NENI 17 I KONVENTËS SË STAMBOLLIT
Konventa e Stambollit është një traktat i Këshillit të Evropës që kundërshton dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje. Qëllimi kryesor i saj është të parandalojë dhunën, të ofrojë ndihmë për viktimat dhe që të ndalojë pandëshkueshmërinë e autorëve të dhunës me bazë gjinore. Emri i plotë i traktatit është Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, dhe u hap për nënshkrim në maj, të vitit 2011. Ajo është nënshkruar nga 45 shtete të Këshillit të Evropës. Edhe pse nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova e ka integruar Konvetën e Stambollit në Kushtetutën e Kosovës, në qershor të vitit 2020. Konventa e përshkruan dhunën ndaj grave si shkelje të të drejtave të njeriut dhe formë diskriminimi. Shtetet që e kanë miratuar zotohen të kriminalizojnë disa lloj shkeljesh, duke përfshirë: dhunën seksuale, që përfshin dhunimin, duke përmendur çdo lloj përfshirje në akte seksuale pa pëlqim; martesat me dhunë, synetinë e organeve gjenitale të grave, abortin e detyruar apo sterilizimin me forcë; si dhe çdo lloj krimi ndja grave në emër të “nderit”. Neni i 17 flet për angazhimin e sektorit privat dhe medias për të punuar kundër dhunës ndaj grave. Ky është teksti i plotë.
--
Ky projekt është pjesë e iniciativës së UN Women, “Adresimi i ndikimeve të dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe fuqizimi i të mbijetuarve/eve për të luftuar stigmën dhe për të folur hapur”, mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.