Lajmet

U mbajt trajnimi për luftimin e gjuhës së urrejtjes në media


3687-title

Trajnimi për “Luftimin e Gjuhës së Urrejtjes në Media” u mbajt me grupin e parë të cilët patën rastin të diskutojnë dhe të trajnohen mbi qasjet profesionale dhe etike në raportim.

Trajneret Gjylbehare Murati dhe Aleksandra Dimitrijeviq ndanë përvojën e tyre dhe udhëzuan pjesëmarrësit mbi mënyrat e identifikimit dhe evitimit të gjuhës së urrejtjes në raportimet mediale.

Gjatë trajnimit u trajtuan temat si: kuptimi dhe format e gjuhës së urrejtjes, ndikimi i saj në shoqëri, si dhe përgjegjësia e mediave në parandalimin dhe mospërhapjen e kësaj gjuhe.

Pjesë e rëndësishme e trajnimit ishin edhe mekanizmat ekzistues të raportimit të gjuhës së urrejtjes, roli i institucioneve relevante, si dhe praktikat më të mira që ndihmojnë në ndërtimin e një qasjeje mediale të ndjeshme dhe gjithëpërfshirëse. Përmes diskutimeve interaktive dhe punës në grupe, gazetarët u pajisën me njohuri praktike për të forcuar qasjen profesionale dhe për të kontribuar në një diskurs publik më të përgjegjshëm.

Ky projekt mbështetet nga UNMIK.

Share this Post: