Publikime

Udhëzues për luftimin e dhunës në baza gjinore nëpërmjet raportimit të përgjegjshëm

3377-title

Ky udhëzues ofron një kornizë për raportim të përgjegjshëm të dhunës me bazë gjinore (DhBGj) bazuar në gjetjet dhe rekomandimet nga trajnimi me të njëjtën temë. Qëllimi i tij është të promovojë raportim etik dhe të ndjeshëm që ngrit vetëdijësimin, inkurajon llogaridhënien, mbron anonimitetin dhe konfidencialitetin dhe mbështet viktimat, përfshirë ato nga grupet e margjinalizuara.

DhBGj përfshin akte të dëmshme të kryera kundër individëve bazuar në gjininë e tyre, duke përfshirë abuzimin fizik, seksual, emocional ose ekonomik. Ajo buron nga pushteti i pabarabartë ndërmjet gjinive dhe prek njerëzit e të gjitha moshave, prejardhjeve dhe identiteteve. DhBGj mund të ndodhë brenda marrëdhënieve (romantike), familjeve, hapësirave publike, vendeve të punës dhe në internet.

Me promovimin e praktikave parimore të raportimit, gazetarët mund të rrisin ndërgjegjësimin për DhBGj-në, të sfidojnë normat e dëmshme dhe të kontribuojnë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe me të drejta të barabarta gjinore. Është shumë e rëndësishme që të zhvillohen dhe zbatohen udhëzime etike të raportimit për profesionistët e mediave në Kosovë për të siguruar raportim të ndërgjegjshëm, të saktë dhe me fokus tek të mbijetuarit e DhBGj-së. Ofrimi i programeve dhe mundësive të trajnimit për të përmirësuar të kuptuarit e gazetarëve rreth praktikave të raportimit të informuar për traumën si dhe dhe parimet etike është thelbësor.

Mohimi i përgjegjësisë: Ky botim është prodhuar me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtjes dhe Dhunës në Baza Gjinore”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC, IKS, D4D dhe AGK, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian’




Share this Post: