U lansua raporti “Monitorimi i Mediave: Analizë e gjuhës së urrejtjes në internet ndaj grave gazetare, bazuar në komente reale, postime dhe përmbajtje mediale”
U lansua raporti “Monitorimi i Mediave: Analizë e gjuhës së urrejtjes në internet ndaj grave gazetare, bazuar në komente reale, postime dhe përmbajtje mediale”, i cili nxjerr në pah se gratë, veçanërisht gazetaret, vazhdojnë të jenë target i gjuhës së urrejtjes në hapësirën online.
Gjetjet tregojnë se fyerjet seksiste, kërcënimet dhe diskreditimi profesional janë të përditshme për shumë gazetare, sidomos kur ato trajtojnë tema të ndjeshme apo tabu.
Një prej formave më të përhapura të gjuhës së urrejtjes ndaj grave nuk trajtohet ende si dhunë me bazë gjinore, shpesh për shkak të hezitimit për ta raportuar dhe mungesës së besimit në institucione.
Raporti thekson se gjuha e urrejtjes me bazë gjinore është një formë presioni dhe diskriminimi ndaj grave në media, që manifestohet veçanërisht në hapësirat online ku sulmet bëhen më personale dhe të lidhura me gjininë.
Fjalët hapëse u mbajtën nga Leonida Molliqaj, eksperte gjinore dhe drejtoreshë ekzekutive në QIKA, si dhe nga autorja e raportit, Getoarbë Mulliqi, hulumtuese dhe drejtoreshë ekzekutive në Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Ngjarja mblodhi përfaqësues të mediave, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare për të diskutuar nevojën për veprim konkret kundër gjuhës së urrejtjes ndaj grave gazetare dhe për të rritur sigurinë dhe përfshirjen e tyre në media.
Ky raport është krijuar me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian brenda programit Reporting Diversity Network. Përmbajtja e saj është përgjegjësi ekskluzive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian ose të Reporting Diversity Network (RDN).











