U mbajt moduli për mediat sociale dhe gazetarët me trajner Meriton Nagavcin në kuadër të Akademisë për Integritetin e Informacionit
Pjesëmarrësit diskutuan mbi mundësitë që ofrojnë mediat sociale, duke folur për praktikat më të mira dhe përvojat personale me trajnerin Meriton Nagavci.
Ata patën rastin të shkëmbejnë ide për qasjet inovative për të rritur ndikimin e tyre në rrjetet sociale.
Moduli përfshiu tema si kuptimi i algoritmeve dhe ndikimi i tyre, krijimi dhe optimizimi i përmbajtjes, analizat e performancës dhe verifikimi, si dhe trendet në teknologji dhe monetizimi i përmbajtjes.
Trajnimi shërbeu që pjesëmarrësit të thellojnë njohuritë e tyre në përdorimin sa më efektiv të mediave sociale në gazetari.