Lajmet

U mbajt trajnimi një-ditor “Raportimi i Përgjegjshëm për Ekonomi”


3919-title

Në kuadër të bashkëpunimit mes Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe JTI, u mbajt trajnimi një-ditor me temën “Raportimi i Përgjegjshëm për Ekonomi”.

Trajnimi, i udhëhequr nga gazetari Agon Sinanaj, solli një qasje praktike mbi mënyrat e fuqizimit të gazetarisë ekonomike në Kosovë. Pjesëmarrës ishin mbi 15 gazetarë nga media të ndryshme, të cilët diskutuan rëndësinë e raportimit të përgjegjshëm ekonomik, leximin dhe interpretimin e të dhënave, si dhe teknikat e hulumtimit në sektorë kyç të ekonomisë.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit bënë ushtrime praktike mbi mënyrën se si të shndërrojnë të dhënat ekonomike në artikuj të qasshëm për publikun, ndërsa u ndanë edhe rekomandime për zhvillimin e storieve pas trajnimit.

Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit të ri në mes të AGK dhe JTI, që synon nxitjen e raportimit profesional dhe të balancuar mbi ekonominë në vend.

Në dhjetor 2025 do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së Çmimit “Raportimi i Përgjegjshëm rreth Ekonomisë në Kosovë”, ku do të shpërblehen me çmime vendin e parë, të dytë dhe të tretë storiet më të mira ekonomike të publikuara nga gazetarët të cilët e mbulojnë sektorin e ekonomisë.

Share this Post: