Lajmet

Zv.ministri i drejtësisë uron kryetaren Begolli – Pustina për zgjedhjen e saj në krye të AGK-së


2094-title

PRISHTINË 02.08.2018 - Zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj, i cili është edhe Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje, ka dërguar letër urimi në drejtim të kryetares Gentiana Begolli – Pustina, për zgjedhjen e saj në pozitën e kryetares së bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Zëvendësministri Qelaj në letrën e urimit ka thënë se shpreson që kryetarja e sapozgjedhur do të jetë edhe mbështetëse e fuqishme e të drejtave për barazi gjinore.

“Zgjedhja juaj në këtë pozitë me ka gëzuar, për faktin që  si grua  me siguri  do të jeni  mbështetëse e  fuqishme e të drejtave për barazi gjinore, luftimin e dhunës mbi baza  gjinore dhe  dhunës në  familje”, thuhet në urimin e zëvendësministrit Qelaj

Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, ka potencuar edhe rëndësinë të cilën do ta kishte një takimi i përbashkët, ku do të shikoheshin modalitete të bashkëpunimit dhe e përfshirjes së AGK-së, në Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Share this Post: