Udhëzues për raportimin e ekstremizmit të dhunshëm
Botues: Organization for Security and Co-operation in Europe
Ky udhëzues pesëpikësh për gazetarët shërben si pasqyrë e shpejtë dhe e lehtë për gjërat më të rëndësishme që duhet pasur parasysh gjatë raportimit mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke i këshilluar gazetarët mbi parimet e raportimit të ndjeshëm ndaj konfliktit, si dhe raportimit etik dhe të bazuar në fakte. Udhëzuesi gjithashtu këshillon gazetarët mbi rëndësinë e njohurisë së terminologjisë që ka të bëjë me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke i përfshirë të gjithë zërat, dhe të mospërdorimit të përmbajtjes nxitëse dhe gjeneralizimeve gjatë raportimit mbi këtë temë.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.