimin e temave të ndjeshme dhe përgjegjësia profesionale në raportimin mbi konfliktet dhe pasojat e tyre.
Trajner: Prof. Dr. Dinko Gruhonjić

Gazetaret Gra që Raportojnë për Luftën, Konfliktin dhe Kujtesën
Integrimi i qasjes gjinore dhe trauma-informed journalism në raportimin mbi krimet e luftës, dhunën dhe përvojat e të mbijetuarve.
Trajnere: Serbeze Haxhijaj

Roli i Gazetarisë në Trajtimin e Temave të Konfliktit dhe Dialogut Publik
Rëndësia e raportimit profesional dhe të balancuar në ndërtimin e dialogut publik dhe në adresimin e temave të ndjeshme që lidhen me konfliktin dhe të kaluarën.
Trajner: Adriatik Kelmendi

Rëndësia e Fotografisë në Raportimin mbi Konfliktin
Përdorimi i fotografisë dhe imazhit në raportimin gazetaresk, ndikimi i tyre në ndërtimin e narrativave dhe përgjegjësia etike gjatë dokumentimit të temave të ndjeshme.
Trajner: Ridvan Slivova

Përveç pjesëmarrjes në trajnim, gazetarët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të punojnë në zhvillimin dhe publikimin e një prodhimi medial, që trajton tema që lidhen me ballafaqimin me të kaluarën, kujtesën kolektive dhe raportimin e ndjeshëm për konfliktin.

Afatet e Aplikimit dhe Përzgjedhjes
Afati i fundit për aplikim: 7 prill 2026
Intervistat me kandidatët që kalojnë fazën e parë: duke filluar nga 10 prill 2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë do të kontaktohen për intervistë.

Vegëza e aplikimit: https://forms.gle/dX4FD7o5vi9F3T6d6

Share this Post: