Lajmet

U mbajt vizita studimore në Shkup me pjesëmarrësit e Akademisë për Integritetin e Informacionit


3345-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me përkrahjen e NDI Kosova dhe USAID, organizuan vizitën studimore në Shkup më datat 5-7 prill.

Gjatë vizitës së tyre studimore në Maqedoninë e Veriut, studentë të gazetarisë dhe gazetarë nga edicioni i dytë i Akademisë së Integritetit të Informacionit, vizituan ambientet e Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë. Aty u takuan me Drejtorin Ekzekutiv, Dragan Sekulovski, Milan Spirovski dhe Verce Todorovska Kostovska - hulumtuesë nacional.

Pjesëmarrësit e Akademisë u angazhuan në diskutime për të mësuar mbi pozicionin e mediave dhe gazetarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata gjithashtu ndanë përvojat e tyre dhe dhanë njohuri për nikoqirët nga AGM lidhur me gjendjen e gazetarëve në Kosovë. Gjithashtu, u diskutua edhe për pozicionin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në indekse të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve dhe aspekte të tjera të medias.

Më tej, vizita vazhdoi me takimin në Metamorphosis Foundation. Atje u pritëm nga Bardhyl Jashari - Drejtor Ekzekutiv, Goran Rizaov - Menaxher Programi, Vladimir Peterski - Menaxher Projekti, Meri Jardonovska - Zëvendëse Kryeredaktore në Meta.mk. Gjatë takimit, u diskutua për gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe ndikimin malinj nga jashtë. Po ashtu, pjesëmarrësit patën rastin të diskutojnë më shumë rreth domosdoshmërisë për promovimin e edukimit mediatik, shkëmbyen përvoja për verifikimin e fakteve dhe luftimin e dezinformatave.


Pjesëmarrësit vizituan hapësirat e televizionit nacional, Alsat M. Aty u njoftuan më nga afër me punën dhe dy-gjuhësinë nga redaktori Shkelzen Aqifi. Ndër tjerash, ata diskutuan për procesin e punës dhe sfidat që hasin në realizimin e storjeve.

Takimi i fundit i vizitës studimore ishte në zyrat e Pikasa Analytics. Pjesëmarrësit patën rastin të njoftohen më nga afër me punën nga Meriton Nagavci - analist i të dhënave. Nga Pikasa, u njoftuan për platformën e tyre, mënyrën se si i analizojnë të dhënat, ku patën rastin t’i shohin në detaje ndikimin e mediave sociale për të arritur një audiencë më të gjerë.

Post Gallery

Share this Post: