Lajmet

U mbajt trajnimi i dytë për luftimin e gjuhës së urrejtjes në media


3696-title

U mbajt edhe trajnimi me grupin e dytë në kuadër të programit “Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes në Media”. Edhe ky grup pati mundësinë të diskutojë dhe të trajnohet mbi qasjet profesionale dhe etike në raportim.

Trajneret Gjylbehare Murati dhe Aleksandra Dimitrijeviq ndanë përvojën dhe njohuritë e tyre me pjesëmarrësit, duke ofruar udhëzime konkrete për identifikimin dhe shmangien e gjuhës së urrejtjes në përmbajtjet mediale.

Temat e trajtuara përfshinë: kuptimin dhe format e gjuhës së urrejtjes, ndikimin e saj në shoqëri, si dhe rolin dhe përgjegjësinë e mediave në parandalimin dhe mospërhapjen e saj.

Gjithashtu, një theks i veçantë iu kushtua mekanizmave ekzistues për raportimin e gjuhës së urrejtjes, rolit të institucioneve relevante dhe praktikave më të mira për ndërtimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme në media.

Përmes diskutimeve interaktive dhe punës në grupe, pjesëmarrësit e të dy grupeve u pajisën me njohuri praktike për të forcuar etikën profesionale dhe për të kontribuar në krijimin e një diskursi publik më të drejtë dhe të përgjegjshëm.

Ky projekt mbështetet nga UNMIK.

Share this Post: