Lajmet

Yll Zekaj vazhdon mbështetjen juridike për AGK-në dhe komunitetin e gazetarëve


3711-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, vazhdon angazhimin e Yll Zekajt si konsulent juridik për organizatën dhe anëtarët e saj. Kontributi i tij është thelbësor për fuqizimin e mbrojtjes ligjore të gazetarëve.

AGK-ja mbetet e përkushtuar të ofrojë ndihmë konkrete për të gjithë gazetarët. Inkurajojmë të gjithë kolegët që të raportojnë rastet e shkeljeve të të drejtave të tyre, pengesat në punë, kërcënimet online ose fizike, në mënyrë që rastet të trajtohen me prioritet.

Për çdo pyetje, shqetësim apo rast që kërkon mbështetje juridike, mund të na kontaktoni në asociacioniigazetareve@gmail.com

Share this Post: