Udhëzues për Politikat Redaktoriale
Udhëzuesi për Politikat Redaktoriale i hartuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës synon të ofrojë udhëzime praktike për mediat në vendosjen e politikave të tyre redaktoriale, duke respektuar standardet më të mira vendore dhe ndërkombëtare. Ai trajton çështje kyçe si etika gazetareske, mbrojtja e të dhënave personale, përfaqësimi i diversitetit dhe shmangia e diskriminimit. Udhëzuesi u zhvillua në bashkëpunim me përfaqësues të mediave të të gjitha përkatësive etnike në Kosovë dhe këshilltarë ligjorë, me qëllim promovimin e një gazetarie të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe etike.
Ky projekt mbështetet nga UNMIK – United Nations Mission in Kosovo.











