Rastet kerko

Raste të gjetura: 276

Kërcënim dhe pengim ndaj ekipit të Lajmi.net, Prizren, 04.04.2024

Një ekip i portalit online, Lajmi.net i përbërë nga gazetari Selim Miftari dhe kameramani Përparim Tufa, janë penguar në punën e tyre dhe janë kërcënuar seriozisht. Incidenti ka ndodhur gjatë një seance në Gjykatën Themelore në Prizren. Sipas redaksisë, një i akuzuar me inicialet V.H ka e ka penguar punën e ekipit në prani të gjyqtares së rastit, duke kërkuar që të mos xhirojnë dhe t’i fshijnë materialet. Në një moment, ai ia ka kapur edhe kamerën kameramanit Përparim Tufa…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetareve të Lajmi.net, Prishtinë, 03.04.2024

Gazetaret e Lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha janë sulmuar sot fizikisht nga një çift në Rrugën C të kryeqytetit. Në disa pamje shqetësuese të publikuara nga mediumi, shihet se si një grua dhe një burrë i sulmojnë gazetaret dhe tentojnë që t’ia ndalojnë xhirimin. Krejt kjo sipas mediumit, pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin. Për Asociacionin e Gazetarëve të…

Read More

Intimidim ndaj gazetareve të QIKA, Prishtinë, 13.03.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar informatën nga koleget e QIKAs për shqetësimin e vazhdueshëm që i është bërë atyre nga një mësimdhënës (emër i njohur për ne), lidhur me një lajm të publikuar në nëntor të vitit të kaluar. Në emailin dërguar AGK-së, QIKA ka njoftuar se bëhet fjalë për një rast të pretenduar të ngacmimit seksual në shkollën “Nazmi Zhegrova”, të fshatit Stanoc i Ulët në Komunën e Vushtrrisë, të raportuar fillimisht nga koha.net, i…

Read More

Intimidim ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, Prishtinë, 05.03.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh njoftimin nga gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, për thirrjen që i është bërë si i pandehur nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në thirrjen për paraqitje më 7 mars, Mehmetaj është ftuar si i pandehur për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” nga Neni 141 i KPR-së. Derisa AGK është në pritje të informacioneve zyrtare, thirrja e tillë ndaj një gazetari është alarm për një…

Read More

Kërcënim ndaj ekipit të KALLXO, Skënderaj, 26.02.2024

Ekipi i medias online Kallxo.com, i përbërë nga gazetarja Adelinë Ahmeti dhe kameramani Jetmir Hoxha, janë kërcënuar gjatë ditës së sotme në fshatin e Skënderajt, Klina e Mesme, nga një qytetar me inicialet M.H. Ekipi i Kallxo, është penguar nga qytetari në fjalë pasi të njëjtit ishin duke e trajtuar një problematikë rreth ndërtimit të një kishe në këtë fshat. Në raportimin e medias, thuhet se qytetari përveç se ka penguar ai ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarit Korab Rexhepi, Prishtinë, 12.02.2024

Gazetari i DTV, Korab Rexhepi, ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga një person me inicialet M.B. Rexhepi ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se këto kërcënime janë bërë pasi që M.B., i është ndërprerë telefonata e drejtpërdrejtë pas disa fjalëve banale që i njëjti kishte thënë në emisionin që gazetari drejton. Në një nga mesazhet kërcënuese të M.B., thuhet se gazetarin “do ta zhdukë me gjithë familje”. Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto kërcënime…

Read More

Fushatë denigruese ndaj gazetares Saranda Ramaj dhe KTV-së, Prishtinë, 10.02.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellur me shqetësim fushatën e orkestruar nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës kundër gazetares Saranda Ramaj, dhe televizionit KTV, pas publikimit të serisë së raporteve për këmbimin e tokave. Kryetari Përparim Rama në një sërë intervistash e ka akuzuar KOHA-n për “dezinformim”, kurse akuza të rënda ka bërë edhe Drejtoresha për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Doruntina Maloku. Në seancën e anulimit të vendimit Maloku disa…

Read More

Kërcënim ndaj Periskopit,Prishtinë, 16.01.2024

Gazeta online “Periskopi”, ka njoftuar AGK-në, për një e-mail kërcënues që ka pranuar rreth publikimit të artikullit të titulluar “Nëntë punonjës të Fakultetit të Mjekësisë marrin rrogë në QKUK pa punuar fare”. Në emailin e pranuar me 15 janar, kërkohet largimi i artikullit me porosinë “ju gazetart kujdes me shkrime sepse shume gazetarve po jau heqin kryt per shkrime ose po jau zajn peng familjaret. ma mire duje pa problem se paret per klikime e me probleme familjare”…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës ndaj gazetares Blerta Dalloshi Berisha, Fushë Kosovë, 28.12.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sjelljen e papranueshme të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj gazetares së TV Klan, Blerta Dalloshi Berisha. Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin. Maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e…

Read More

Pengim dhe sulm ndaj gazetares Rinë Haziri, Shtërpcë, 16.12.2023

Gazetarja e Lajmi.net, Rinë Haziri, është sulmuar e penguar gjatë ditës së sotme nga një qytetar teksa po raportonte nga Brezovica. Në pamjet e publikuara nga media ku edhe punon Haziri, shihet dhe dëgjohet një person teksa i thotë të mos incizojë. Më tej bëhet e ditur se i njëjti person ka dalë nga vetura dhe me dhunë ia ka kapur telefonin nga dora, duke vazhduar ta kërcënojë edhe me fjalë të tjera. Redaksia e Lajmi.net, kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në…

Read More

Kërcënim me jetë ndaj gazetarit Fatlum Berisha, Prishtinë, 14.12.2023

Gazetari Fatlum Berisha ka pranuar kërcënime me jetë në rrjetin social Tik Tok. Në njoftimin dërguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, shihen komentet e lëna nga një llogari në videot e gazetarit me përmbajtje si “31 plumba t’i kisha dhanë”. Njëherësh, thuhet se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me kërcënimet në drejtim të gazetarit Berisha, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të marrë hapat e…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarit Burim Pacolli, Prishtinë, 14.12.2023

Burim Pacolli – gazetar në Nacionale ka pranuar kërcënime nga një person përmes rrjetit social Instagram. Personi me nofkën “Edon Edon”, fillimisht e ka kërcënuar në komente gazetarin, e më pastaj në profilin e tij, ka kërkuar t’ia gjejnë adresën e banimit të Pacollit, me arsyetimin se po i duhet. Në njoftimin dërguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Pacolli ka bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës. AGK-ja, është e shqetësuar me trendin në…

Read More

Pengim në punën e gazetares Behare Bajraktari, Prishtinë, 01.12.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka pranuar me shqetësim denoncimin që gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari, ka bërë në një njoftim për organizatën rreth situatës së saj të punës në radion publike. Bajraktari ka shkruar se asaj këtë javë i janë larguar sendet personale dhe të punës nga zyra ku ka punuar, pak kohë pas ndërprerjes së emisionit në Radio Kosova. Menaxhmenti i Radios, ka pohuar se gazetarja është njoftuar me kohë për rilokimin, dhe se emisioni ka…

Read More

Kërcënim ndaj gazetareve Ardiana Thaçi Mehmeti dhe Erjona Gjikolli, Prishtinë, 30.11.2023

Autoret e emisionit KIKS Kosova, Ardiana Thaçi Mehmeti dhe Erjona Gjikolli, kanë pranuar kërcënime me jetë ndaj tyre dhe familjarëve të tyre, pas një hulumtimi të bërë në lidhje me këngëtarin Eroll Murati, i cili sipas raportimeve është i përfshirë në mashtrimet me pasaportat sllovene, fajde, si dhe shitjen e makinave të cilat i kishte marrë me qira. Në një email drejtuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, gazetaret tregojnë që kanë marrë kërcënime me jetë ndaj tyre dhe…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrë ndaj kameramanit, Bujar Sylejmani, Prishtinë, 29.11.2023

Pamje dhe fotografi të reja kanë shfaqur brutalitetin a paprecedent, me të cilin janë ballafaquar sot gazetarët, fotografët dhe pjesëtarë të tjerë të medieve, gjatë protestës së PSD-së. Në njërën prej tyre shihet se si shtyhet me forcë kameramani i Zërit të Amerikës, Bujar Sylejmani, i cili ishte duke kryer punën e vet profesionale. Përballë kësaj dhune të paprecedent të drejtuar ndaj pjesëtarëve të medies, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje Inspektoratit…

Read More

Pengim në punën e gazetarëve, Prishtinë, 29.11.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar si pasojë e zhvillimeve të ditës së sotme nga protesta e PSD-së, kundër Ekaterina Trendafilova - Kryetare e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, ku është hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve. Nga ky veprim i policisë, kanë pësuar kolegët Elmedina Ballazhi dhe Pleurat Salihu, i cili edhe është alivanosur, Hasan Hoti dhe Rrahman Osmani, si dhe të tjerë. Për Asociacionin e Gazetarëve të…

Read More

Kërcënim me vrasje ndaj gazetarëve të Plus TV, Fatos Hetemi dhe Irfan Maliqi, Viti, 11.11.2023

Janë kërcënuar me vrasje gazetarët e medias lokale nga Vitia, Plus TV, Fatos Hetemi dhe Irfan Maliqi. Redaksia e Plus TV, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se mesazhet kërcënuese me vrasje i kanë pranuar nga një llogari në rrjetin social Facebook, pas shkrimeve të fundit të kësaj medie lidhur me dy xhamitë në Komunën e Vitisë. “Mesazhet kërcënuese me vrasje janë në drejtim drejtorit Fatos Hetemi dhe gazetarit Irfan Maliqi nga PlusTV...Këto kërcënime…

Read More

Sulm ndaj ekipit të Insajderit, Vushtrri, 10.11.2023

Një ekip i portalit “Insajderi” është sulmuar të premten, në Vushtrri nga një imam lokal, e ka njoftuar AGK-në ky portal. Gazetarja, Dijellza Preniqi dhe kameramani Albert Bislimi, janë sulmuar në xhaminë “Sheikh Zayed” nga hoxhë Bedri Halili, pasi kishin shkuar të bisedojnë me të për disa deklarata të publikuara online ku dëgjohet të ketë fyer gratë, duke thënë se nuk duhet të organizohen “dasma për k*rva”. Sipas deklaratës së gazetares Preniqi me ta kuptuar pyetjen, imami…

Read More

Kërcënim me jetë ndaj gazetarit, Herolind Ademi, Prishtinë, 08.11.2023

Redaksia e emisionit KIKS Kosova në Klan Kosova, e ka njoftuar AGK-në, për kërcënimin që i është bërë gazetarit, Herolind Ademi, për shkak të hulumtimit që është duke realizuar për piraterinë e IPTV. Qytetari B.B, i ka dërguar disa mesazhe telefonike, Ademit duke e kërcënuar me jetë për shkak të përgatitjes së raportit, ku ai është një nga subjektet. Një pjesë e mesazhit shqetësues është: "Haver, vec mbyllunse sakt ta kam adresen pot tregoj veq mbyllun dhe kos dil. Vec pot…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarit Agim Ademi, Shtime, 20.10.2023

Gazetari i Grupit Koha, Agim Ademi e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se ka marrë një kërcënim nga një person, S.B në Shtime. Sipas Ademit, ngjarja ka ndodhur në Godanc derisa po përurohej fillimi i punimeve për ndërtimin e çerdhes publike, dhe se ky person i ka thënë se “nuk guxon më asnjëherë të shkruash asgjë për kryetarin dhe ekzekutivin në Shtime dhe për njerëzit që funksionojnë rreth tij”. AGK-ja, e dënon këtë kërcënim ndaj gazetarit Ademi dhe e…

Read More

Gjuhë seksiste ndaj gazetares Qëndresa Krelani, Prishtinë, 03.10.2023

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i konsideron të papranueshme, denigruese dhe seksiste komentet e trajnerit të futbollit, Ismet Munishi bërë në një emision televiziv ndaj gazetares së sportit në Radio Televizionin e Kosovës, Qëndresa Krelani. Gjuha e tillë nuk ka vend në diskursin publik të asnjë sektori, dhe as në sport kështu që nuk duhet të lejohet. Krelani është vetëm njëra nga shumë pak gra që punojnë në gazetarinë sportive dhe kjo gjuhë shërben për…

Read More

Gjuhë e papranueshme ndaj medieve, Prishtinë, 18.09.2023

Jo për herë të parë, zv/kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, që udhëheq me negociatat me Serbinë, Besnik Bislimi ka sulmuar mediet kosovare, duke e bërë akuzën e rrezikshme se ato “financohen nga Serbia”. Në konferencën për shtyp bashkë me Kryeministrin Kurti, kur është pyetur për lëshimet që ai i ka përmendur më herët në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ai ka bërë deklarata skandaloze. “Fjala lëshim është përdorur qëllimisht nga media kosovare që kanë…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetares, Ulpiana Emra, Suharekë, 17.09.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me lajmin për sulmin ndaj gazetares së ArtMotion, Ulpiana Emra. Emra është sulmuar nga tifozët derisa po raportonte në finalen e Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës. Raportohet se gazetarja është sulmuar me shishe nga tifozët në tribunë, dhe ka marrë lëndime në trup. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon këtë sulm ndaj koleges Emra, dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës që sa më parë të identifikojë…

Read More

Qasje diskriminuese ndaj gazetareve Ilire Zajmi, Flora Masurica Durmishi, Prishtinë, 09.09.2023

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës është vënë në dijeni me detajet e konkurseve të kohëve të fundit në Transmetuesin Publik, RTK për pozitat menaxheriale. AGK-ja, shprehet e zhgënjyer me diskriminimin gjinor që rezulton të jetë praktikuar ndaj gazetareve shumëvjeçare, Ilire Zajmi e Flora Masurica Durmishi dhe juristes, Mihrije Beiqi, të cilat nuk janë zgjedhur në pozitat përkatëse përkundër faktit që kanë dalë më të poentuarat në konkurset e hapura. AGK-ja…

Read More

Kërcënim ndaj RTV Besa, Prizren, 05.09.2023

Stafi i RTV Besa në Komunën e Prizrenit është kanosur e kërcënuar gjatë ditës së djeshme nga ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, Lulzim Kabashi. Sipas një njoftimi drejtuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, redaksia e këtij mediumi ka thënë se “Ish kryetari i AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi ka “bastisur” dje pasdite zyret e RTV Besa ku duke u kanosur dhe kërcënuar mediumin lokal RTV Besa. Ai ka kërcënuar me jetë për shkak të një lajmi të…

Read More

Kërcënime ndaj medieve, Shtime, 16.08.2023

Mëngjesin e sotëm janë kërcënuar e sulmuar disa ekipe të medieve në vend, përderisa po e përcillnin aksionin e KRU Prishtina Sulmohet fizikisht kameramani i Lajmi.net në Shtime për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime. Krahas sulmit ndaj Lajmi.net, janë kërcënuar edhe disa kolegë të tjerë të cilët po e xhironin personin që po i fyente mediet. Në një video të publikuar nga GazetaDemos, qytetari dëgjohet duke i thënë gazetares së këtij mediumi “Mos…

Read More

Sulm fizik ndaj kameramanit të Lajmi.net, Shtime, 16.08.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë informatën se kameramani i portalit Lajmi.net është sulmuar fizikisht përderisa po xhironte aksionin e KRU Prishtina për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime. Në pamjet e publikuara shihet se si një person i fyen dhe shanë gazetarët që kanë shkuar ta përcjellin ngjarjen, përderisa zyrtarët e Policisë së Kosovës e largojnë dhe i thonë të mos përdorë gjuhë të tillë. “Gjatë momentit të incizimit…

Read More

Fushatë denigruese ndaj gazetarëve dhe portalit Nacionale, Prizren, 15.08.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me fushatën linçuese kundër portalit online “Nacionale” dhe gazetarëve të saj. Në një pankartë të vendosur në qytetin e Prizrenit, ku shihen fotografitë e gazetarëve, Vullnet Krasniqi e Berat Buzhala, thuhet “Drejtësi për popullin, dënim për përqarësit. Bojkoto Nacionale. Liria e shprehjes merr fund tek ofendimi”. Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një veprim i tillë është krejtësisht i papranueshëm…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi, Prizren, 11.08.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren. Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”. Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre. Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim…

Read More

Presion ndaj gazetares Edona Podvorica, Prishtinë, 02.08.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përcjellur me shqetësim presionin publik që deputetë të Vetëvendosjes kanë bërë ndaj gazetares së RTK-së, Edona Podvorica, e cila e ka bojkotuar konferencën për shtyp të Ministres së MINT, Rozeta Hajdari, bashkë me shumicën e kolegëve të medieve tjera. Deputeti Valon Ramadani ka shkruar se “si duket, ky institucion i qenka shmangur obligimit ligjor, duke mos qëndruar në konferencën e Ministres Rozeta Hajdari”. Në vijë të njëjtë ka…

Read More

Kërcënim me jetë ndaj ekipit të Betimi për Drejtësi, Prishtinë, 29.07.2023

Gazetarja, Alberta Hashani dhe kameramani, Dituron Aliu, janë kërcënuar me jetë përderisa ishin duke e zhvilluar një hulumtim që pritet të publikohet në muajin shtator. Sipas redaksisë së “Betimi për Drejtësi”, gazetarja dhe kameramani janë kërcënuar me jetë nga një shitës i mallrave ilegale. Raportohet se fillimisht kameramanit i është dërguar mesazh kërcënues, duke i thënë se i ka borxh një gjak. “Komt.qet..shum.shpet.umk.pre.bes.um.ki.borq.ne.qak”, thuhet në mesazh.

Read More

Pengim në ushtrimin e detyrës, Prishtinë, 27.07.2023

Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportojnë nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar se në seancën e së enjtes, janë ballafaquar me kufizim të dukshëm të kryerjes së detyrave nga hapësira e Kuvendit të Kosovës. Në hapësirën lart prej nga mediet raportojnë, është vendosur një shirit që u pamundëson medieve të marrin pamjen e plotë të Kuvendit dhe deputetëve. AGK-ja, e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë…

Read More

Sulm fizik ndaj kameramanit, Arbër Latifi, Gjakovë, 19.07.2023

Kameramani i gazetës online Nacionale, Arbër Latifi, është sulmuar fizikisht sot në afërsi të Spitalit të Gjakovës nga pjesëtari i sigurimit të këtij spitali. Latifi së bashku me gazetaren, Gentiana Hasani, kishin shkuar në Spitalin e Gjakovës për të raportuar rreth ndërprerjes së të gjitha operacioneve që ishte bërë me arsyetimin e temperaturave të larta. Sipas raportimeve të Nacionales, kolegët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjithashtu ka dhënë deklaratë në Policinë e…

Read More

Gjuhë e rrezikshme ndaj gazetarëve Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 15.07.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka parë me shqetësim një postim të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, në të cilin ai përdorë gjuhë të rrezikshme dhe të papranueshme në drejtim të medieve dhe gazetarëve. Ministri Sveçla insinuon se audio-incizimet e Shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e Srpskas, Simiq u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, Vuçiq. Ministri gjithashtu akuzon gazetarët Berat Buzhala dhe Vehbi…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarit Berat Buzhala, Prishtinë, 12.07.2023

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka publikuar sonte një dokument të brendshëm të Administratës Tatimore të Kosovës me subjekt gazetarin dhe pronarin e portalit “Nacionale”, Berat Buzhala, me të cilin e akuzon atë për shmangie tatimi në vlerë prej 71 mijë Euro. Buzhala e ka publikuar një vendim të Gjykatës Komerciale të Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit deri në vendosjen e këtij kontesti tregtar-administrativ me vendim përfundimtar të gjykatës.

Read More

Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve të Front Online, Prishtinë, 11.07.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është njoftuar nga redaksia e “Front Online” për gjuhën denigruese dhe etiketimet që Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj gazetarëve të këtij portali lidhur me një shkrim në publikuar në këtë medie. Drejtori Financiar i kësaj ndërmarrjeje publike ka fyer rëndë gazetarët duke përdorur edhe etiketime të papranueshme si “Moti ju kam thane qe: S’ka bir nene e as bire k**ve qe gjene skandale ne…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetares Qendresa Sinani, Leposaviq, 16.06.2023

Qendresa Sinani – gazetare në Klan Kosova, është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa po raportonte nga Komuna e Leposaviqit. Sinani ka qenë në turmën e medieve që është gjuajtur me gurë nga protestuesit e maskuar, dhe ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me sulmet fizike kundër gazetarëve që kanë ndodhur sot në Komunën e Leposaviqit, andaj bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetares Laura Kerolli dhe kameramanit Ardijan Shala, Leposaviq, 16.06.2023

Ekipi i portalit IndeksOnline i përbërë nga gazetarja, Laura Kerolli, dhe kameramani, Ardijan Shala, janë sulmuar fizikisht sot në Leposaviq. Kerolli dhe Shala kanë marrë lëndime trupore, ndërsa po ndiqeshin dhe sulmoheshin nga protestues serbë. Vetëm gjatë ditës së sotme, deri tani në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, janë raportuar pesë raste të sulmeve fizike në drejtim në ekipeve të mediave shqip-folëse. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje kolegëve…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetares Dorentina Thaqi, Leposaviq, 16.06.2023

Gazetaren Dorentina Thaqi, protestuesit të cilët i kanë sulmuar edhe kameramanët e RTK-së dhe TëVë1-në, e kanë qëlluar me gurë në kokë, ndërsa e kanë gjuajtur edhe me shok-bombë. Ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave, gjatë tensioneve të fundit në veri të vendit, ndërsa sulmi i katërt vetëm gjatë ditës së sotme në Leposaviq. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon që urgjentisht të sillen para drejtësisë protestuesit, ndërsa u bën thirrje ruajtësve të…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetarit Pleurat Salihu, Leposaviq, 16.06.2023

Gjatë raportimeve të ekipeve të mediave, në komunën veriore të Leposaviqit, në vendin ku u sulmua grupi me gazetarë e kameramanë, gazetarit të Arbresh.info, Pleurat Salihut ia kanë thyer krahun. Sipas informatave nga kolegë prezent, Salihu ,ka pranuar ndihmën e parë mjekësore, posa kanë arritur të largohen nga zona e rrezikut. Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të tmerrshme dhe të papranueshme. Ky është sulmi i tretë brenda një periudhe të shkurtër…

Read More

Sulm fizik ndaj kameramanit Albin Rrahmani, Leposaviq, 16.06.2023

Në Komunën e Leposaviqit sot janë sulmuar fizikisht ekipe të medieve nga Prishtina, derisa po raportonin nga atje. Lëndime trupore, krahas kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshi, ka marrë edhe kolegu nga Tëvë1, Albin Rrahmani. Redaksia ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se Rrahmani ka marrë lëndime në këmbë, teksa fatmirësisht pjesa tjetër e ekipit të këtij mediumi, kanë shpëtuar pa u sulmuar. “Në mesin e gazetarëve të lënduar është edhe kameramani Albin…

Read More

Sulm fizik ndaj kameramanit Bardh Bekteshi, Leposaviq, 16.06.2023

Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre në Leposaviq. Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar fizikisht siç shihet në videon shqetësuese të dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, nga ekipet në terren. Përveç sulmit fizik, Bekteshit i është thyer edhe kamera e xhirimit. Në një deklaratë për AGK-në, gazetarja Venera Xhoxhaj, ka treguar se protestuesit i kanë gjuajtur me gurë ekipet e medieve, Tëvë1…

Read More

Sulm ndaj ekipit të RTK-së, Zveçan, 15.06.2023

Në Zveçan sonte u sulmua vetura e ekipit të Transmetuesit Publik, Radio Televizionit të Kosovës - RTK, e përbërë nga gazetarja, Arbresha Berisha, kameramanët Ilir Uka dhe Bardh Bekteshi, si dhe inxhinieri, Mentor Vinarci. Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve nga kjo komunë, gazetarja Arbresha Berisha, ka njoftuar se disa persona kanë gjuajtur me tulla në drejtim të veturës, si dhe i kanë shpërthyer gomat. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar. Për…

Read More

Kërcënime kundër medieve, Prishtinë, 14.06.2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka pezulluar licensën e biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, përmes një vendimi të paargumentuar, pa specifikim të bazës ligjore dhe pa paralajmërim. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i tronditur me njoftimin e MINT, dhe e konsideron veprimin e qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës, dhe përpjekje direkte për të…

Read More

Sulm ndaj Ekipit të ATV-së, Zveçan, 13.06.2023

Në Zveçan është sulmuar me gurë ekipi i ATV-së, i përbërë nga gazetari Fatlum Jashari, kameramani Blend Thaçi, si dhe shoferi, Enis Sherifi, përderisa po përcillnin zhvillimet e fundit në këtë komunë. Sipas mediumit, disa persona të maskuar, e kanë sulmuar me gurë veturën derisa ishte në lëvizje, e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe iu janë thyer xhamat veturës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës…

Read More

Gjuhë linçuese ndaj Albanian Post, Prishtinë, 07.06.2023

Deputeti i shumicës parlamentare, Artan Abrashi i Vetëvendosjes ka përdorur gjuhë linçuese sot ndaj portalit “Albanian Post”, pas publikimit të shkrimit që paralajmëron sanksione të mundshme kundër kryeministrit Albin Kurti, dhe të tjerëve rreth situatës në veri. Një shkrim i ngjashëm është publikuar edhe në “Euronews Albania”. “Për sanksione ndaj Kosovës po flet portali i Stanishiqit në shqip. E ka emrin Albanian po nuk ka asgjë shqiptare në të”, ka shkruar deputeti në…

Read More

Sulm me armë zjarri ndaj ekipit të RTV 21, Leposaviq, 02.06.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka pranuar me shqetësim lajmin se ekipi i RTV 21, është ndjekur nga persona të maskuar në Leposaviq. Gazetari Venhar Isufi, së bashku me kameramanin, Olti Pacolli, fillimisht janë penguar gjatë kryerjes së detyrave profesionale. Sipas Isufit, ata janë kërcënuar dhe u është kërkuar të largohen nga vendi i ngjarjes. “Jemi penguar të filmojmë negociatat të cilat janë bërë nga ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq me…

Read More

Fushatë denigruese ndaj gazetarëve Berat Buzhala, Bekim Kabashi, Lavdim Hamidi, Prishtinë, 31.05.2023

Berat Buzhala, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi, janë bërë cak i foto-montazheve, të cilat po shpërndahen në rrjete sociale këtë pasditë. Foto-montazha e Buzhalës është krijuar në atë formë që të duket gjoja se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ripostuar një cicërimë të Buzhalës, duke thënë se është njëri nga gazetarët më të mirë kosovar. Ndërsa, Kabashit dhe Hamidit, u janë vendosur flamuj të Serbisë në ballë me mbishkrimet: “Zagarët e Vuciqit”, si dhe “Bravo…

Read More

Sulm ndaj ekipit të Syri.net, Leposaviq, 31.05.2023

Disa protestues serbë në Leposaviq kanë shpuar gomat e veturës së ekipit të Syri.net. Situata e cila po përshkallëzohet nga çasti në çast, po rrezikon punonjësit medialë të cilët po raportojnë nga veriu. Ky është sulmi i katërt gjatë ditës së sotme, në drejtim të ekipeve të mediave, të cilët po raportojnë për situatën në veri të vendit. AGK-ja, shpreh shqetësim për kushtet e punës së gazetarëve të cilët po raportojnë nga ajo zonë. Njëherësh, u bën thirrje gazetarëve…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetarit Burim Zariqi, Zveçan, 31.05.2023

Ekipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, janë sulmuar nga protestuesit lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës. Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pamjet e dhëna në…

Read More

Sulm ndaj ekipit të KALLXO, Zveçan, 31.05.2023

Një sulm tjetër është shënuar gjatë ditës së sotme ndaj veturës së ekipit të kallxo.com, në Zveçan. Në fotografitë e publikuara nga media, shihet se protestuesit lokalë i kanë thyer xhamat veturës, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar … Ky shënon sulmin e 17 ndaj medieve që po raportojnë nga komunat veriore të Republikës së Kosovës, që nga dita e hënë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, që të kenë kujdes të shtuar…

Read More

Sulm ndaj ekipit të RTV Dukagjinit, Zveçan, 31.05.2023

Ekipit të RTV Dukagjini gjatë raportimit në Zveçan i është dëmtuar vetura. Fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar, në ndërkohë që kjo është vetura e dytë e këtij mediumi që është vandalizuar nga protestuesit lokalë. Në vazhdën e ngjarjeve në komunat veriore të Kosovës, ky është sulmi i 16 në drejtim të mediave brenda dy ditësh. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë kërkon posaçërisht nga prezenca ndërkombëtare që të krijojë ambient më të sigurt për…

Read More

Sulm ndaj ekipit të REL-it, Zubin Potok, 30.05.2023

Një mjet shpërthyes është hedhur nga një grup i protestuesve serbë, në drejtim të veturës (taksi) në të cilën ishte ekipi i Radio Evropa e Lirë. Sipas ekipit prezent, nuk dihet mjeti shpërthyes i cili është hedhur në drejtim të tyre, mirëpo zhurma ka qenë e madhe. Fatmirësisht, asnjëri nga pjesëtarët e ekipit nuk është lënduar. Në vazhdën e ndodhive në komunat në veri të vendit, mbi 15 sulme në drejtim të gazetarëve kanë ndodhur vetëm dy ditët e fundit.

Read More

Dëmtim i veturës së ekipit të Periskopit, Zveçan, 30.05.2023

Veturat e disa prej ekipeve mediale nga Prishtina, mbrëmë kanë mbetur të bllokuara në Zveçan, pas largimit të gazetarëve dhe kameramanëve, disa orë pas përleshjeve mes KFOR-it dhe serbëve lokalë. Pas KTV-së dhe T7, edhe portali online “Periskopi” e ka gjetur veturën sot të dëmtuar, dhe në bazë të pamjeve në drejtim të saj janë gjuajtur plumba. Situata është përshkallëzuar, ndërsa sulmet në drejtim të mediave vetëm sa po intensifikohen tutje. Gazetarët vazhdojnë të raportojnë…

Read More

Sulmohet ekipi i RTV21, Mitrovicë e veriut, 30.05.2023

Ekipi i RTV21, i përbërë nga gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani, Berat Bahtiri, janë sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin në sheshin Car Llazar. Mediumi ka njoftuar AGK-në, se krahas sulmit fizik ndaj kameramanit, atij i është marrë edhe pajisja me të cilën ishte duke xhiruar. Ekipi ka njoftuar AGK-në, se aktualisht janë duke dhënë deklaratë rreth sulmit në Policinë e Kosovës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e…

Read More

Sulm ndaj ekipeve A2 CNN dhe Panorama, Leposaviq, 30.05.2023

Veturat e mediumeve shqiptare të A2 CNN dhe Panorama, të cilët po raportojnë nga veriu i vendit, janë vandalizuar. Të dyja ekipet kanë qenë brenda veturave të mediumeve të tyre. Sulmi është bërë me tulla dhe gurë, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar. Gazetarët kanë pohuar se megjithëse trupat e KFOR-it kanë qenë në vendin e ngjarjes, përpos që nuk kanë reaguar, ata edhe janë larguar direkt nga aty pa ndërmarrë ndonjë masë e cila do t’iu siguronte mbrojtje ekipeve, tashmë…

Read More

Sulm ndaj ekipit të ATV-së, Zveçan, 30.05.2023

Vetura e ekipit të ATV-së dëmtohet në Zveçan … Mëngjesin e sotëm, vetura e ATV-së ka qenë cak i sulmit nga protestuesit serbë. Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë shpërthyer gomat veturës me qëllim të pengimit të raportimit. Kjo situatë me të cilën po përballën gazetarët është tejet shqetësuese, dhe po rëndohet çdo herë e më shumë, pasi ata po vazhdojnë të jenë target i protestuesve serbë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë kolegëve…

Read More

Sulm ndaj ekipit të Kanal10, Zveçan, 30.05.2023

Ekipit të televizionit Kanal 10 iu është dëmtuar vetura gjatë raportimeve në veri të vendit. Këto sulme në drejtim të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë medialë po intensifikohen, ndërsa ata vazhdojnë të raportojnë në kushte shumë të rënda. Për AGK-në, është e papranueshme gjendja e gazetarëve, të cilët janë targeti i vazhdueshëm i protestuesve serbë. Teksa kjo rëndohet edhe më shumë, kur atyre nuk po u ofrohet mbrojtje e drejtpërdrejtë nga KFOR, dhe prezenca tjetër…

Read More

Sulm fizik dhe tentim i pengimit të punës së gazetarëve, Leposaviq, 30.05.2023

Në Komunën e Leposaviqit aktualisht gazetarët e mbi 10 medieve janë sulmuar nga persona të maskuar. Kolegët nga Tëvë1 kanë njoftuar AGK-në, se disa persona ua kanë thyer kamerën atyre me arsyetimin që të mos i xhirojnë, pasi janë me maska. Këto sjellje nga protestuesit maskuar janë totalisht të papranueshme, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që janë prezent në këtë komunë, t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u sulmuar e penguar.

Read More

Sulm fizik ndaj gazetarëve, Leposaviq, 30.05.2023

Gazetarët e medieve të ndryshme janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit. Në një transmetim direkt të medieve, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e RTV Dukagjinit, KOHËS dhe medieve të tjera të raportonin live nga kjo komunë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës, që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit kolegëve tanë. AGK-ja, ju bën thirrje të gjithë kolegëve që të…

Read More

Sulm ndaj medieve në Zveçan, 30.05.2023

Vetura e ekipit të KOHËS që ka raportuar dje nga Zveçani, është gjetur mëngjesin e sotëm tërësisht e demoluar. Në fotografitë dhe videon e publikuar nga mediumi, shihen xhamat e thyer, gomat e shpërthyera, simbole nacionaliste të shënuara në veturë, si dhe pasqyret i mungojnë. Në të njëjtën gjendje, është gjetur edhe vetura e mediumit T7, e mbuluar me simbole nacionaliste serbe, xhama të thyer, e goma të shpërthyera. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i…

Read More

Të shtëna me armë në drejtim të ekipit të TV Syri, Zveçan, 29.05.2023

Një veturë e ekipit të Televizionit Syri është goditur nga plumbat në Zveçan. Redaksia i ka treguar AGK-së, që e gjithë ngjarja ka ndodhur përderisa ishin duke u kthyer nga Zveçani. “Përderisa vetura ishte duke kaluar në mesin e disa grupeve të serbëve të maskuar, bashkë me kameramanët Bledar Rexha dhe Butrint Bejra, kemi dëgjuar dicka të cuditshme, dhe i kemi thënë njëri-tjetrit, se vetura jonë është goditur. Pas 10 minutave, kemi ndaluar dhe e kemi parë, që jemi goditur me…

Read More

Zjarrvënie e veturës së ekipit të Tëvë1, Zubin Potok, 29.05.2023

Vetura e mediumit Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur sot në Komunën Zubin Potokut. Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë. Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjmë thirrje NATO dhe EULEX të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës. AGK-ja, gjithashtu, ju bën thirrje të gjithë…

Read More

Pengim në ushtrimin e detyrës, Zveçan, 29.05.2023

Redaksia e Gazeta Papirus, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, se tre persona të maskuar ia kanë rrëzuar kamerën ekipit të mediumit të tyre, përderisa ishin duke filmuar automjetet e KFORit. Në videon dërguar AGK-së, dëgjohet njëri prej personave të maskuar duke i thënë ekipit që mos të xhirojnë. Këto pamje janë tejet shqetësuese për AGK-në, andaj sërish ju bëjmë thirrje organeve të rendit, prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që t’i sigurojnë gazetarët që të…

Read More

Tentim sulmi ndaj ekipit të Periskopit në Zveçan, 29.05.2023

Dy persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e Periskopit sot në Zveçan. Në një fotografi dërguar AGK-së, shihet se bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, AGK-ja…

Read More

Vandalizim i veturës së Top Channel, Zveçan, 29.05.2023

Një veturë e mediumit Top Channel është vandalizuar sot nga protestuesit në Zveçan. Me këtë veturë me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë…

Read More

Sulm ndaj medieve RTV Dukagjini dhe KALLXO, Leposaviq, 29.05.2023

Veturat e RTV Dukagjinit dhe të KALLXOs, janë vandalizuar dhe dëmtuar nga protestuesit në Leposaviq. Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika e Kosovës” në targa. AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që…

Read More

Fushatë linçuese kundër Dafina Demakut, Prishtinë, 28.05.2023

Dafina Demaku - kryeredaktore në portalin online Periskopi, dhe analiste e rregullt në televizionin kombëtar, KTV, e ka njoftuar AGK-në për një fushatë denigruese dhe linçuese ndaj saj që po zhvillohet në rrjete sociale, kryesisht në TikTok. Në disa video, Demaku përshkruhet si “gazetare pro-serbe” dhe “e dyshuar për agjente të BIA-s serbe”. AGK-ja, e dënon ashpër këtë fushatë kundër Demakut, që e cenon direkt sigurinë e saj dhe të afërmëve të saj. Njëherësh, AGK-ja fton…

Read More

Sulm ndaj Ekipit të KOHËS, Zveçan, 26.05.2023

Ekipi i KOHËS është sulmuar me sot në Zveçan. Ekipi është sulmuar me gurë nga persona të maskuar, por që fatmirësisht askush nuk është i lënduar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po përcjell me shqetësim situatën e rënduar të sigurisë në 4 komunat në veri, prej nga dhjetëra gazetarë, kameramanë, foto-reporterë dhe punëtorë të tjerë medial po raportojnë. AGK-ja, u bën thirrje organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë…

Read More

Sulm ndaj gazetarëve dhe medieve, Prishtinë, 25.05.2023

Anëtari i partisë politike Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, është përfshirë të mërkurën në një sulm të radhës, të rëndë kundër medieve dhe gazetarëve. Duke komentuar reagimet për emërimin e zonjës Luljeta Aliu për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve, zoti Kurteshi, ka akuzuar mediet dhe gazetarët se janë pjesë e “krimit të organizuar politik-ekonomik nën firmën e PLANS”. Në një gjuhë shumë të rrezikshme dhe absolutisht të papranueshme, zoti Kurteshi ka shkruar se…

Read More

Kërcënim ndaj gazetares, Eriola Cacaj, Prizren, 19.05.2023

Redaksia e portalit “Nacionale”, ka njoftuar për kërcënimin që i është bërë gazetares, Eriola Cacaj, e cila po raportonte për tenderin për larjen e automjeteve të komunës së Podujevës. Pronari i kompanisë nga Prizreni, që e ka fituar tenderin dëgjohet në bisedë telefonike duke ofenduar dhe kërcënuar gazetaren, e cila po hulumtonte për kompaninë. AGK-ja, e konsideron këtë gjuhë të papranueshme, dhe fton të gjitha palët të përmbahen nga kërcënimet ndaj gazetarëve, në mënyrë që…

Read More

Pengim në ushtrimin e detyrës, Prishtinë, 12.05.2023

Gazetarët Kosovë Gjoci i Euronews Albania dhe Besarta Hoti e portalit Periskopi, janë penguar në detyrë nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Gjoci ka njoftuar se dy individë nga mbrojtja e kanë penguar në punë – njëri e ka shtyrë duke ia dëmtuar pajisjet, kurse tjetri e ka kërcënuar me fjalët “këqyrem mirë në sy e mbajmë në mend”. Sipas gazetarit Gjoci, kryeministri Kurti e ka parë skenën dhe nuk ka…

Read More

Kërcënim ndaj gazetares së TV Syri, Edmonda Avdija, Gjakovë, 27.04.2023

Edmonda Avdija - gazetare në Televizionin Syri në Gjakovë, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, se është kërcënuar. Avdija ka treguar se personi me inicialet B.A, ka përdorur gjuhë kërcënuese në drejtim të saj, përderisa ishte në fshatin Mejë të Komunës së Gjakovës. “Nuk guxon më të shkelësh në fshatin Devë, sepse ta prishi fytyrën dhe t’i thej këmbët”, i është drejtuar B.A, rrëfen gazetarja për një storie që ajo kishte publikuar për shpronësimet që ishin bërë…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla, Prishtinë, 11.04.2023

Gazetari njëherësh drejtuesi i Gazeta Metro, është sulmuar fizikisht, të martën në mbrëmje nga tre persona, të cilët dyshohet se e kanë përcjellë atë nga studio e T7, ku ishte i ftuar në debat, deri në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë. Gazetari Syla ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa sipas deklaratave të tij të para për mediet, ka pësuar lëndime në kokë. Rasti është hapur në Policinë e Kosovës. Ky sulm për Asociacionin e…

Read More

Gjuhë e papranueshme ndaj gazetarëve, Prishtinë, 03.04.2023

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, e ka parë me shqetësim statusin e ish-deputetit të NISMAs, Zafir Berisha kundër autorit të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjin, Ermal Panduri. Berisha në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Ermal Panduri i Dukagjinit vazhdon të mbetet zëri më besnik i politikës së Serbisë, se si i trajton temat që lidhen me luftën dhe me mostrumin politik në Hagë.” Çdo asocim i gazetarëve dhe medieve me Serbinë është i papranueshëm dhe…

Read More

Gjuhë e papranueshme ndaj medieve, Prishtinë, 30.03.2023

Blerim Vela - Shef i Stafit të Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, ka sulmuar mediet e Kosovës, pas raportimeve për një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për deputetë të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, që si zinxhir mund të vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentes. Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e medieve të Kosovës “janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes…

Read More

Kërcënim ndaj redaktorit, Alban Selimi, Prishtinë, 16.03.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për tentim zjarrvënien e garazhit të redaktorit të transmetuesit publik, Alban Selimi. Selimi mbrëmjen e djeshme përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se dikush ka tentuar ta frikësojë atë me këtë akt, por që nuk ia ka arritur qëllimit. “Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!”, ka shkruar ai. Për AGK-në kërcënime të tilla janë tërësisht të papranueshme dhe e cenojnë rëndë lirinë e…

Read More

Gjuhë denigruese ndaj T7, Kamenicë, 13.03.2023

Vaxhid Rexhepaj, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ka përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetarit të Televizionit 7, Çlirimtar Morina. Rexhepaj, i pyetur për një fotografi montazh në zyrën e Rrahimajt që është bërë virale, ka zgjedhur t’i sulmojë mediat, në vend të dhënies së një përgjigjeje. Në videon e publikuar nga T7, Rexhepaj dëgjohet duke thënë se “pikturën do t’ua dërgojmë pronarëve tuaj, si Aleksandar Vuciqi”. Asociacioni i Gazetarëve të…

Read More

Kërcënimet të tjera ndaj gazetarëve, Fushë Kosovë, 02.03.2023

Zyrtarja e Komunës së Fushë-Kosovës, Hasime Qyqalla, ka tentuar të frikësojë gazetarin e KALLXO.com, Behar Mustafën, me inicim të ndjekjes penale. Ky frikësim vjen pas një hulumtimi të KALLXO.com, ku përfshihet i biri i zyrtares në fjalë. Në ndërkohë që, e njëjta gjatë ditës së sotme, nëpërmjet telefonit e ka kërcënuar gazetarin se do t’ia vendosë emrin në një kallëzim penal. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon këtë tentim të personit zyrtar për të heshtur gazetarin…

Read More

Gjuhë denigruese ndaj ekipit të "Betimi për Drejtësi", Prishtinë, 24.02.2023

Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës - KPK, Agron Beka, të enjten në mbledhjen e KPK-së, ka bërë akuza ndaj emisionit “Betimi për Drejtësi”. Më 18 shkurt 2023 në KTV, është transmetuar emisioni “Betimi për Drejtësi”, me titull “Përplasjet institucionale për Agron Bekën”, në të cilin Beka ishte protagonist i shpërfaqur përmes kallëzimeve penale, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Beka në mbledhjen e KPK-së, ka akuzuar se përmbajtja e emisionit televiziv ka…

Read More

Kërcënim me armë ndaj ekipit të T7, Leposaviq, 08.02.2023

Ekipi i T7 i përbërë nga gazetari Unitet Berisha edhe kameramani Përparim Gashi, janë ndjekur me armë zjarri nga 3 persona në Leposaviq. "Ekipi i T7 kanë shkuar sot Leposaviq për të raportuar për një kontrabande të cilën e ndaloi Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë, mirëpo gjatë rrugës për në këtë fshat një veturë me 3 persona të armatosur brenda është vënë në ndjekje të ekipit të televizionit. Gjatë gjithë kësaj kohe nga vetura me targat GM-074-NO, personat brenda ia…

Read More

Pengim në kryerje të detyrës, Prishtinë, 26.01.2023

Pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së, gazetarët dhe mediet në Kosovë nuk e kanë asnjë informacion për vendin dhe orën e kësaj ngjarjeje. AGK-ja, i bën thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur dhe transparent, në mënyrë që opinioni të jetë i informuar për vendimet e rëndësishme që do të merren në këtë Kuvend. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme në kohën kur shtëpia më e madhe e futbollit në vend nuk e ka përfunduar ende…

Read More

Fyerje dhe kërcënime ndaj gazetarit, Bujar Vitija, Prishtinë, 12.01.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga gazetari, Bujar Vitija, për një seri fyerjesh, linçimesh e kërcënimesh që i janë bërë në ditët e fundit, pas një serie shkrimesh rreth dyshimeve për korrupsion në Spitalin Publik të Vushtrrisë. AGK-ja e dënon gjuhën e përdorur ndaj gazetarit Vitija, dhe konsideron se ajo pengon punën e tij dhe të gazetarëve të tjerë. Të gjitha organet duhet ta bëjnë punën e tyre profesionale, për të zbardhur ngjarjet rreth akuzave të…

Read More

Sulm ndaj ekipit të Klan Kosovës, Zubin Potok, 26.12.2022

Persona të maskuar e kanë sulmuar ekipin e Klan Kosovës në Zubin Potok. Ekipi i përbërë nga gazetarët Qëndresa Bellagoshi, Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, janë sulmuar sot në fshatin Zupç. Gazetarja Bellagoshi dhe shoferi Sinani kanë marrë trajtim mjekësor, pasi që xhamat e veturës së thyer nga gurët i kanë goditur në fytyrë. Teksa, Demiri dhe Bejtullahu kanë shpëtuar pa lëndime. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Sulmet e…

Read More

Gjuhë denigruese ndaj gazetarit, Agim Ademi, Shtime, 25.12.2022

Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, e ka njoftuar AGK-në, për gjuhën fyese dhe me tone kërcënuese që Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë kundër tij në një seancë të Kuvendit Komunal. Aliu citohet ta ketë quajtur “prontist:” Ademin, duke thënë se do ta “denoncojë” të drejtoresha e vendit të punës së tij. “Zotri Jakupi e keni gjetur një gazetar ‘prontist’ siç është Agim Ademi, ai është prontist sikurse jeni edhe ju. E keni shfrytëzuar edhe injorancën e një…

Read More

Gjuhë denigruese ndaj gazetares Saranda Ramaj, Prishtinë, 23.12.2022

Gjatë një raportimi në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere të Kuvendit të Kosovës, anëtarja e Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete Gashi, ka denigruar punën e gazetares së Grupit Koha, Sarandaj Ramaj, duke sugjeruar madje edhe “marrje masash” kundër saj. Sipas videos nga Komisioni, anëtarja e Bordit të OSHP-së, i është referuar Ramajt kur ka thënë se “është vetëm një gazetare e zëshme dhe jashtëzakonisht dezinformuese”. “Kam kërku nga anëtarët e bordit edhe jemi…

Read More

Sulm ndaj ekipit televiziv Tëvë1, Mitrovicë, 20.12.2022

Sonte në mbrëmje, një tjetër shpërthim ka ndodhur – këtë herë në afërsi të ekipit të televizionit Tëvë1, në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën e Mitrovicës. Ekipi i përbërë nga gazetari Gojart Jashari dhe kameramani Rron Agolli, ishin prezent në momentin kur ndodhi shpërthimi. “Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të…

Read More

Sulm ndaj ekipit të Klan Kosovës, Zubin Potok, 19.12.2022

Ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, është sulmuar sot, përderisa po raportonin afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Sulmuesit në drejtim të ekipit kanë hedhur gurë, si dhe i kanë fyer e sharë. Ky është sulmi i tretë në drejtim të kolegëve, kështu duke rënduar dhe rrezikuar sigurinë e tyre përgjatë raportimeve. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar për…

Read More

Gjuhë kërcënuese ndaj ekipit të Klan Kosovës, Prishtinë, 14.12.2022

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është njoftuar nga autorët dhe gazetarët e emisionit “Kiks Kosova” në Klan Kosova, për gjuhën denigruese dhe kërcënuese që drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj ekipit të këtij televizioni. Në një seri emailesh, Kelmendi i është referuar Klan Kosovës si “televizion i klanit kriminal Devolli”, dhe gazetarëve si “shërbëtorë të klanit kriminal”. AGK-ja vlerëson se gjuha e tillë është e…

Read More

Sulm ndaj ekipit të RTV Dukagjinit, Mitrovicë e Veriut, 10.12.2022

Ekipi i RTV Dukagjinit është sulmuar mbrëmjen e sotme, me eksploziv përgjatë raportimit drejtpërdrejt të gazetares, Doruntina Bylykbashi,në pjesën veriore të Kosovës. Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i Mitrovicës. Andaj, AGK-ja u bënë sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre.

Read More

Sulm ndaj ekipit të Kallxo.com, Mitrovicë e Veriut, 09.12.2022

Ekipi i Kallxo.com është sulmuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicën e Veriut nga një grup i maskuar i serbëve. Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua në afërsi të Shkollës Teknike. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga kjo pjesë e vendit, njëherësh e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet…

Read More

Sulm fizik ndaj kameramanit, Jetmir Muji, 17.11.2022, Mitrovicë

Kameramani i portalit “Insajderi”, Jetmir Muji, është sulmuar sot paradite në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë, derisa ishte duke xhiruar për një emision. Sipas kësaj medie, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës.

Read More

Linçim ndaj Arsim Lanit dhe Leonard Kerquki, Prishtinë, 05.10.2022

Deputeti i partisë në pushtet, Vetëvendosje, Sali Zyba, ka publikuar sot në profilin e tij në Facebook, një videomontazh ku paraqet kryeredaktorin e televizionit T7, Arsim Lani dhe drejtorin e T7 dhe Gazeta Express, Leonard Kërquki duke prezantuar emisione të ndara të vitit 2016 dhe 2022 me mbishkrimin “E njëjta luftë e UÇK-së, i njëjti medium”. AGK-ja konsideron se një video-montazh e tillë e publikuar nga një deputet dhe e shpërndarë nga dhjetëra pjesëtarë të VV-së, është…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarit Irfan Maliqi, Viti, 28.09.2022

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar sot nga redaksia e Plus TV, se gazetari i këtij mediumi, Irfan Maliqi, është kërcënuar nga Sylë Salihu -Udhëheqës i Shërbimeve Sociale brenda QPS-së në Viti. Maliqi gjithashtu ka pranuar mesazhe nga Hysen Ymeri - Shef i Zyrës së Burimeve Njerëzore në Komunën e Vitisë në lidhje me kronikën për mungesën e profesionistëve në degët e punëve sociale në këtë komunë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e dënon këtë veprim të…

Read More

Kërcënim ndaj gazetares Diellza Luzha, Prishtinë, 09.09.2022

Gazetarja Diellza Luzha nga Gazeta Shneta është kërcënuar nga njëri shofer i autoambulancës në Spitalin e Mitrovicës. “Gazetarja Diellza Luzha ka raportuar sot përmes një artikulli për keqpërdorimin e autoambulancës në Spitalin e Mitrovicës. Për këtë shkrim, Luzha është kërcënuar nga njëri prej shoferëve, Bajram Ferati. Ferati është kontaktuar fillimisht nga gazetarja për të marr një sqarim në lidhje me keqpërdorimin e autoambulancës, por ai nuk ka pranuar të flas. Ndërkaq”…

Read More

Sulm ndaj medieve, Prishtinë, 03.09.2022

Ka vazhduar fushata e intensifikuar e disa individëve, pjesë të strukturave ose të afërt me partinë në pushtet, Vetëvendosje kundër mediave në Kosovë. Elvis Hoxha e Hysamedin Feraj, ish-këshilltarë të Kryeministrit Kurti dhe Sadri Ramabaja, ish-asamblist i Vetëvendosjes, kanë bërë komente publike fyese kundër gazetës online “Nacionale”, duke i targetuar gazetarët dhe raportimet e këtij medium rreth grevës në arsim. Për më tepër, Hoxha para pak ditësh kishte shkruar se “në…

Read More

Kërcënim ndaj gazetares Arjana Berisha, Prishtinë, 19.08.2022

Gazetarja e kallxo.com, është kërcënuar nga shoferi i autobusit në kompaninë “Di Passio Tour” - menjëherë pasi të njëjtit iu publikua video duke përdorur telefonin gjatë vozitjes. Në një audio-incizim të publikuar nga mediumi dëgjohet se shoferi vazhdimisht e shanë gazetaren, e cila insiston t’i marrë një qëndrim të tij në lidhje me situatën. Pavarësisht kërkesës së gazetares që të ndalojë të sharat, ai vazhdon dhe e kërcënon duke kërkuar që video mos të publikohet. “Qaj…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarëve, Pejë, 04.08.2022

Shefi i deskut të Radio Gorazhdevcit, Milic Petrovic, është kërcënuar verbalisht sot në zyrat e kësaj medie nga ana e Momir Bulatovic, djali i një zyrtareje civile në stacionin lokal policor, e ka njoftuar AGK-në, zyra e këtij medium. Sipas njoftimit shkak për këtë kërcënim është bërë një shkrim i Radios për një peticion sa i përket ankesave për sjelljen e një polici. “Shtrëngoni dhëmbët nëse nuk e hiqni tekstin kundërthënës”, i ka thënë Bulatoviq gazetarit. Policia e ka…

Read More

Kërcënim ndaj medieve, Prishtinë, 14.07.2022

Deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, sot në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos atyre online. Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMShK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend. Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e…

Read More

Sulm kibernetik ndaj portalit Nacionale, 11.07.2022, Prishtine

Asociacioni i Gazetareve të Kosovës është njoftuar sot nga redaksia e portalit online “Nacionale”, se po përballen me një seri sulmesh kibernetike, që ndikojnë direkt në punën e gazetarëve të kësaj medie. AGK-ja kërkon nga Policia e Kosovës, dhe Njësiti për Krime Kibernetike që të hetojnë urgjentisht burimin e këtyre sulmeve dhe gjetjen e autorëve të këtij organizimi. Mediet kosovare kanë qenë cak i sulmeve kibernetike edhe në të kaluarën, dhe kjo ndikon përvec financiarisht…

Read More

Sulm fizik ndaj Ekipit të RTK-së, Prishtinë, 11.07.2022

Ekipi i përbërë nga gazetarja Qëndresa Duraku dhe kameramani Besnik Latifi, janë sulmuar në Tregun e Gjelbër teksa po realizonin temën e shitësve ambulantë. Sipas njoftimit të televizionit, njëri nga shitësit ka sulmuar kameramanin dhe gazetaren, duke ua pamundësuar kështu realizimin e temës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për sulmin fizik ndaj Ekipit të RTK-së. AGK-ja e dënon këtë sulm dhe u bënë thirrje organeve të drejtësisë rastin ta…

Read More

Gjuhë ofenduese ndaj gazetarit Bojan Tomic, Shtërpcë, 08.07.2022

Kryetari i Komunës së Shtërpcës ka ofenduar gazetarin e kanalit të dytë të transmetuesit publik, RTK2, Bojan Tomic. Gazetari e ka njoftuar AGK-në se në ditën e aksionit të Policisë në Komunën e Shtërpcës ka pritur në radhë që të marrë një prononcim të kryetarit Jevtiq për aksionin, por ai ka refuzuar duke e ofenduar gazetarin. “Ti mos m’u drejto. Të gjithëve mund t’ju jap deklarata, vetëm ty jo. Ti nuk je gazetar, ti përhapë gënjeshtra dhe të pavërteta. Ti nuk je gazetar.

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Gjakovë, 14.06.2022

Gazetarja e TV SYRI, Edmonda Avdija, nuk është lejuar të hyjë në Repartin e Transfuzionit të Gjakut në Spitalin “Isa Grezda”, në Gjakovë, nga shefi i këtij reparti, Kreshnik Abrashi. Sipas ankesës së kolegëve të TV SYRI, gazetarja nuk është lejuar të hyjë në këtë repart me arsyetimin se e kanë publikuar në portal kur ai është arrestuar. Sipas tyre, Abrashi ka mbyllur derën me sjellje të vrazhda dhe ka thënë se derisa është shef aty, ata nuk do të xhirojnë. Asociacioni i…

Read More

Gjuhë kërcënuese ndaj gazetarit, Arlind Sadiku, Gjilan, 04.05.2022

Gazetari Arlind Sadiku ka raportuar sot në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se është kërcënuar nga gjyqtari, Mervan Bejtullahu. Sipas Sadikut, Bejtullahu e ka kërcënuar haptazi para ndeshjes Gjilani – Drita, duke i thënë se “veç jemi në Gjilan, se t’ishim kanë në Prishtinë, t’kisha kallxu”. Për AGK-në, një gjuhë dhe sjellje e tillë është e papranueshme dhe e pamundëson raportimin e gazetarit nga vendi i ngjarjes. AGK-ja gjithashtu kërkon nga Federata e Futbollit e…

Read More

Gjuhë denigruese ndaj gazetarit, Agim Ademi, Prishtinë, 03.05.2022

Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, ka raportuar sot në AGK një seri reagimesh publike fyese pas një shkrimi për shpenzimet e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu. Ademi është quajtur nga zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosjes në Shtime, Halil Kurteshi “argat i Klanit Pronto”. AGK-ja e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe që rrezikon direkt sigurinë e gazetarit Ademi. AGK-ja e fton kryetarin Aliu që të distancohet nga presionet që po i bëhen gazetarit pas raportimeve të…

Read More

Gjuhë nënçmuese ndaj gazetares Besarta Hoti, Prishtinë, 15.04.2022

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot në një konferencë shtypi sot ka përdorur gjuhë nënçmuese ndaj gazetares Besarta Hoti. Gazetarja Hoti e ka pyetur ministrin për punësimin e motrës së tij, në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, teksa, Sveçla i ka quajtur “budallallëqe” pyetjet e gazetares, Sjellja e ministrit Sveçla është joprofesionale për postin që mbanë dhe gjithashtu ka konotacione seksiste. Përgjigja e tij ka nxitur një varg reagimesh linçuese online që…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarëve të Front Online, Prishtinë, 10.04.2022

Menjëherë pas publikimit të një pjese të aktakuzës me të cilën Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon këngëtarin Asdren Gjikolli, të njohur si Gjiko, ky i fundit ka paditur për shpifje gazetarët e portalit “Front Online”, kryeredaktorin Lavdim Hamidi dhe drejtorin Enis Veliu, duke kërkuar edhe masë sigurie ndaj postimeve të tyre në Facebook. Postimet ndërlidhen me raportimet e tyre në FrontOnline. Gjiko ka kërkuar që Gjykata Themelore e Prishtinës ta urdhërojë Hamidin…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarëve të Infokus, Prishtinë, 10.04.2022

Më datë 9 mars 2018, prokurori Remzush Latifi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër gazetarit Shkelzen Dakaj dhe gazetares Valdete Dakaj të portalit Infokus për “Lajmërim apo Kallëzim i Rremë” sipas nenit 390 të Kodit Penal. Prokurori Latifi pretendon që portali Infokus “kishte publikuar informata të pavërteta se kinse biznismeni Blerim Devolli posedon pasaportë të falsifikuar të Malit të Zi”. Devolli ishte ankuar në prokurori për dëmtim të…

Read More

Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve, Prishtinë, 08.04.2022

Kryetari i AAK-së njëherësh deputeti, Ramush Haradinaj, ka sulmuar sot mediat në Shqipëri dhe Kosovë duke i quajtur “mercenarë” dhe “të shitur”, pas pretendimeve të tij se ato kanë raportuar se mund të konsiderohet si kandidat për President të Shqipërisë. Për më tepër, Haradinaj i ka akuzuar mediat se punojnë “kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës”. Një gjuhë e tillë është kërcënuese, denigruese, e papranueshme dhe që rrezikon sigurinë e gazetarëve. AGK-ja e fton zotin…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës, Prishtinë, 05.04.2022

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për të mbyllur punimet e Kuvendit zgjedhor për gazetarë dhe media, kuvend ky që është paraparë të mbahet më 6 prill. Sipas njoftimit të FFK-së, vetëm një transmetues do të lejohet në atë hapësirë, por asnjë gazetar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim këtë vendim dhe se vlerëson se arsyetimi i hapësirës është i paqëndrueshëm, pasi që ngjarje të ngjashme janë mbuluar edhe në të kaluarën nga të gjitha…

Read More

Kanosje ndaj gazetarit, Diamant Bajra, Prishtinë, 04.04.2022

Gazetari i Gazetës Blic, Diamant Bajra, ka pranuar mesazhe kërcënuese pas emisionit të tij të fundit ku kishte trajtuar qarkullimin e parave të falsifikuara. “Pas transmetimit të emisionit “Falsifikimi që rrezikon Kosovën” në televizionin “Kanal10”, Bajra ka publikuar në profilin e tij në “TikTok” një pjesë të shkëputur nga emisioni, ku edhe ka pranuar një mesazh kërcënues nga një profil i rremë ku shkruan se - “A e menon qe tdel njk ta kerset automat edhe se din askush”.

Read More

Gjuhë linçuese ndaj gazetarëve, Prishtinë, 21.03.2022

Shefi i Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, sot ka sulmuar në mënyrë të paprecedent mediet në Kosovë, duke i lidhur ato me “biznese kriminale”, dhe duke u bërë thirrje atyre që ai i ndanë në “qytetarë të dinjitetshëm”, t’i bojkotojnë ato. AGK-ja konsideron se thirrja e tillë publike e njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri është shumë e rrezikshme, dhe thirrje e hapur për linçim. Gjuha e zotit Dalipi është në…

Read More

Sulm kibernetik ndaj Buletini Ekonomik, 26.02.2022, Prishtinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për sulmet kibernetike ndaj faqeve të “Buletini Ekonomik” dhe “Buletini Newsletter”. Në njoftimin drejtuar AGK-së thuhet se: “Më 25.02.2022, në orët e hershme të mëngjesit janë sulmuar dy faqet kryesore të “Buletinit Ekonomik” në Facebook: “Buletini Ekonomik” dhe “Buletini Newsletter”. Për momentin, të dyja këtyre faqeve u është tjetërsuar pronësia nga sulmi kibernetik i sipërpërmendur. Që nga dje, stafi…

Read More

Sulm ndaj gazetarëve të RTV Dukagjinit, 21.02.2022, Prishtinë

Një ekip i RTV Dukagjinit, i përbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj janë sulmuar fizkisht sot derisa po raportonin në lagjen Pejton të Prishtinës për deklarimin e të hyrave në ATK. Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj. Gazetarët e kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila e ka arrestuar këtë person. Ata gjithashtu e kanë…

Read More

Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve, Prishtinë, 09.02.2022

Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”. “Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin…

Read More

Arrestim: Kameramani Albion Selitaj, Suharekë, 03.02.2022

Policia e ka arrestuar sot në Suharekë kamermanin e agjenicsë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrën e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”. AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij. AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medialë në ngjarje të tilla.

Read More

Intimidim ndaj gazetarit, Alban Muhaxheri, Kaçanik, 27.12.2021

Gazetari dhe redaktori i portalit “Indeksonline”, Alban Muhaxheri, e ka njoftuar AGK-në, se është marrë në pyetje për disa orë në stacionin policor në Kaçanik, pas shkrimeve për një pjesëtar të Policisë në një faqe lokale të Facebookut. Sipas Muhaxherit, atij i është kërkuar ta heqë shkrimin ose do të mbahej në paraburgim për 48 orë. AGK-ja e dënon ftesën e Policisë për intervistimin e gazetarit dhe e sheh këtë si presion të hapur për punën e medias. AGK-ja gjithashtu e fton…

Read More

Qasje selektive ndaj gazetarit Adriatik Kelemendit, Beograd, 22.12.2021

Gazetari kosovar, Adriatik Kelmendi, ka raportuar se është marrë në pyetje nga ana e BIA-s serbe në vizitën e tij të fundit në Beograd. Sipas Kelmendit, në fakt, ai është përballur me një sjellje të tillë të autoriteteve serbe secilën herë që i ka rënë të udhëtojë në Serbi, tash e një kohë. Kelmendit i janë kërkuar sqarime për pozicionet e tij publike. AGK-ja e konsideron të papranueshme një sjellje të tillë ndaj një gazetari dhe aktivisti për pajtim rajonal. Asociacioni i…

Read More

Kërcënim me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 16.12.2021

Gazetari i portalit online, Paparaci.com, Vehbi Kajtazi, ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës- AGK, për një numër të madh kërcënimesh, mbi 100, që ka marrë pas deklaratave të tij në RTV Dukagjini rreth Grupit të Kumanovës. “Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një…

Read More

Kërcënim ndaj kryeredaktorit të gazetës Bota Sot, Idriz Morina, Prishtinë, 22.11.2021

Kryeredaktori i gazetës Bota Sot, Idriz Morina, ka pranuar një telefonatë me mesazhe kërcënuese për të dhe familjen për shkak të shkrimeve të tij. Morina e ka paraqitur rastin në Polici, dhe është hapur procedura me vlerësimin “kanosje”, sipas procedurës hetimore. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon këtë rast, dhe kërkon nga Policia e Kosovës që ta trajtojë me prioritet.

Read More

Pengim në detyrë ndaj ekipit të Klan Kosovës dhe RTV Dukagjinit, Prishtinë, 18.11.2021

Ekipi i Klan Kosovës dhe ai i RTV Dukagjinit, të cilët kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të raportuar për grabitjen e armatosur në rrugën Prishtinë – Gjilan, penguar dhe gjobitur nga Policia e Kosovës. Gazetari Flamur Gajtani, kameramani Arben Kajtazi, shoferi Gazmend Salihu nga Klan Kosova dhe gazetari Mehmet Krasniqi e kameramani Visar Kryeziu nga RTV Dukagjini, u penguan dhe më pas u gjobitën kur tentuan të shkojnë nëpër një rrugë alternative për të mbërritur te…

Read More

Sulm ndaj ekipit të Radio Evropa e Lirë, Mitrovicë e Veriut, 13.10.2021

Një ekip i Radio Evropa e Lirë, ka qenë në mesin e shumë gazetarëve që janë sulmuar sot nga protestuesit lokalë në veri të Kosovës. AGK-ja e ka pranuar me shqetësim lajmin se ekipi i këtij medium ndërkombëtar është rrethuar nga 50 persona, të cilët kanë kërkuar që të mos xhirohen. Në tentim për ta marrë kamerën, e kanë dëmtuar atë dhe makinën taxi, me të cilën ishte duke udhëtuar ekipi. Fatmirësisht, ekipi ka arritur të largohet nga turma pa u lënduar.

Read More

Gjuhë linçuese ndaj gazetarëve, Prishtinë, 09.11.2021

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosjes njëherëah ish-kandidatit i kësaj partie për deputet, Hysamedin Feraj, ndaj një grupi të gazetarëve. Në një postim në Facebook, Feraj i ka akuzuar disa gazetarë kosovarë se “punojnë falas për Serbinë”. “Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?) Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të!”, ka shkruar Feraj. Gjuha e tillë, e sidomos kur vjen nga zyrtari i një partie në pushtet, vë në…

Read More

Sulm ndaj gazetares Albulena Rexha, Mitrovicë e Veriut, 13.10.2021

Gazetarja e Kanal10, Albulena Rexha përderisa ishte duke raportuar live nga Mitrovica e Veriut është sulmuar nga serbët lokal me një mjet shpërthyes. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me faktin që gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu vazhdojnë të jenë të rrezikuar. Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre. Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarëve të Gazetës Sinjali, Prishtinë, 11.10.2021

Gazetarët e Gazetës Sinjali kanë pranuar mesazhe kërcënuese dhe ofenduese nga familjarët e personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se kanë përgatitur vepra terroriste. Për AGK-në, është tejet shqetësuese dhe tërësisht e papranueshme që gazetarët vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve të tilla. Andaj, ftojmë organet kompetente që sa më parë të marrin në mbrojtje gazetarët dhe këtë medium për të parandaluar ndonjë incident eventual. Vlerësojmë se qasja e…

Read More

Sulmohen gazetarët shqiptarë e serbë në veri të Mitrovicës, Mitrovicë, 13.10.2021

Janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë. Ndërkohë, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni.

Read More

Gjuhë linçuese ndaj gazetarit, Uran Haxha, Prishtinë, 20.09.2021

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë ka përdorur gjuhë linçuese në drejtim të gazetarit, Uran Haxha. Dega e LDK-së në Suharekë mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka linçuar gazetarin Haxha si "këshilltar i nëntokës së Bali Muharremajt", kundërkandidatit të kësaj partie politike, dhe se sipas tyre me paraqitjen e Haxhës është devalvuar debati. Për AGK-në është tejet shqetësuese se si një parti politike kategorizon gazetarët në mënyrë të tillë…

Read More

Qasje selektive ndaj gazetarëve kosovarë, Tiranë, 14.09.2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përdodur qasje selektive në raport me gazetarët nga Kosova, që ishin pjesë e konferencës me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në këtë konferencë, pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel. Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar…

Read More

Gjuhë linçuese ndaj medieve, Prishtinë, 11.09.2021

Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka përdorur gjuhë linçuese ndaj medieve. Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela disa herë ka përdorur gjuhë dengiruese duke i etiketuar mediat si “të ish-regjimit Pronto”. AGK konsideron se kjo gjuhë është linçuese dhe që shërben për përhapjen e urrejtes dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Duke ardhur nga zyra më e lartë e shtetit, këto veprime të zotit Vela ndikojnë në frikësimin e gazetarëve dhe…

Read More

Kërcënim ndaj "Albanian Post", Prishtinë, 08.09.2021

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërcënuar portalin "Albanian Post" dhe drejtorin e tij, Baton Haxhiu, për shkak të raportimit të mëhershëm për dështimin e procesit për emërimin e ambasadorëve të rinj të Kosovës. Në një audio-incizim të publikuar nga "Albanian Post", Abazi kërcënon hapur Haxhiun dhe mediumin që ai drejton. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin e bërë nga Haki Abazi. Kërcënimi i hapur e me paramendim…

Read More

Gjuhë linçuese ndaj portalit Jepi Zë, Mitrovicë, 31.08.2021

Dega e partisë politike Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë, ka linçuar gazetarë dhe media të caktuara, duke nisur nga portali lokal “Jepi Zë”. Akuzat e partisë në pushtet se ky portal është në shërbim të një partie tjetër politike janë të papranueshme. Thirrja për bojkot ndaj portalit lokal dhe gjuha e përdorur ndaj disa gazetarëve është linçim që cenon seriozisht sigurinë e tyre. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, fton këtë parti politike që…

Read More

Pengim në detyrë ndaj ekipit të Klan Kosova, 18.08.2021, Drenas

Emisioni veror i televizionit Klan Kosova, që po transmetohej direkt nga Drenasi është ndërprerë, të mërkurën mbrëma. Deri tek ndërprerja ka ardhur pasi që në drejtim të moderatorëve të emisionit po hidheshin gjësende nga publiku, që përbëhej kryesisht nga fëmijë. AGK-ja është e shqetësuar me pengimin në detyrë të gazetarëve të këtij televizioni, dhe pret nga publiku i përgjithshëm që të respektojë punën e medias, sidomos kur ajo kryhet…

Read More

TENTIM-HYRJEN ME DHUNË NË ZYRAT E “BOTAPRESS”, PRISHTINË, 30.07.2021

Të premten një person i panjohur ka tentuar të futet me dhunë në zyrat e portalit online “Botapress”. E gjithë ngjarja është inçizuar nga kamerat e sigurisë së portalit, ku nga pamjet e publikuara shihet si personi i afrohet derës së redaksisë, provon ta hapë, por ndalon pasi sheh kamerën. AGK shpreh shqetësim për këtë akt ndaj kësaj medie, dhe fton Policinë e Kosovës që ta hetojë me prioritet rastin, në mënyrë që gazetarët të kenë ambient të sigurt të punës. Gjithashtu…

Read More

Thirrje për intervistim në cilësinë e të dyshuarit, Mentor Gjergjaj, Prishtinë,17.05.2021

Më 14 maj, gazetari Mentor Gjergjaj është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit nga Prokuroria Themelore e Gjakovës për një rast që lidhet me një artikull të botuar nga gazetari më 3 maj 2018, në Gazetën Express. Gjergjaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga një hetues i Policisë së Gjakovës për “inçizim pa autorizim”, ndonëse siç deklaron vetë gazetari audio-inçizimi…

Read More

Ofendim dhe kërcënim në drejtim të gazetarëve të Gazetës Express, Prishtinë, 17.05.2021

Zyrtarja e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Anita Xhabiri ka ofenduar një gazetare të Gazetës Express pasi ajo ka kërkuar qëndrim të Drejtorisë së Arsimit, pas raportimeve se një nxënëse e klasës së parë është abuzuar seksualisht nga disa nxënës të tjerë. Pas publikimit të lajmit për ofendimin e bërë, raportohet se redaksia e Gazetës Express të shtunën ka pranuar një telefonatë kërcënuese nga bashkëshorti i Xhabirit. Ai ka kërkuar që të largohet lajmi për…

Read More

Gjuhë nënçmuese në drejtim të gazetares, Albijona Hoxhaj, Prishtinë, 18.07.2021

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka përdorur gjuhë nënçmuese në drejtim të gazetares së Institutit të Kosovës për Drejtësi, Albijona Hoxhaj dhe kolegëve të saj. Pas raportimit të “Betimit për Drejtësi” për qasjen e Viktor Buzhales në drejtim të gazetares, Albijona Hoxhaj, Buzhala ka vazhduar të përdorë gjuhë akuzuese e ofenduese ndaj gazetarëve edhe përmes një komenti në Facebook. “Thuani që unë paskam fyer dhe…

Read More

Pengim në detyrë, Parim Olluri, Prishtinë, 17.04.2021

Drejtor i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, mëngjesin e sotëm është intervistuar nga Policia e Kosovës, pas disa publikimeve që mediumi i publikoi mbrëmë rreth sigurimit të vaksinave kundër COVID 19. Për AGK-në është tërësisht i papranueshëm intervistimi i Parim Ollurit, me qëllim të zbulimit të burimit të tyre, pasi që kjo në thelb është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së medieve. AGK-ja u bën thirrje organeve…

Read More

Gjuhë seksiste në drejtim të gazetares, Qendresa Krelani, Prishtinë, 12.04.2021

Trajnerit i futbollit, Tahir Batatina, ka përdorur gjuhë seksite dhe ofenduese në drejtim të gazetares së sportit në RTK, Qëndresa Krelani. Batatina gjatë një emisioni televiziv i është drejtuar gazetares me fjalët: "Ti në gazetari mundesh me palu gazeta, ose me pastru diçka, por me analizu futbollin në këtë mënyrë jo.... niveli yt nuk është i një gazetareje, duke filluar prej dukjes..." Gjuha seksiste, ofenduese dhe krejtësisht joadekuate e përdorur nga…

Read More

Kërcënim dhe pengim në detyrë ndaj ekipit të KALLXO.com, Rahovec, 19.03.2021

Ekipi i KALLXO.com, gazetarja Arbisa Shefkiu dhe kameramani, Denis Slovinja janë kërcënuar dhe penguar nga dy persona në qytetin e Rahovecit. Ekipi është kërcënuar tri ditë më parë përderisa ishin duke xhiruar në afërsi të teqesë “Haxhi Shejh Iljazi Rifai”, duke e trajtuar rastin e një parkingu që komuna i ka dhënë leje për shfrytëzim të kësaj hapësire shehut, Mehdi Shehu, pa pëlqimin e banorëve dhe Asamblesë Komunale. Gazetarja dhe kameramani me të filluar xhirimet e kësaj…

Read More

Gjuhë linçuese ndaj korrespodentit, Baki Rexhepi, Preshevë, 05.03.2021

Kryetari i Alternativës për Ndryshime, Shqipërim Arifi, ka përdorur gjuhë linçuese në drejtim të korrespodentit të Radio Televizionit të Kosovës, Baki Rexhepi. Arifi mbrëmë përgjatë një interviste në një televizion të Kosovës, e ka akuzuar Rexhepin se është një person i korruptuar dhe prandaj nuk deklarohet për RTK-në, duke shtuar se ka fakte për këto që flet. Në lidhje me këtë deklaratë, AGK-ja ka kontaktuar edhe drejtorin e RTK-së, Festim Kabashi, i cili ka deklaruar se…

Read More

Sulm fizik në drejtim të gazetarit, Visar Duriqi, Prishtinë, 25.02.2021

Gazetari Visar Duriqi është sulmuar mbrëmë rreth mesnatës nga tre persona të panjohur. Gazetari për medie ka deklaruar se ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi si pasojë e sulmit fizik i ka dhëmbët dhe hundën e thyer. Në lidhje me rastin, për medie është deklaruar edhe Policia e Kosovës. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar…

Read More

Gjuhë linçuese në drejtim të RTV Dukagjinit nga PDK dhe LDK, Prishtinë, 21.01.2021

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë përdorur gjuhë linçuese në drejtim të RTV Dukagjinit. Gjuha e tillë linçuese për AGK-në është tërësisht e papranueshme dhe përbën trysni ndaj kolegëve tanë gazetarë. Duke i akuzuar mediet se po favorizojnë një subjekt politik, i bëjnë ato target të sulmeve. AGK-ja u bënë thirrje partive politike që nëse kanë ankesa në drejtim të ndonjë mediumi, t’i drejtojnë ato tek organet kompetente.

Read More

Sulm fizik në drejtim të gazetarit, Valon Syla, Prishtinë, 22.12.2020

Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme. Në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, Syla shihet duke u grushtuar nga një person i panjohur. Në lidhje me rastin, AGK-ja ka kontaktuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se kanë pranuar informatën për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. “Sot rreth orës 12:05, kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton është sulmuar gazetari. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka…

Read More

Gjuhë ofenduese dhe kërcënuese në drejtim të gazetarit Arsim Lani, Prishtinë, 01.12.2020

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, Melihate Tërmkolli, ka përdorur gjuhë ofenduese dhe kërcënuese në drejtim të gazetarit të Televizionit 7, Arsim Lani. Tërmkolli përmes një mesazhi elektronik, e ka quajtur gazetarin “bërllok” dhe “i pafytyrë”, për shkak se siç e ka bërë të ditur gazetari për AGK-në, Tërmkolli nuk ishte njoftuar paraprakisht për të ftuarin tjetër në studio. Krahas ofendimeve, ajo gjithashtu ka kërcënuar Lanin, duke i thënë se “ do ta paguajë…

Read More

Pengim në detyrë ndaj ekipit të Klan Kosovës, Gjakovë, 12.11.2020

Ekipi i Klan Kosovës është penguar të transmetonin ndeshjen e basketbollit në mes të Vllaznimit– Trepçës në palestrën "Shani Nushi", në Gjakovë. Ekipi është penguar në kryerjen e detyrës zyrtare nga përgjegjësi i palestrës dhe i një pjesëtari të sigurimit. Pengimi ka ndodhur më 11 nëntor rreth orës 17:00, kur ekipi kishte kërkuar asistencë nga zyrtari i palestrës për t’i futur pajisjet në sallë dhe për t’u përgatitur për transmetimin e ndeshjes Vllaznimi – Trepça. Sipas…

Read More

Kërcënim në drejtim të gazetarit Shkumbin Kajtazi, Mitrovicë, 18.10.2020

Vetura e gazetarit të njohur kosovar, Shkumbin Kajtazi, ka qenë cak i disa të shënave me armë zjarri mbrëmë në qytetin e Mitrovicës. Këtë e ka bërë të ditur vetë gazetari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka deklaruar se rastin e ka lajmëruar në polici dhe se sipas tij, sulmi lidhet me punën e tij pasi që nuk ka probleme personale. “Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime është qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, ku…

Read More

Kërcënime në drejtim të gazetarëve të Gazetës Express, Prishtinë, 13.10.2020

Gazetarët e Gazetës Express janë kërcënuar me vrasje të shtunën në mbrëmje nga Naser Gashi i njohur në publik si Naser Qeli. Sipas Gazetës Express, Gashi, të shtunën në mbrëmje ka thyer derën e redaksisë dhe i ka kërcënuar gazetarët për shkak të një shkrimi që ishte publikuar nga gazeta për ish-bashkëshorten e tij. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi për medie, ka dënuar ashpër kërcënimin e gazetarëve të Gazetës Express. Hyrja me dhunë në redaksi dhe…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarit Ermal Panduri, Prishtinë, 08.09.2020

Gazetari njëherësh drejtuesi i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri. është kërcënuar nga disa persona në rrjete sociale. Panduri ka njoftuar se është duke u kërcënuar me jetë nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi përmes rrjetit social Facebook, ku ka postuar një koment ofendues dhe kërcënues në drejtim të tij. “Ky djali po më kërcënon me jetë, po ma shan’ krejt familjen! Si ky janë shumë, por të mirët janë më shumë”, ka shkruar…

Read More

Kërcënim verbal në drejtim të RTK-së, Prishtinë, 05.09.2020

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), është kërcënuar nga disa persona të panjohur. Këtë kërcënim për medie e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, me ç’rast ka deklaruar se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme. “Menjëherë njësitet komeptente policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme profesionale për të trajtuar informatat e tilla dhe janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe fakteve që ndërlidhen me këtë raportim”, citohet të ketë…

Read More

Pengim në detyrë ndaj ekipit të RTK-së, Zubin Potok, 14.08.2020

Ekipi i Radiotelevizionit të Kosovës është ndaluar dhe penguar të xhironin në Zubin Potok nga një grup personash me uniformë të njëjtë ku shihej flamuri i Serbisë. Ekipi i përbërë nga kameramani Mumin Jashari dhe dy pjesëtarët tjerë Zymer Leci dhe Arben Jashari, edhe pse kishin leje nga KFOR-i që të xhironin në Zubin Potok, ata gjatë ditës së djeshme (13 gusht), në mënyrë tërësisht jo legale janë penguar të xhironin nga këta pjesëtarë, e më pastaj janë…

Read More

Kërcënim verbal ndaj gazetares Jeta Xharra, Prishtinë, 03.07.2020

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gani Koci, ka përdorur gjuhë fyese ndaj gazetares Jeta Xharra. Koci përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, i ka quajtur gropa skeptike serbe që duhet mbyllur me beton, disa personalitete duke përfshirë edhe gazetaren e BIRN-it, Jeta Xharra. “Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, ka shkruar ai. Asociacioni i…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, Prishtinë, 14.06.2020

Gazetarit të portalit "Reporteri", Shkumbin Kjatazi më 13.06.2020 është tentuar t'i digjet vetura me benzinë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kajtazi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka treguar se në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë, një person kishte tentuar t’ia digjte me benzinë veturën e tij. Këtë akt, sipas gazetarit e kanë parandaluar banorët e kësaj rruge, të cilët e kishin njoftuar edhe Policinë e Kosovës. AGK-ja përmes një…

Read More

Presion ndaj gazetarëve Adriatik Kelmendi, Agron Bajrami, Besnik Krasniqi, Prishtinë, 23.05.2020

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu përmes disa shkrimeve të publikuara në rrjetin social Facebook, kanë ushtruar presion ndaj gazetarëve: Adriatik Kelmendi, Agron Bajrami e Besnik Krasniqi. AGK-ja përmes një komunikate u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve politik që të ndalin sulmet ndaj gazetarëve, në mënyrë që puna e tyre t’i shërbej opinionit dhe zhvillimit demokratik të shoqërisë sonë.

Read More

Kërcënim verbal ndaj gazetarëve, Prishtinë, 09.05.2020

Zëvendësministri i Mbrojtjes njëherësh anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje – Enver Dugolli, ka sulmuar verbalisht gazetarët përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Piskamat shterruese e dëshpëruese të disa “gazetarëve” për të krijuar me çdo kusht viktimën, përveçse të gërditshme janë edhe ofenduese. Është e pakuptueshme kur mediumi bie në gracka të tilla për të krijuar më çdo kusht “viktimën plitike” madje duke i kushtuar transmetim direkt nga Stacioni i Policisë…

Read More

Kërcënime tjera ndaj gazetarëve, Yllka Ahmetxhekaj, Prishtinë, 05.05.2020

Gazetarja Yllka Ahmetxhekaj është penguar në kryerjen e detyrës nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Bazuar në njoftimin nga gazetarja e portalit “Periskopi”, derisa ishte duke hulumtuar për një rast të karantinuar. Përgjatë punës, ajo është telefonuar nga një person i cili është paraqitur si Polic i Njësisë së Hetimeve në Gjilan. Ky i fundit i ka thënë Ahmetxhekajt se ka kryer vepër penale dhe se do të pasojnë telefonata tjera ku puna e saj në rastin në fjalë do të…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetarit Nenad Milenkovic, Mitrovica e Veriut, 28.04.2020

Nenad Milenkovic gazetar dhe pronar i Televizionit Plus është sulmuar fizikisht në Mitrovicën e Veriut nga persona të pa njohur. Katër persona të maskuar, në afërsi të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë sulmuar gazetarin Nenad Milenkovic. Si pasoj e lëndimeve trupore gazetari ka marrë tretman mjekësor. Personat të cilët kanë kryer këtë sulm ende janë të panjohur për policinë, përderisa dyshimet e bazuar çojnë në atë se lidhet me profesionin e gazetarit që…

Read More

Kërcënim verbal ndaj gazetarit Fidan Jupolli, 15.04.2020

Moderatori dhe gazetari i Televizionit 7 – Fidan Jupolli përmes rrejteve sociale ka marrë mesazhe kërcënuese, të cilat lidhen me punën e tij. Bazuar në njoftimin për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovë – AGK, Jupolli ka treguar se vazhdimisht është duke marrë mesazhe kërcënuese. Sipas tij, në to shkruhet se do ta likuidojnë, apo dëbojnë nga Kosova. Kësi mesazhesh ka marr po ashtu gjatë kohës kur po intervistonte Ministren e Drejtësisë – Albulena Haxhiu. Gazetari Jupolli e ka…

Read More

Arrestim: Tatjana Llazareviq, Mitrovicë, 12.04.2020

Gazetarja e portalit “Kossev”, Tatjana Llazareviq është arrestuar nga policia me datë 12 prill 2020, derisa po ushtronte detyrën e saj. Rasti kishte ndodhur në kushte kur ishte në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid 12. Rastin e ka konfirmuar vetë gazetarja, përkatësisht redaktorja e këtij portali, Tatjana Lazareviq. Ajo ka treguar se, kishte dalë në terren për realizimin e një…

Read More

Kërcënim tjetër ndaj gazetarëve, Berat Buzhala dhe Parim Olluri, Prishtinë, 08.04.2020

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Ferraj ka sulmuar verbalisht gazetarët Berat Buzhala dhe Parim Olluri për duke i cilësuar ata si pjesë të një lobi mendor serbo-rus në Kosovë. Përmes shkrimeve në llogarinë e tij në Facebook, Ferraj ka thënë “Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë. Këtë mund ta realizoj vetëm me lobistët serbo-rus brenda Kosovës…

Read More

Diskriminim ndaj gazetarëve në RTK, Prishtinë, 05.04.2020

Radiotelevizioni i Kosovës – RTK, përkatësisht trupat e tij udhëheqës, kanë ndërmarrë masa disiplinore ndaj punonjësve të saj në mënyrë selektive. Drejtuesit e RTK-së formuar komisione disiplinore për të marrë masa ndëshkuese ndaj një grupi gazetarësh, të cilët në një formë ose tjetër kanë shfaqur pakënaqësi. Njëjtë nuk kanë vepruar ndaj një grupi tjetër gazetarësh të cilët qëllimisht kanë bërë shkelje serioze ndaj etikës profesionale dhe në dëm të interesit publik. Këto…

Read More

Diskriminim ndaj gazetarëve në Gazetën Zëri, Prishtinë, 02.04.2020

Gazeta ZËRI gjatë muajit mars 2020 ka larguar nga puna më shumë se njëzet gazetarë, redaktorë dhe punonjës të tjerë medial. Në mesin e punëtorëve të larguar nga puna, janë 3 gazetarë dhe 1 redaktor, ndërsa siç kanë lajmëruar kolegët tanë, dy prej gazetarëve, janë gra shtatzëna. Ata janë njoftuar për shkëputje të kontratave përmes një e-mail nga Drejtori i Gazetës ZËRI, gjë e cila në opinionin publik është interpretuar si shkelje e të Ligjit të Punës, konkretisht të…

Read More

Sulm verbal ndaj gazetarëve: Jeta Xharra, Xhemajl Rexha dhe Fidan Jupolli, Prishtinë, 28.03.2020

Moderatorët dhe gazetarët Jeta Xharra – Jeta në Kosovë, Xhemajl Rexha – Kohavizion dhe Fidan Jupolli – Televizioni 7, janë linquar publikisht përmes rrjeteve sociale. Përmes një faqe në rrjetin social FACEBOOK, gazetarët në fjalë janë cilësuar si mercenarë të njërit prej subjekteve politike në vend, konkretisht Lëvizjes Vetëvendosje. Rasti lidhet me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku qeveria nuk i ka mbijetuar një mocioni votbesimi në kuvend. Objekt i këtij sulmi…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetarëve: Diamand Bajra, Nebi Maxhuni dhe Arsim Rexhepi, Mitrovicë e Veriut, 23.03.2020

Ekipi i Gazetës Online Blic i përbërë nga gazetarët Diamand Bajra, Nebi Maxhuni dhe kameramani Arsim Rexhpi janë sulmuar nga dy persona derisa po realizonin një kronikë për Coronavirusin ne veri të Mitrovicës. Ekipi i Gazetës Blic ishte afruar pran një vendi ku shitej miell dhe komunikonin me qytetarët se si shkonte furnizimi. Në atë moment, janë sulmuar nga dy persona, duke i goditur me grushte dhe shqelma. Nga ky sulm, gazetari Nebi Maxhuni ka marrë tretman mjekësor si…

Read More

Kërcënim dhe tentim sulmi ndaj Berat Buzhalës, Prishtinë, 21.03.2020

Gazetari dhe pronari i Gazetës Express dhe Televizionit 7 – Berat Buzhala është kërcënuar dhe ka pasur një tentim sulmi fizik ndaj tij ditën e 21 marsit 2020. Teksa ishte në një barnatore, dy persona të cilët ndodheshin jashtë saj, kanë tentuar ta sulmojnë gazetarin Berat Buzhala. Përmes një njoftimi në llogarinë e tij personale në FACEBOOK, ai ka bërë me dije se, “në prezencë te katër pesë vetave, te barnatorja Rexal ne Prishtine, dy vagabondë të Vetëvendosjes deshën të më…

Read More

Kërcënim verbal ndaj gazetarit Bekim Kabashi, Rahovec, 12.03.2020

Drejtori i Gazetës Online “Reporteri” – Bekim Kabashi është kërcënuar nga biznesmeni Latif Kryeziu. Latif Kryeziu i cili është pronar i një kompanie të derivateve, përmes mesazheve telefonike ka kërcënuar gazetarin Bekim Kabashi. Ai i është drejtuar gazetarit me fjalët “Mjer ju çka keni me përjetu”, dhe pastaj i kanë kërcënuar edhe përmes thirrjeve telefonike në redaksi. Më pas, i njëjti i ka shkuar në shtëpinë e prindërve të tij, bashkë me një person tjetër dhe i ka…

Read More

Sulm fizik: Ekipi i arbresh.info, Vushtrri, 11.01.2020

Ekipi i arbresh.info është sulmuar dje gjatë raportimit të tyre për vizitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, njëherësh edhe nënkryetar i Listës Serbe, në fshatin Prilluzhë të Komunës së Vushtrrisë. Sipas raportimeve të arbresh.info, Simiq ka vizituar një shkollë të mesme të ulët dhe më pas të ashtuquajturën Komunën paralele të Prilluzhës. Ekipit të arbresh.info ju pamundësua të jetë i pranishëm për të raportuar ngjarjet, përderisa mediet serbe u lejuan…

Read More

Kërcënim: KALLXO.com, Gjakovë,  27.12.2019

Gazetarja e KALLXO.com është kërcënuar në kohën kur po monitoronte një rast të fajdesë në Gjykatën e Gjakovës. Siç raporton KALLXO.com, para shpalljes së aktgjykimit në rastin ku S.Sh. po akuzohet për fajde, i njëjti ka kërkuar nga mediet e pranishme që të mos fotografojnë dhe të shkruajnë me iniciale, përkundër që një gjë e tillë nuk është kërkuar nga Gjykata. Si rrjedhojë, pasi që gazetarja e KALLXO.com ka vazhduar me kryerjen e detyrave të saja, njëri nga shoqëruesit e të…

Read More

Kërcënim: Kajtaz Gecaj, Skenderaj, 20.12.2019

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Skenderaj, Ramiz Shala, e ka kërcënuar me sulm fizik korrespondentin e gazetës “Zëri”, Kajtaz Gecaj. Sipas gazetarit Gecaj, kërcënimi ka ndodhur si rrjedhojë e artikullit të publikuar “Sivjet Komuna e Skenderajt pagoi katër portale, asnjëri lokal.” “Para pak çasteve, Ramiz Shala, drejtor i Kulturës më ka kërcënuar se do të më sulmojë fizikisht nëse edhe njëherë ia përmendi emrin në gazetë, edhe pse emrin ia ka përmendur kolegu i tij…

Read More

Sulm fizik i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ndaj gazetarit Ensar Ramadani- Prishtinë, 17.12.2019

Gazetari i IndeksOnline, Ensar Ramadani, është sulmuar fizikisht nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Siç shkruan IndeksOnline, ministri Shala e ka goditur në fytyrë gazetarin Ramadani, përderisa ky i fundit ishte në kryerje të detyrës. Ai ishte duke përcjellë nga afër gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut, në QKUK. Në vendngjarje, Shala i ka kërkuar telefonin gazetarit dhe pas refuzimit të kësaj kërkese, Shala e ka sulmuar fizikisht…

Read More

Sharje dhe presion ndaj gazetares së “Betimi për Drejtësi”, Prishtinë, 12.12.2019

Një nga gazetaret e portalit “Betimi për Drejtësi”, është ofenduar, sharë dhe i është bërë presion gjatë seancës gjyqësore të cilën ajo po e monitoronte me datën 9 dhjetor 2019, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Seanca e raportuar nga gazetarja kishte të bëjë me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj M.Z., E.K. dhe I.K. “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar më 9 dhjetor 2019, lidhur me përdorimin e telefonit nga i akuzuari E.K., i cili…

Read More

Gjuhë linçuese: Denis Galushi, Prishtinë, 11.12.2019

Gazetari i Radio Kosovës, Denis Galushi, përmes një shkrimi autorial ka shkruar rreth komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Ky shkrim, sipas deputetit Berisha përmban shkelje andaj të hënën, me datën 09.12.2019, ka dorëzuar kallëzim penal në Gjykatën Themelore në Prishtinë. “Bazuar në publikimin e tij të datës 18.10.2019 me titull: “Artikulli “Roma + Ashkali + Egjiptian = ROMA” kemi konstatuar se ka kryer vepër penale duke nxitur përçarje dhe mosdurim si dhe duke mohuar…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetares Mejreme Gashi, Prishtinë, 07.11.2019

Gazetarja e Klan Kosovës, Mejreme Gashi, është sulmuar fizikisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës, nga persona brenda një kazinoje. Ekipi i Klan Kosovës ishte duke e realizuar një kronikë për operimin e disa kazinove në vendin e përmendur, kur persona që punonin në një kazino i ka penguar prezenca e medias dhe u janë vërsulur verbalisht dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht gazetarën. ”Fillimisht mua dhe Rilindit na janë vërsulur duke na sulmuar verbalisht me fjalët më të…

Read More

Kërcënim ndaj Ekipit të Klan Kosovës nga familjari i imamit Sead Bejta, Mitrovicë, 06.11.2019

Ekipi i Televizionit Klan Kosova, është kërcënuar nga një familjar i imamit të xhamisë së Zhabarit, Sead Bejta. “Nëse publikohet vetëm një sekuencë për këtë rast, ose ti ose unë do të jemi mi tokë”, është kërcënimi që i është bërë ekpit të Klan Kosovës, përderisa ata ishin duke realizuar një storje, ku protagonistë ishin imami Sead Bejta dhe një grua me iniciale S. B.

Read More

Sulm fizik ndaj gazetares Norë Kelmendi, Prishtinë, 28.10.2019

Gazetarja e Ekonomia Online, Norë Kelmendi, ka qenë duke realizuar një kronikë për një incident në kryeqytet, ku nga shembja e dheut janë dëmtuar disa vetura. Gjatë kryerjes së detyrës, ajo është penguar nga pronari i një kompanie ndërtuese, Arsim Rexhepi. Ai e ka tërhequr për krahu gazetaren, duke e larguar nga vendpunishtja, ani pse ekipi i EO kanë poseduar leje për xhirime nga inspektori i ndërtimit. Gjatë këtij incidenti, ka ndërhyrë edhe policia, me ç’rast kanë marr…

Read More

Gjuhë linçuese e Hysen Durmishit ndaj gazetarëve, Prishtinë, 26.10.2019

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka linçuar publikisht drejtorin e televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiun dhe kryeredaktorin e gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazin. Përmes një shkrimi në Facebook, Durmishi, ndër të tjerë, ka kërkuar arrestimin e dy gazetarëve.

Read More

Gjuhë fyese ndaj gazetares Paulina Nushi Muhaxhiri, Prishtinë, 12.09.2019

Gazetarja Paulina Nushi Muhaxheri për AGK-në ka bërë të ditur se me qëllim që artikulli dhe raportimi të bëhet sipas standarde të gazetarisë, kanë kontaktuar doktorinSejdullah Mahmuti, për të cilin prokuroria ka ngritur aktakuzë por se ai ka qenë i pa qasshëm. Nushi Muhaxhiri më pas i kishte dërguar edhe mesazh telefonik për të marrë qëndrimin e tij në lidhje me këtë aktakuzë të ngritur ndaj tij, por ai prapë gjatë tërë ditës së martë nuk kishte kthyer ndonjë përgjigje.

Read More

Gjuhë linçuese e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve Mentor Shala dhe Ridvan Berisha, Prishtinë, 31.08.2019

Në një postim në rrjetet sociale Sami Kurteshi komenton vdekjen e Astrit Deharit në burg, shkruan pos tjerash se “Të gjitha këto veprime kriminale politiko-policore, u mbuluan me propagandën më të egër mediale gebelsiane të udhëhequr nga Mentor Shala dhe Ridvan Berisha, drejtor gjegjësisht redaktor të RTK, të përcjellur me besnikëri nga disa media elektronike, të shkruara dhe audio-vizuele”. Linçimi publik i Sami Kurteshit nuk ndalet vetëm ndaj Shalës dhe Berishës, por…

Read More

Gjuhë linçuese ndaj Gazetës Express nga PDK, Prishtinë, 22.08.2019

Sulmi i Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Gazetës Express, për AGK është i papranueshëm. Thirrja publike “Mos u besoni lajmeve të rreme të Gazetës Express”, është ndërhyrje flagrante ndaj një mediumi. Gjuha e këtij subjekti politik vazhdon të degradoj tutje, i cili sado që thotë se respekton mediet dhe lirinë e shprehjes, fton qytetarët që t’i marrin me rezervë lajmet e Gazetës Express, lajme të cilat i cilëson të rreme. “Kjo web faqe tashmë një kohë është futur në këtë…

Read More

Kërcënim dhe sulm ndaj Gramos Zurnaxhiut, Prizren, 22.07.2019

Xhiruesi i TV BESA në Prizren, Gramos Zurnaxhiu, është penguar, sulmuar dhe kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës së tij. Zurnaxhiu me datën 19.07.2019 gjatë aksionit të Inspektoratit për rrënimin e disa objekteve në kompleksin “Abi Çarshia” në Prizren, është kërcënuar nga disa punëtorë të saj dhe persona të panjohur. Pronari i TV BESA, Muhamet Fusha, për AGK ka treguar se rastin e kanë proceduar në polici dhe se tashmë po trajtohet si kanosje. Tutje Fusha ka treguar se për…

Read More

Kërcënim ndaj gazetares Zana Cimili, 05.07.2019

Korrespondentja e televizonit regjional N1 në Kosovë, Zana Cimili, është kërcënuar me jetë përmes rrjeteve sociale. Personi që e kërcënoi gazetaren Cimili, në një fotografi të vajzës së saj të postuar në Instagram, ka shkruar një koment në gjuhën serbe duke thënë se gjithnjë e më shumë e ka dëshirë jetësore që ta vras një shqiptar. “Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të…

Read More

Pengim në kryerje të detyrës - Enis Misimi, Prishtinë, 17.06.2019

Kameramani i KosovaPress-it Enis Misimi teksa po xhironte mbajtjen e kuvendit zgjedhor të nëndegës së LDK-së në lagjen Mati( 16.07.2019), është penguar në punën e tij nga disa persona të cilët i kanë kapur kamerën me dorë duke mos e lejuar vazhdimin e xhirimit. Ndërkohë gazetarja e “KosovaPress”që ishte pjesë e ekipit Shqipe Pajaziti, ka treguar për AGK-në se si këta persona i kanë kërkuar të dijnë se kush u ka dhënë leje që ta xhirojnë ngjarjen.

Read More

Pengim në kryerje të detyrës- Mirlind Behluli, Prishtinë, 23.05.2019

Gazetari i T7 Mirlind Behluli, po përcillte një ngjarje ditore në Dubravë kur u pengua nga disa oficerë korrektues që ta merrte një deklaratë nga një ish pjesëtar i UÇK-së, ish i burgosur në Burgun e Dubravës, dëshmitar në Hagë që hyri në skenë papritur dhe po akuzonte përfaqësuesit politikë të pranishëm.

Read More

Kërcënim verbal ndaj gazetarit Irfan Maliqi, Prishtinë, 08.05.2019

Gazetari Irfan Maliqi siç është bërë e ditur për AGK-në ka shkruar dy tekste, njëri për kthimin e grave nga vatrat e luftës në Siri dhe tjetri për fenomenin e vjedhjeve që ka ndodhur kohëve të fundit në Viti. Për të dyja këto shkrime ai është kanosur përmes dy mesazheve në rrjetin social Facebook. Derisa për rastin e parë dihet kërcënuesi, identiteti i të cilit tashmë është i njohur dhe për Policinë e Kosovës, në rastin e dytë kërcënimi është bërë nga një profil i rremë.

Read More

Frikësim - Leonard Kërquki, Prishtinë, 03.05.2019

Kryeredaktori i Gazetës Express, Leonard Kërquki, ka njoftuar AGK-në për gjuhën e përdorur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një bisedë telefonike lidhur me raportimin e sotëm të Gazetës Express se Veseli ka udhëtuar pasdite për në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale. Kërquki thekson se lajmi u publikua i bazuar në burime dhe në pamundësi që një gjë e tillë siç thotë ai, të konfirmohet nga zyra e kryetarit të Kuvendit. Sipas, Kërqukit gjuha e…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarit Diamant Bajra, Prishtinë, 03.04.2019

Gazetarit i "Gazeta Blic", Diamant Bajra, kishte telefonuar kryetarin e BIK-ut në Pejë, lidhur me atë se Arifaj dyshohet se ka qenë i përfshirë në rastin e zhvarrimit të një kufome dhe rivarrimit të saj në një hapësirë tjetër, pa praninë e familjarëve. Rasti është iniciuar nga Policia e Kosovës si “dëmtim i varrezave apo kufomave”. Gjatë po të njëjtës bisedë telefonike, Arifaj ndër të tjera ka theksuar “Shiqo Diamant, mirë bane që me thirre se me ty kam punë kismet Allah në…

Read More

Gjuhë linçuese ndaj gazetarit të "Koha Ditore" Besnik Krasniqi, 13.02.2019

Ndaj gazetarit të Kohës Ditore, Besnik Krasniqi, është përdorur gjuhë linçuese nga këshilltari i kryeministrit Halil Matoshi, duke i vënë Krasniqit epitetin “fabrikues i lajmeve” e duke e krahasuar me gazetarët e “Sputnikut rus”.

Read More

Thirrje publike për masakrim të gazetarëve të portaleve Periskopi dhe Indeksonline, nga gazetari Emir Hamzai

Gazetari shqiptar nga Tetova, Emir Hamzai, ka bërë thirrje publike për masakrim të gazetarëve të portaleve Periskopi dhe Indeksonline në stilin e “Charlie Hebdo” që kishte ndodhur në Francë para disa vitesh.

Read More

Pengim në kryerje të detyrës ndaj gazetares Saranda Ramaj- Prishtinë, 28.12.2018

Gazetares Saranda Ramaj i është konfiskuar telefoni nga ana e pjestarëve të policisë, pa urdhër të gjykatës. Ramaj u ndalua nga policia gjatë raportimit për procesin gjyqësor "Syri i Popullit". Konfiskimi i mjeteve të punës së gazetarëve, është shkelje e rëndë e nenit 4, 5 dhe 6 e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë dhe nenit 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Read More

Kërcënim ndaj gazetarit Agim Ademi, Lipjan, 02.2.2018

AGK me shqetësim e ka pranuar një incizim telefonik në të cilin zyrtari komunal i Lipjanit, Avni Olluri e kërcënon gazetarin, Agim Ademi duke i kërkuar të mos merret me të. “Unë po të tregoj: mos u merrni me mua se nuk ja kom borxh askujt karrierën politike dhe ta keni të qartë këtë punë. Por dije se nëse vjen puna unë e heq kollaj kravatën dhe jap dorëheqje. E pastaj merrna me ty dhe ta zë rrugën”, i ka thënë Olluri gazetarit Ademi nëpërmjet telefonit. Sipas Ademit…

Read More

Frikësim - kërcënim, Meriton Dajakaj, Prishtinë, 20.11.2018

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me shqetësim ka marrë njoftimin nga ish-shefi i kameramanëve të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Meriton Dajakaj, se udhëheqësit e këtij mediumi i kanë mohuar atij të drejtën e shfrytëzimit të pauzës gjatë orarit të punës, me ç’rast, sipas tij, pronari i mediumit “Ekonomia Online”, e ka sharë dhe ka tentuar ta godasë atë.

Read More

Kërcënim ndaj gazetares Edona Kutleshi, Prishtinë, 08.11.2018

Shefi i kabinetit të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Baton Dushi, i cili, e ka fyer gazetaren, Edona Kutleshi, në lidhje me publikimin e artikullit “Shefi i kabinetit të ministrit Bytyqi bën biznes me kafe në MASHT”, të publikuar më 06.11.2018, në gazetën “Koha Ditore”. Dushi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka përdorur fjalë fyese në drejtim të gazetares Kutleshi duke e quajtur atë “përbindësh” dhe “jo profesionale”. “Më vie keq që jam bërë…

Read More

Kërcënim verbal ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi , Prishtinë, 23.07.2018

Gazetari, Shkumbin Kajtazi, ka pranuar një kërcënim nga Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Gazetari Kajtazi ka bërë të ditur se Bahtiri e ka marrë në telefon atë dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese dhe sharje. “Ropt ka me ti q*. Ma ke prekë ndërgjegjen. Maje në men, ropt ka me ti q*”, besohet t’i thënë Bahtiri gazetarit Kajtazi. Kërcënimi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi vjen pas publikimit të një artikulli të publikuar në gazetën “Metro”, ku tregohej për punësimi e…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetarit Valon Rashiti, Prishtinë, 12.06.2018

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga gazetari Valon Rashiti, që i njëjti është sulmuar rreth orës 19.00 te Qendra Klinike Universitare e Kosovës nga disa persona. Gazetari i televizionit T7, Valon Rashiti, ishte në hapësirat e QKUK-së, duke raportur nga afër për një rast të plagosjes së dy personave i cili kishte ndodhur në orët e pasdites në Prishtinë, ku familjarët e njërit nga të plagosurit janë vërsulur në drejtim të gazetarit, Rashiti, me ç'rast e kanë…

Read More

Kërcënim verbal ndaj gazetarit Bujar Vitija, Prishtinë, 08.06.2018

Gazetari Bujar Vitija ka thënë se të premten pasdite është kontaktuar nga Zenel Kuqi, zyrtar i Prokurimit në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK), dhe ka kërkuar që të takohet me të por gazetari ka refuzuar. Vitija, kryeredaktor në portalin Gazeta Shneta, thotë se ai e kishte thirrur për shkak të një shkrimi të publikuar disa ditë më parë e që kishte të bënte me lirimin e Kuqit nga aktakuzat që e ngarkonin për dëmtim të buxhetit të shtetit. Pas refuzimit për takim…

Read More

Kërcënim verbal ndaj gazetarit Mentor Gjergjaj, Gjakovë, 03.05.2018

Gazetari Mentor Gjergjaj është kërcënuar verbalisht nga një qytetar në Gjakovë derisa ai ishte duke punuar në një temë.

Read More

Frikësim – kërcënim ndaj gazetares Dardane Neziri, Prishtinë, 05.04.2018

Dardane Neziri ishte në gjykatë kur një burrë iu afrua dhe i tha që të ketë kujdes për gishtat e saj sepse do të ketë nevojë për to.

Read More

Dëmtim prone, Serbeze Haxhiaj, Prishtinë, 29.03.2018

Redaktores së Radio Kosovës, Serbeze Haxhiajt për të dytën herë me radhë brenda muajit mars i është ngjyrosur vetura me ngjyrë të kuqe nga persona të panjohur. Gazetarja Haxhiaj ka njoftuar policinë e Kosovës lidhur me këto dy raste, të cilat ajo i cilëson si tendencë për ta frikësuar. Haxhiaj ka thënë se veprimet e tilla po ia shqetësojnë familjen e saj.

Read More

Sulm fizik ndaj Blerim Ukës, Mitrovicë, 26.03.2018

Fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka është sulmuar të hënën nga një grup i personave deri sa ai ishte duke punuar në veri të Mitrovicës. Ai është sulmuar me shkopinjë dhe i janë thyer pajisjet e punës. Uka ka pranuar trajtimin mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Situata në veri u tensionua pasi policia e Kosovës kishte arrestuar zyrtarin e qeverisë serbe, Marko Gjuriq pasi që ky i fundit nuk kishte leje paraprake nga qeveria e Kosovës për të vizituar pjesën veriore të…

Read More

Frikësim – kërcënim verbal ndaj Ekipit të Insajderit, Prishtinë, 20.03.2018

Ekipi i Insajderit është kërcënuar me jetë nga Anton Jupa, pronar i kompanisë që ishte pjesë e skandalit të mishit. Jupës nuk i ka pëlqyer se pse kompania dhe emri i tij janë përmendur në hulumtimin e publikuar para disa ditësh. Jupa ka kërcënuar ekipin e Insajderit me jetë. Pas publikimit të këtij artikulli, pronari i kompanisë “Euro Ida”, Anton Jupa, ka thirrur në redaksinë e Insajderit, me ç’rast e ka kërcënuar me vrasje ekipin e saj, bënë të ditur Insajderi. “Problemet…

Read More

Frikësim ndaj gazetares Lumturie Blakaj, Prishtinë, 15.03.2018

Gazetarja e RTK-së, Lumturie Blakaj ka informuar AGK-në se në kohën kur ajo po mbulonte seancën plenare të Kuvendit të Kosovës është penguar në punën e saj nga një pjesëtar i sigurimit të Kuvendit të Kosovës.

Read More

Frikësim – kërcënim ndaj gazetarit Taulant Osmani, Prishtinë, 22.02.2018

Gazetari Taulant Osmani është nxjerrë me dhunë nga sigurimi i Kuvendit të Kosovës gjersa ai ishte duke qëndruar pranë zyres së kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Roja e sigurimit e nxorri për krahu gazetarin duke u arsyetuar se akreditimi i gazetarit kishte skaduar në dhjetor 2017. Gazetari i kishte treguar rojes së sigurimit se mediat kishin aplikuar me kohë për akreditime por ishte Kuvendi që ende nuk i ka furnizuar mediat për vitin 2018.

Read More

Kërcënim verbal ndaj gazetarit Parim Olluri, Prishtinë, 31.01.2018

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon ashpër ndaj fushatës linçuese e cila po zhvillohet ndaj drejtorit të portalit “Insajder”, Parim Olluri, nga faqja në Facebook “Albanian Real Facts”. Gazetari Parim Olluri tash e sa ditë vazhdon të jetë cak i një fushate linçuese dhe denigruese nga faqe të ndryshme në rrjetin social Facebook. Kjo gjuhë e përdorur ndaj gazetarit Olluri, ka të bëjë me shkrimet dhe punën e tij.

Read More

Frikësim – kërcënimet verbale, Slobodno srpski, Çagllavicë, 30.01.2018

Webfaqja e emisionit “Slobodno srpski” është sulmuar katër herë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Budimir Nicic, autor dhe moderator i emisionit dyshon se sulmet janë bërë për shkak të prezencës së një mysafiri të intervistuar i cili ka folur për situatën politike në veri të Kosovës.

Read More

Frikësim - kërcënim verbal, Musa Sabedini, Gjilan, 02.01.2018

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Musa Sabedini se është kanosur nga drejtori i urbanizmit në komunën e Gjilanit Valon Shefkiu. Gazetari Sabedini ka bërë të ditur se është kërcënuar pas një shkrimi që ka të bëjë me punën e drejtorit Shefkiu, të publikuar në portalin Rajoni Press. AGK merr vesh se zyrtari i komunës së Gjilanit sot është arrestuar nga policia dhe është në mbajtje. AGK mirëpret reagimin e shpejtë të policisë dhe kërkon nga…

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Mentor Gjergjaj, Prishtinë, 22.12.2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga gazetari Mentor Gjergjaj se truproja i Fatmir Limajt ia ka fotografuar kartelën e punës dhe se ka tentuar që me dhunë t’ia fshijë fotot në telefon, të cilat i kishte shkrepur teksa Fatmir Limaj po takohej me Presidentin Hashim Thaçi.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Saranda Ramaj, Pejë, 19.12.2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër frikësimin e shkaktuar ndaj familjes së gazetares Saranda Ramaj nga një zyrtar publik. AGK është njoftuar nga anëtarja jonë, Saranda Ramaj se një person ka shkaktuar frikësim ndaj anëtarëve të familjes së saj gjatë kohës kur gazetarja Ramaj nuk ishte në shtëpi. “Ejup Simnica, auditor në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm edhe pse person i panjohur për familjen time ai ka shkuar në shtëpinë time në Radavc të Pejës dhe…

Read More

Diskriminim, Arta Avdiu, Prishtinë, 16.12.2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër linçimin publik ndaj gazetares Arta Avdiu nga Këshilltarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Jeta Rafuna. Asamblistja Rafuna, përmes një postimi në facebook, ka akuzuar pa bazë gazetaren Arta Avdiu për lidhje të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje, duke përdorur një fotografi nga jeta private e saj.

Read More

Kërcënim verbal, Agim Ademi, Lipjan, 15.12.2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Agim Ademi korrespondent i së përditshmes Koha Ditore, se ndihet i kërcënuar dhe i shantazhuar nga qytetari Naim Gashi, për shkak të shkrimeve të tij lidhur me një proces gjyqësor. Ademi ka treguar se Gashi ka një kohë të gjatë që i bënë presion për shkak të shkrimeve që ai i ka shkruar në lidhje me të.

Read More

Diskriminim, Ardiana Thaci - Mehmeti, Prishtinë, 24.11.2017

Gazetarja Thaci-Mehmeti ka lajmëruar se është bërë figura kryesore e fushatës linçuese nga ana e kryesuesit të Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini. Ky i fundit ka lëshuar një letër për media ku ka kërkuar nga ana e qytetarëve të Kosovës që mos të bijnë pre e ‘dezinformatave’ të saj. Po ashtu, i njëjti lajm që nga 2 tetor 2017 po transmetohet në televizion që qëndron në hollin kryesor të agjencisë.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Refki Alija, Prizren, 16.11.2017

Gazetari nga Prizreni, Refki Alija është kërcënuar verbalisht nga një zyrtar i komunës së Prizrenit. Ky zyrtar në prani të tre zyrtarëve tjerë i ka thënë gazetarit se do ta shkatërroj atë dhe familjen e tij.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Taulant Osmani, Gjilan, 11.11.2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin dhe kërcënimin që i është bërë gazetarit të BIRN-it, Taulant Osmani, sot në Gjilan. Osmani, është kërcënuar, fyer dhe tentuar të sulmohet nga disa persona, teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores së Luftës Nacional- Çlirimtare “Ushtarët e Ramë”. “Unë si gazetar për të paraqitur atë se qytetarët janë të ndarë sa i përket kësaj problematike, filloj të incizoj debatin mes tyre, dhe…

Read More

Burgosje e paligjshme, Blerim Uka, Shkup, 02.11.2017

Është shumë dëshpëruese që ky incident të ndodh më 2 nëntor në ditën ndërkombëtare për të ndalur mosndëshkueshmrinë për krimet ndaj gazetarëve. Ky qëndrim i institucioneve ndaj gazetarëve është plotësisht e papranueshme dhe ka për qëllim që të frikësoj gazetarët dhe të japin kurajo për vetë-censurë kur raportohet për séance gjyqësore. Blerim Uka nga Pristina dhe Ibrahim Mahmuti nga Shkupi janë mbajtur në stacion të policisë për gjashtë orë, me shpjegimin se ata kanë xhiruar…

Read More

Sulm fizik, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 13.10.2017

Gazetari hulumtues dhe kryeredaktori i portalit Insajderi.com, Vehbi Kajtazi, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar tashmë i identifikuar gjersa gazetari dilte nga një kafene të premten pasdite në qendër të Prishtinës, më 13 tetor 2017. Kajtazi është goditur me grushta disa herë në kokë duke marë lëndime të lehta dhe gërvishtjet. Ai ka pranuar trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Prishtinë.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 14.09.2017

Kryeredaktori i gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se ka pranuar një kërcënim me jetën. Kajtazi ka thënë se është kërcënuar nga deputeti Bekë Berisha i cili sipas gazetarit, ka shkuar në rëstorantin e një miku të tij duke ja lënë këtë porosi: “Tregoi atij shokut tënd se nëse edhe një herë ma përmend emrin në gazetë, të pret plumbi në ballë”.

Read More

Frikësim, kërcënim verbal, Parim Olluri, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 11.09.2017

Deputeti i Kuvendit të Kosoves, Milaim Zeka ka kërcënuar publikisht dy gazetarët, Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi, duke i quajtur spiunë serbë që kanë për detyrë që të denigrojnë dhe poshtërojnë figurat kombëtare. Ish-gazetari Zeka tha se gazetarët marrin udhëzime nga agjencia sekrete e inteligjencës serbe për të shpërndarë të pavërteta për politikanët e Kosovës.

Read More

Sulm fizik, Parim Olluri, Prishtinë, 16.08.2017

Gazetari Parim Olluri u sulmua në orët e vona të natës së 16 gushtit nga tre persona të panjohur derisa ishte duke u kthyer në banesën e tij së bashku me bashkëshorten. Ajo humb vetëdijen nga shoku i përjetuar nga sulmi. Të dytë pranojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK).

Read More

Kërcënim verbal, Kushtrim Kadriu, Prishtinë, 10.07.2017

Me 10.07.2017, rreth orës 12.15, zyra e deskut informativ të televizionit KTV në Pirshtinë kishte pranuar një telefonatë nga i pandehuri i cili fillimisht nuk ishte prezantuar por ishte ankuar për kronikën në të cilën ishte raportuar për rastin e një kontesti pronësor të familjes së tij të dhënë një ditë më parë në KTV dhe i njejti me qëllim të frikësimit kishte kanosur të dëmtuarin Kushtrim Kadriu më fjalët: ” se edhe nëse një herë ai gazetari i juaj (Kushtrim Kadriu) si…

Read More

Kërcënim verbal, Salie Gajtani-Osmankaq, Prishtinë, 02.07.2017

Gazetarja e së përditshmes, Koha Ditore, Salie Gajtani-Osmankaq është kërcënuar verbalisht nga një grup burrash kur ajo po tentonte të raportonte. Gazetarja ka shkuar për të parë për së afërmi se si po përgatiteshin disa banorë në një lagje të Prishtinës të largoheshin nga banesat për të cilat shteti i ka urdhëruar të dalin nga aty e të cilët konsideroheshin si uzurpatorë. Banorët menjëherë iu vërsulen gazetarës duke e kërcënuar atë se nuk guxon të publikojë asnjë lajm.

Read More

Diskriminim, Kosova Sot, Prishtinë, 09.06.2017

Gazeta e përditshme Kosova Sot ka paraqitur rastin ne polici per shkak te perdorimit te emrit te saj nga nje i dyshuar gjate fushates zgjedhore parlamentare te mbajtura ne qershor ne Kosove. I dyshuari ka perdorur emertimin shume te perafert dhe ka shperndare lajme te rreme ne favor te nje partie politike.

Read More

Diskriminim, Indeksonline, Prishtinë, 06.06.2017

Portali Indeksonline ka paraqitur rastin ne polici per shkak te perdorimit te emrit te saj nga nje i dyshuar gjate fushates zgjedhore parlamentare te mbajtura ne qershor ne Kosove. I dyshuari ka perdorur emertimin shume te perafert dhe ka shperndare lajme te rreme ne favor te nje partie politike.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Berat Buzhala, Prishtinë, 21.04.2017

Berat Buzhala, drejtor i portalit GazetaExpress.com ka pranuar kërcënim përmes llogaris së facebook-ut. Ai e ka raportuar rastin në polici. I dyshuari është arrestuar.

Read More

Sulm, Jon Ahmeti, Podujevë, 19.04.2017

Gazetari Jon Ahmeti është goditur nga gurët që shkëmbenin tifozët e dy ekipeve të futbollit gjersa ai po mbulonte ndeshjen. Për shkak të kushteve të kqija për gazetarë në stadiumin e Podujevës, gurët kanë depërtuar lehtësisht në hapësirën ku qëndrojnë kameramanët dhe gazetarët.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Arbana Xharra, Prishtinë, 10.04.2017

Kryeredaktorja e së përditshmes "Zëri", Arbana Xharra ka raportuar në polici një kërcënim që i është bërë përmes grafiteve – shenjë kryqi me ngjyrë të kuqe – në murin afër derës së banesës dhe një tjetër te garazha e saj nga persona të panjohur. Ky kërcënim ndërlidhet me punën e saj që raporton në fushën e radikalizmit dhe ekstremizmit Islam në vend.

Read More

Shkatërrim prone, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 17.03.2017

I dyshuari me qëllim ka dëmtuar veturën e gazetarit. Policia dhe prokuroria kanë intervenuar menjëherë. I dyshuari është mbajtur në paraburgim prej 48 orësh.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Fatmir Lama, Prishtinë, 28.02.2017

Fatmir Lama ka pranuar një thirrje telefonike nga një person i njohur tashmë nga policia për shkak të një dokumentari ku kërcënuesi nuk ishte i kënaqur. Lama ishte kërcënuar me vdekje nëse nuk e largon ritransmetimin.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Arbana Xharra, Prishtinë, 23.02.2017

Kryeredaktorja e së përditshmes Zëri, Arbana Xharra është kërcënuar nëpërmjet facebook-ut nga një individ i quajtur Ebu Duxhane i cili i ka postuar një foto ku shihet një njeri pa kokë dhe lidhet me luftën në Siri. Duxhane po ashtu ka shkruajtur “Ta dish se ne do të të gjejmë” dhe “Ne e dimë se sa i do fëmijët e tu”. Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.

Read More

Frikësim, SPRTK, Prishtinë, 08.02.2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim një postim në rrjetin social Facebook të drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala. AGK konsideron se gjuha e përdorur nga z.Shala paraqet ofendim dhe kërcënim për punëtorët e mediumit publik, duke përfshirë anëtarët tonë që punojnë në këtë medium. AGK është njoftuar nga punëtorët e mediumit publik se ky reagim i z.Shala vjen pas takimeve të ndara që drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së kanë zhvilluar me…

Read More

Frikësim, Mentor Shala, Ridvan Berisha, Prishtinë, 20.01.2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e kundërshton fushatën linçuese të subjektit politik Vetëvendosje ndaj drejtorit të transmetuesit publik, Mentor Shala dhe kryeredaktorit Ridvan Berisha. Fatkeqësisht ky subjekt opozitar që synon të vije në pushtet, prej muajsh linçon publikisht drejtuesit e RTK-së. Ne kemi pritur që Vetëvendosje të reflektonte pas disa gabimeve që ka bërë muajt e fundit duke akuzuar, linçuar dhe kërcënuar gazetarë.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Xhemajl Rexha, Prishtinë, 31.12.2016

Gazetari i KTV-së, Xhemajl Rexha është fyer dhe akuzuar nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama e cila ka postuar disa rreshta në profilin e saj në facebook kundër Rexhës për shkak të një artikulli të transmetuar në televizion e që kishte të bënte me ambasadoren.

Read More

Diskriminim në bazë të gjinisë, Senada Halimi, Prishtinë, 14.12.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim të thellë njoftimin e gazetarës Senada Halimi se gazeta “Zëri” ia ka shkëputur marrëdhënien e punës pasi ajo i ka njoftuar se është shtatëzënë. Në njoftimin e saj për AGK-në gazetarja Halimi ka thënë se: “Unë jam njoftuar me datë 06.12.2016 se më është shkëputur marrëdhënia e punës. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi menaxhmenti e ka kuptuar se unë jam shtatëzënë”.

Read More

Frikësim, Arsim Halili, Prishtinë, 22.11.2016

AGK ka reaguar kunder vendimit te menaxhmentit te RTK-se per uljen e pozites se redaktorit Arsim Halili per pese shkalle me poshte. Ky hap eshte marre pas fjalise sarkastike te Halilit ne facebook ne lidhje me vonesen e liberalizimit te vizave per Kosoven.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Leonard Kërquki, Prishtinë, 24.10.2016

Më 24 tetor, 2016, gazetari i gazetaexpress.com, Leonard Kërquki ka pranuar me dhjetëra kërcënime me vdekje pas publikimit të dokumentarit “Gjahu në UÇK”.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Ridvan Berisha, Prishtinë, 07.09.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e kolegut nga Radio Televizioni i Kosovës Ridvan Berisha se ai është duke u ndier i pasigurt nga siç thotë ai linçimet e fundit që vijnë nga subjekti politik “Vetëvendosje”.

Read More

Arrestim, Dibran Istrefi, Prishtinë, 01.09.2016

AGK me shqetësim ka pranuar lajmin se është arrestuar gazetari i Klan Kosova, Dibran Istrefi, gjatë kryerjes së detyrës së tij. Nga informatat e para që i kemi nga terreni mësojmë se gazetari është arrestuar përkundër mbajtjes së akreditimit në vend të dukshëm.

Read More

Shkatërrim prone, Mentor Shala, Prishtinë, 29.08.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin me bombë në shtëpinë e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala. Ky sulm është një veprim kriminal për të cilin autorët duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale. AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Sulmi ka ndodhur gjatë tensioneve të mëdha politike. Askush nuk u lëndua nga ky sulm.

Read More

Sulm në pronë, RTK, Prishtinë, 22.08.2016

Ky sulm është veprim kriminal dhe duhet të sanksionohet. Nga sulmi kanë mundur të pësojnë kolegët gazetarë, disa prej të cilëve në kohën e shpërthimit kanë qenë në vendin e tyre të punës. Fatmirësisht askush nuk ka pësuar nga ky sulm”, thuhet në njoftim. Ata kanë shkruar se sulmet e tilla që kanë qëllim ushtrimin e presionit dhe frikës mbi gazetarët, nuk duhet të lejohen nga institucionet e sigurisë.

Read More

Arrestim, Eduard Haliti, Podujevë, 18.04.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se Policia e Kosovës në Podujeve ka penguar në kryerje të detyrës gazetarin e Agjencisë së lajmeve KosovaPress, Eduard Haliti. Pengimi i gazetarit, për më shumë detyrimi nga zyrtarët policor që ai t’i fshinte xhirimet që kishte realizuar me celular përbënë shkelje të rëndë të lirisë së shtypit. Gazetari Haliti ka qenë duke kryer punën e tij derisa po xhironte një zyrtar policor duke tentuar që ta arrestonte një qytetar. AGK…

Read More

Diskriminim në media, Saranda Ramaj, Prishtinë, 12.04.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), Jeton Shala ka penguar në kryerjen e detyrës, gazetaren e gazetës “Koha Ditore” Saranda Ramaj. AGK e vlerëson të pa pranueshëm faktin se gazetares Rama i është ndaluar përcjellja e vizitës së kryeministrit në këtë institucion me vendim të kryeshefit të AKPPM-së. Njëkohësisht AGK kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi të…

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 20.03.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i tronditur me lajmin se kryeministri Isa Mustafa ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi, pas publikimit të hulumtimit “Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani”. Gazetari Kajtazi ka bërë të ditur se posedon prova se telefonata kërcënuese ka ardhur nga numri i telefonit të kryeministrit Mustafa. Kajtazi ka raportuar rastin në polici.

Read More

Frikësim – kërcënim, Zekirja Shabani, Gentiana Hasani, Prishtinë, 02.03.2016

Pronari i “Ambienti-G”, Gani Mlinaku sot ka kërcënuar përmes telefonit redaktorin Shabani, njëherësh kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe gazetaren Hasani, duke kërkuar prej tyre që ta heqin shkrimin, në të kundërtën, siç ka thënë, do t‘i qërojë hesapet fizikisht.

Read More

Shkatërrim prone, Adriatik Kelmendi, Prishtinë, 11.02.2016

Më 11 shkurt 2016, gazetari Adriatik Kelmendi raportoi për dëmtimin e veturës së tij private. Ai i gjeti të gjitha rrotat e veturës të shpërthyera në mëngjes. Ai ka raportuar rastin në polici.

Read More

Sulm fizik, Musa Sabedini, Gjilan, 09.02.2016

Gazetari Musa Sabedini eshte sulmuar fizikisht nga drejtori i spitalit te Gjilanit per shkak se nuk i ka pelqyer artikujt e gazetarit.

Read More

Sulm fizik, Gazmend Morina, Mitrovicë, 26.01.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sulmin ndaj gazetarit të portalit “Veriu Info”, Gazmend Morina, nga asambleisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi, punëtor i PTK-së në Vushtrri. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se gazetari Gazmend Morina është sulmuar me shufra hekuri nga asambleisti Dedia dhe disa persona të tjerë lidhur me raportimet e fundit për zhvillimet në ndërmarrjen “Trepça”. AGK kërkon kërkon nga organet…

Read More

Diskriminim në media, Uran Haxha, Suharekë, 23.12.2015

Me 23.12.2015 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim njoftimin se gazetari Uran Haxha nga Koha.net, është penguar në punën e tij nga kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj. Sipas ankesës që ka pranuar Asociacioni i Gazetarëve, kreu i Suharekës, Sali Asllanaj, përmes zëdhënësit të tij, sot, nuk i ka lejuar gazetarët që ta përcjell konferencën për shtyp të fundvitit, por as të ketë qasje në ndërtesën e komunës, me arsyetimin se nuk e kanë pasqyruar…

Read More

Diskriminim në media, Brahim Thaqi, Suharekë, 23.12.2015

Me 23.012.2015 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim njoftimin se gazetari Brahim Thaqi nga portali TherandaPost, është penguar nga ana e kryetarit të komunës së Suharekës, Sali Asllanaj për ta kryer detyrën e tij. Sipas ankesës që ka pranuar Asociacioni i Gazetarëve, kreu i Suharekës, Sali Asllanaj, përmes zëdhënësit të tij, sot, nuk i ka lejuar gazetarit që ta përcjell konferencën për shtyp të fundvitit, por as të kenë qasje në ndërtesën e komunës, me…

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Driton Latifi, Prishtinë, 22.11.2015

Më 22 nëntor 2015, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka pranuar me shqetësim njoftimin se persona të panjohur kanë kërcënuar me jetë, gazetarin Driton Latifi. Latifi, në tri ditët e fundit ka marrë tri kërcënime verbale dhe përmes mesazheve telefonike, nga persona të panjohur, lidhur me punën e tij si gazetar sportiv.

Read More

Diskriminim media, Valon Konushevci, Prishtinë, 05.11.2015

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim një ankesë nga gazetari i Redaksisë së Sportit i gazetës “Zëri”, Valon Konushevci se krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, po e diskriminojnë duke mos i dhënë asnjë deklaratë për temat që i trajton. Sipas kësaj ankese, drejtuesit e FFK-së ia kanë ndaluar edhe përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, të deklarohet për gazetarin e kësaj të përditshmeje.

Read More

Sulm fizik, Besiana Mulaj, Visar Salihu, Prishtinë, 03.11.2015

Me 3 nentor 2015, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër dhunën e përdorur sot nga një pjesëtar i sigurimit privat “Rojet e Nderit”, ndaj ekipit të Radio Televizionit të Kosovës, në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se ekipi i RTK-së, i përbërë nga gazetarja Besiana Mulaj dhe xhiruesi Visar Salihu, është sulmuar fizikisht në korridorin e Qendrës Gjinekologjike në prani të zyrtares së Barnatores…

Read More

Sulm fizik, ekipi i RTK-së, Prishtinë, 03.11.2015

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër dhunën e përdorur sot nga një pjesëtar i sigurimit privat “Rojet e Nderit”, ndaj ekipit të Radio Televizionit të Kosovës, në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se ekipi i RTK-së, i përbërë nga gazetarja Besiana Mulaj dhe xhiruesi Visar Salihu, është sulmuar fizikisht në korridorin e Qendrës Gjinekologjike në prani të zyrtares së Barnatores së QKUK-së.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Serbeze Haxhiaj, Prishtinë, 07.07.2015

Gazetarja Haxhiaj ka njoftuar se është penguar dhe kërcënuar derisa po punonte në temën që ka për qëllim zbulimin e të vërtetave mbi statusin e dëshmorit në luftën e UÇK-së. Asociacioni i Gazetarëve kërkon nga organet e rendit që t’i identifikojë sulmuesit dhe ta adresojë këtë çështje sipas ligjit.

Read More

Sulm në pronë, KOSSEV, Prishtinë, 11.06.2015

Persona të panjohur kanë qëlluar me armë në zyret e portalit Kossev që gjendet në veri të Mitrovicës. Fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Donika Voca, Shemsi Igrishta, Malishevë, 09.06.2015

Më 9 qershor 2015, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim informatën se ekipi i KohaVizionit, gazetarja Donika Voca dhe kameramani Shemsi Igrishta, janë kërcënuar dhe penguar në punën e tyre nga drejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Izet Hoti. Voca dhe Igrishta janë kërcënuar se nuk guxojnë ta publikojnë lajmin për të cilin kishin shkuar dhe janë nxjerrë jashtë nga shkolla që të dy. Madje drejtori i gjimnazit Izet Hoti nuk e ka lejuar ekipin…

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Arsim Halili, Fadil Hoxha, Prishtinë, 30.03.2015

Më 30.03.2015, drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala ka lëshuar një vendim për largim nga puna Fadil Hoxhën dhe Arsim Halilin, kryetarin dhe nënkryetarin e sindikatës. Halili është anëtar i AGK-së dhe redaktor në RTK. Largimi i Hoxhës dhe Halilit shkelin ligjin për sindikata. Vendimi i drejtorit gjeneral vie pasi që Halili ka ngritur zërin kundër censurës, propagandës dhe sjelljes së keqe të redaktorit përgjegjës dhe redaktorit në redaksi, të cilët kanë ushtruar presionit…

Read More

Frikësim, Alban Selimi, Gjilan, 17.03.2015

Me 17.03.2015 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është shumë i shqetësuar me trajtimin jo profesional që policia e Kosovës i ka bërë gazetarit të gazetës “Zëri” Alban Selimi. Ai deklaron se gjatë kalimit kufitarë në Muçibabë policët kufitarë kanë ofenduar dhe trajtuar në mënyrë jo profesionale, duke e ndalur dhe kontrolluar në mes të rrugës pa ndonjë arsye, derisa ai po udhëtonte si gazetarë për realizimin e një storie hulumtuese.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 14.03.2015

Pas publikimit të artikullit në lidhje me dyshimet korruptive të disa zyrtarëve të lartë në EULEX, Vehbi Kajtazi gazetar në të përditshmen Koha Ditore, është kërcënuar nga disa anëtar të misionit.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Idriz Morina, Prishtinë, 13.03.2015

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se kryeredaktori i gazetës “Bota Sot”, Idriz Morina, është kërcënuar me jetë nga deputeti Nuredin Lushtaku. Siç ka treguar z.Morina, ai është kërcënuar dhe fyer përmes telefonit pas publikimit të artikullit, “Analistët, komandanti Adem Jashari ishte tradhtuar dhe braktisur nga bashkëluftëtarët!?”

Read More

Diskriminim media, Berat Buzhala, Pejë, 05.03.2015

Kompania vendore Devolli ka kryer një fushatë ofenduese ndaj drejtorit të portalit gazetaexpress.com, Berat Buzhala. Posterët përmbanin fotografi të një gomari me mbiemrin e gazetarit por e shkurtuar në “Buzha’l”. Fushata denigruese ka filluar pas një seri të shkrimeve të portalit rreth cilësisë së dyshuar të grurit që importonte kompania.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Aleksandra Jovanovic, Bojan Kosanin, Prishtinë, 25.01.2015

Me 25 janar 2015, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj kameramanit dhe gazetares së Televizionit Publik – RTK 2, që raporton në gjuhën serbe, gjatë protestave të së shtunës në Prishtinë. Dhuna e shfrenuar grupore ndaj gazetareve është akt i shëmtuar, qyqar dhe skandaloz, i cili nuk përkon me një shoqëri të lirë dhe demokratike. Sulmet ndaj gazetarëve, të çfarëdo lloj përkatësie etnike qofshin ata, janë të papranueshme.

Read More

Sulm fizik, Zekirja Shabani, Prishtinë, 08.12.2014

Sulmi ndaj redaktorit të ekonomisë në të përditshmen “Tribuna” në vendin e tij të punës, sipas AGK-së, ka ndodhur pasi redaktori Shabani ka refuzuar të nënshkruajë vendimin për largim nga puna që i është ofruar nga drejtuesit e gazetës, në kundërshtim me kontratën e tij valide dhe me Ligjin e Punës.

Read More

Frikësim, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 29.10.2014

AGK në reagim shprehet se është shumë i shqetësuar me presionin që zyrtarë të misionit të EULEX-it në Kosovë, i kanë bërë gazetarit të “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazit, i cili deklaron se zyrtarët e këtij misioni kanë bërë presion mbi të duke tentuar ta ndalin një raportim, që kishte të bënte me dyshimet për përfshije në korrupsion të zyrtarëve të EULEX-it. AGK-ja kërkon nga misioni i EULEX-it, që të jetë partner i gazetarëve në informimin e drejtë të opinionit publik, thuhet…

Read More

Sulm fizik, Milot Hasimja, Prishtinë, 27.10.2014

Rasti më i rëndë është konsideruar të jetë rasti i vrasjes në tentativë ndaj Milot Hasimja, gazetar i televizionit Klan Kosova, i cili u sulmua nga një anëtar i publikut me një thikë në vendin e tij të punës, si kundërpërgjigje ndaj një storie që raportonte mbi sulmuesin.

Read More

Frikësim – kërcënim, Artan Haraqija, Prishtinë, 17.09.2014

Gazetari i portalit “Indeksonline”,Artan Haraqija ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve se është kërcënuar me vdekje përmes mesazheve të ndryshme pas paraqitjes së tij në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ku u diskutua për ekstremizmin fetar. Kjo nuk është hera e parë që gazetari Artan Haraqija është kërcënuar në forma të ndryshme për qëndrimet e tij publike lidhur me radikalizmin fetar në Kosovë.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Blerina Haxha – Rugova, 16.10.2014

Drejtori i shtëpisë botuese “Buzuku”, Abdullah Zeneli, ka kërcënuar redaktoren e Kulturës në gazetën “Zëri”, Blerina Haxha – Rugova. Ky shqetësim, ka shkuar edhe tek Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku redaktorja Gaxha – Rugova, tregon për kërcënimin që ka marrë.“AGK është njoftuar se z. Zeneli, pas disa letrave dhe reagimeve publike, ka shkuar në redaksinë e gazetës “Zëri”, për tu sqaruar rreth publikimit të shkrimit në numrin e së shtunës në gazetën “Zëri, me titull…

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Liridon Llapashtica, Prishtinë, 11.09.2014

Me 11 shtator 2014 është kërcënuar fizikisht nga persona të prezantuar si zyrtarë të Policisë së Kosovës. Gazetarit Liridon Llapashtica, derisa po kthej në shtëpi, rreth orës 18.30, në rrugën “Sali Nivica” në lagjen Kodra e Diellit, dy persona me një automjet me targa të njohura për policinë, ia kanë bllokuar rrugën duke e fyer dhe kërcënuar lidhur me raportimet e tij.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Visar Duriqi, Prishtinë, 03.09.2014

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër kërcënimet me jetë ndaj gazetarit të Gazetës Express, Visar Duriqi. AGK është njoftuar për dhjetra kërcënime me vdekje, duke përfshirë kërcënime me prerje koke nga persona të ndryshëm, për shkak të shkrimeve të tij, të cilat Duriqi i ka raportuar si vrasje në tentativë tek autoritetet e sigurisë në vend. Gazetari Duriqi së fundi ka mbuluar një varg temash lidhur me ekstremizmin fetar dhe grupet radikale në Kosovë. Kërcënimet e…

Read More

Frikësim, Arsim Halili, Prishtinë, 31.08.2014

Më 31 gusht 2014, anëtari i AGK-së, dhe njëherësh nënkryetari i sindikatës së pavarur të RTK-së dhe redaktor atje, ka lajmëruar për largimin e tij nga puna nga menaxhmenti i institucionit për shkak të aktivitetit të sindikatës dhe denoncimeve publike të censurës dhe nepotizmit në mediumin publik. Edhe gazetarja Behare Bajraktari ipo ashtu anëtare e sindikatës ka lajmëruar suspendimin e saj për 6 muaj për shkak të aktiviteteve në sindikatë. Një hap i parë është ndërmarrë me…

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Mefail Bajqinovci, 02.07.2014

Më 2 korrik 2014, Mefail Bajqinovci, gazetar në televizionin privat KTV ka raportuar në polici që ka pranuar një kërcënim përmes telefonit nga një person anonim. Bajqinovci mban një program televiziv që kryesisht merret me çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai theksoi se ka pranuar kërcënimin pas emisionit të tij ku u diskutua për vrasjet e profilit të lartë të vrasjeve në Kosovë. Hetimi policor ka zbuluar se thirrja telefonike ka ardhur nga burgu i Dubravës.

Read More

Sulm fizik, Behar Mustafa, Faton Ismaili, Kajtaz Gecaj, 22.06.2014

Më 22 qershor 2014, tre gazetarët janë sulmuar nga persona të panjohur gjatë një proteste në Mitrovicë që protestonin kundër vendosjes së barrikadës në urën mbi lumin Ibër që ndan dy anët etnike të qytetit. Ka pasur edhe përleshje në mes protestuesve dhe policisë. Gazetarët, Behar Mustafa nga Balkan Investigative Reporting Netëork (BIRN), Faton Ismaili nga portali Gazeta Express dhe Kajtaz Gecaj nga gazeta Zëri janë sulmuar nga protestuesit. Mustafa u lëndua lehtë.

Read More

Sulm fizik, Kushtrim Gashi, Prishtinë, 05.06.2014

Më 05.06.2016 Kushtrim Gashi ishte duke xhiruar demolimin e një ndërtese ku Mujë Rugova, ish-rektori i Universitetit të Prishtinës e kishte ndërtuar ilegalisht. Rugova ka kërcënuar gazetarin dhe xhiruesin Kushtrim Gashin duke e sulmuar fizikisht dhe duke e shtyrë shkallëve të ndërtesës.

Read More

Frikësim, Berat Miftari, Prishtinë, 01.06.2014

Më 01.06.2014 AGK ka pranuar një ankesë të ushtruesit të detyrës në Radio Kosova 2, Berat Miftari I cili ka qenë në një presion psikologjik nga drejtori I radio Kosovës, Azem Bujupi. Rasti është hapur në polici.

Read More

Arrestim, Kushtrim Tërnava, Prishtinë, 09.05.2014

Më 09.05.2014 policia ka rrahur dhe maltretuar fotoreporterin e Gazeta Express gjersa ai ishte duke fotografuar arrestimin e një çifti nga policia në lagjen Dardania. Policia arrestoi menjëherë Tërnavën dhe e kanë dërguar në stacionin policor. Çifti ishte duke refuzuar gjobën e patrollës së policisë. Tërnava ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku mjekët kanë vërejtur lëndime fizike dhe shqetësime psikologjike si rezultat i dhunës të…

Read More

Sulm fizik, Musa Mustafa, Mitrovicë, 06.05.20104

Gazetari i Kohës Ditore, Musa Mustafa ishte sulmuar fizikisht nga Brahim Haziri, nipi i kryetarit të Mitrovicës. Incidenti ka ndodhur gjersa gazetari ishte duke intervistuar një protestues.

Read More

Sulm fizik, Vlora Dërvodeli, Fushë Kosovë, 14.04.2014

Xhiruesja, Vlora Dervodeli ishte duke xhiruar një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Ajo ishte së bashku me kolegun e saj, Dibran Istrefi. Një qytetar që ishte pjesë e aksidentit ka sulmuar Dervodelin dhe e ka shqelmuar atë në bark. Kamera u dëmtua po ashtu.

Read More