Lajmet

Yll Zekaj vazhdon angazhimin si konsulent juridik i AGK-së


3466-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka angazhuar, Yll Zekajn, si konsulent juridik për të ofruar ndihmë juridike organizatës dhe anëtarëve të saj.

Për AGK-në, mbrojtja ligjore e komunitetit që përfaqësojmë është një nga komponentët më të rëndësishme, andaj, jemi mirënjohës për ndihmën e dhënë nga OSBE-ja, për të angazhuar Zekajn si konsulent juridik.

AGK-ja, inkurajon të gjithë kolegët që t’i raportojnë rastet e shkeljeve të drejtave në vendin e punës, gjithashtu dhe rastet kur pengohen gjatë kryerjes së detyrës apo janë cak i sulmeve e kërcënimeve online, dhe atyre fizike.

Shqetësimet, pyetjet dhe kërkesat mund t’i adresoni në asociacioniigazetareve@gmail.com.




©: ICK

Share this Post: