Lajmet

U mbajt vizita studimore në Shkup me pjesëmarrësit e Akademisë në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt


3355-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me forumZFD- Programi në Kosovë, organizuan vizitën studimore në Shkup më datat 26-28 prill.

Gjatë vizitës studimore në Maqedoninë e Veriut, studentë të gazetarisë dhe gazetarë që ishin pjesë e Akademisë vizituan ambientet e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Aty u takuan me Milan Spirovski – Hulumtues, dhe Biljana Nasteska – Kalanoska – Zyrtare për Komunikim.

Pjesëmarrësit e Akademisë u angazhuan në diskutime për të mësuar mbi pozicionin e mediave dhe gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë sfidat, mundësitë dhe rolin e SHGM-së.

Veç të tjerash, u diskutua edhe për etikën e medias, duke përfshirë kornizat ligjore dhe rregulloret që rregullojnë praktikën e gazetarisë në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, gazetarët diskutuan edhe për kontekstin socio-politik të Maqedonisë së Veriut dhe se si ajo ndikon në praktikën e gazetarisë.

Më tej, vizita vazhdoi me takimin në Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM). Atje u pritëm nga Biljana Georgievska – Drejtore Ekzekutive, Kristijan Nushkov – Koordinator i Pojekteve, dhe Fatos Grubi – Asistent i Projekteve. Gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Këshillit, standardet dhe udhëzimet etike të vendosura nga KEMM për profesionistët e medias në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, u diskutua edhe për rolin e KEMM-së në promovimin e gazetarisë së përgjegjshme përmes respektimit të standardeve etike dhe kodeve të sjelljes.

Takimi i fundit i vizitës studimore ishte tek Pikasa Analytics. Gazetarët patën rastin të njoftohen më nga afër me punën e Pikasa nga Meriton Nagavci - analist i të dhënave. Tek Pikasa pjesëmarrësit diskutuan për trendet më të fundit të medias online dhe ndikimin e saj në temat e ndryshme përfshirë këtu edhe temat për ballafaqimin me të kaluarën.

Akademia në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt filloi në mars të këtij viti në bashkëpunim me forumZFD- Programi në Kosovë, ku u ofruan një sere trajnimesh lidhur raportimin për ballafaqimin me të kaluarën, raportimin e sensibilizuar për konflikt, lajmet e rrejshme në ballafaqimin me të kaluarën dhe roli i medias ne procesin e pajtimit, synimi I të gjitha këtyre trajnimeve ishte pajisja e pjesëmarrësve me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të naviguar në mënyrë efektive në raportimin mbi gazetarinë e sensibilizuar për konflikte dhe trajtimin e ndjeshëm të ngjarjeve të së kaluarës.

Share this Post: