Rastet

Raste të gjetura 388

Kërcënime kundër medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 04.12.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm gjuhën e papërgjegjshme, sulmuese dhe shumë të rrezikshme të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, nga partia politike Vetëvendosje. Kurteshi, në një reagim publik, e quajti AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale” dhe listoi një sërë mediash, që sipas tij operojnë si “vrasës me pagesë”. Këto akuza, përveç që janë të pabaza, paraqesin rrezik real për sulme të mundshme në të ardhmen ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të mediave…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 02.12.2025

AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi. Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve. Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë.

Read More

Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 25.11.2025

Gazetarët dhe ekipet e mediave kanë hasur në vështirësi për të ndjekur protestën e transportuesve në Prishtinë, në ditën e dytë të mosfunksionimit të Trafikut Urban. Një në video të publikuar nga Koha.net shihet se si Ilmi Gashi, përfaqësues i Sindikatës së Trafikut Urban, pengon fotoreporterin, Driton Paçarada ta bëjë punën e tij. AGK-ja dënon këtë pengim të punës së lirë të mediave, dhe i fton të gjitha palët që të respektojnë punën e rëndësishme të gazetarëve për…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Leonard Kërquki, Prishtinë,12.11.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e vlerëson si të papranueshëm dhe të padinjitetshëm për postin që mban, sulmin me gjuhë të ulët të zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj Televizionit 7 dhe gazetarit Leonard Kërquki, autor i emisionit Pressing. AGK-ja dënon ashpër një fjalor të tillë nga një zyrtare e lartë e shtetit, që synon të minojë punën e televizionit dhe gazetarit, në një medium ku ajo vetë ka dhënë intervistë. AGK-ja i fton zyrtarët e…

Read More

Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 29.10.2025

Kandidati i partisë politike Vetëvendosje për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci ka vazhduar sulmet e ulëta dhe të papranueshme kundër TV Dukagjinit, nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale. Duke iu kthyer Exit-Pollit të 12 tetorit, Peci e ka quajtur mes tjerash TV Dukagjinin si “qendra operative e ndërmarrjes kriminale”. AGK-ja e konsideron komunikimin e Pecit si thellësisht të papërgjegjshëm, dhe akuzë me potencial shumë të rrezikshëm. Është e papranueshme që…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve të Tëvë1, Zveçan, 16.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar për një incident gjatë ditës në veriun e Kosovës, kur një ekip i televizionit Tëvë1 është përcjellur dhe kërcënuar. Gazetari Venhar Isufi dhe kameramani Valmir Gashi kanë raportuar se ata janë ndjekur nga një veturë e tipi Audi A4, ngjyrë e zezë e cila është ndaluar para objektit të komunës së Zveçanit, dhe aty një person u ka thënë "nëse donin foto me zyrtarin policor, G.K", për të cilin kishte një raport televiziv një natë…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 15.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar me paralajmërimin e kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci se do të padisë disa gazetarë për shkak të publikimit të exit-polleve. AGK-ja e vlerëson paralajmërimin për padi kriminale ndaj gazetarëve si përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë. Ky akt i zotit Peci është sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë, dhe përpjekje për të…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 13.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e sheh me shqetësim deklaratën publike të kryetarit të Vetëvendoejs, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për hetim nga ana e “organeve të drejtësisë dhe sigurisë”, pas publikimit të exit polleve nga tri televizione, për zgjedhjet lokale. Mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin për Zgjedhjet dhe rregulloren e KPM-së, dhe nuk kanë postuar asnjë Exit Poll, para orës 19:00, deri në momentin kur janë mbyllur qendrat e votimit.

Read More

Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 10.10.2025

Në takimin e së enjtes, KQZ ka dështuar të miratojë akreditimin edhe për një numër të vogël të medieve në gjuhën shqipe. Në mesin e tyre janë edhe Reporteri.Net me bazë në Prishtinë dhe Mitropol në Mitrovicë. AGK-ja e kundërshton mosakreditimin e këtyre medieve, pa asnjë bazë dhe pa asnjë shpjegim dhe e fton PZAP ta rrëzojë vendimin e KQZ-së. Vendimi i KQZ-së për të mos miratuar akreditimin e asnjë medie në gjuhën serbe, dhe të disa medieve në gjuhën shqipe dhe media…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 09.10.2025

Ascoiacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar me vendimin e paprecedent të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos akredituar asnjë media në gjuhën serbe për përcjelljen e zgjedhjeve të 12 tetorit. Kërkesat për akreditim si vëzhgues të dhjetëra mediave në gjuhën serbe nga Kosova, janë refuzuar në bllok gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së. Nga diskutimet e anëtarëve në mbledhje, refuzimi duket i natyrës politike dhe etnike. AGK-ja e sheh…

Read More

Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Valon Rashiti, Prishtinë, 08.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është informuar për një kërcënim serioz që ka bërë udhëheqësi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës, Lulzim Berisha ndaj gazetarit të Vox Kosova, Valon Rashiti. Sipas dëshmisë së gazetarit, Berisha i ka thënë gjatë një ceremonie Rashitit: “Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën”. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë kërcënim publik të Berishës, që cenon integritetin fizik të gazetarit Rashiti. AGK-ja do ta monitorojë denoncimin që…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Kossev, Mitrovicë e Veriut, 01.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon sjelljen e Radoica Radomiroviq, kandidat për Asamblenë Komunale të Leposaviqit, ndaj redaksisë së portalit nga Mitrovica e Veriut, Kossev. Radomiroviq, ish-zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, që tashmë garon me listën “Novo Lice – Narodna Prava”, ka ushtruar presion ndaj një gazetareje të Kossev-it për shkak të pyetjeve të parashtruara në një konferencë për shtyp. Ai i ka kërkuar asaj llogari për pyetjet, duke i sugjeruar…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve Jetmir Muji, Prishtinë, 10.09.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar nga portali Paparaci, se kameramani Jetmir Muji është arrestuar dhe aktualisht gjendet në stacionin policor Qendër në Prishtinë. AGK-ja është e alarmuar dhe thellësisht e shqetësuar me këtë arrestim dhe ndalim arbitrar dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës, që ta lirojë menjëherë Mujin. Ai ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Osmani, kur është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Albina Haliti, Deçan, 28.09.2025

Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës në Deçan, Hajdar Sutaj, ka shpërndarë në Facebook, një bisedë private me gazetaren e ATV-së, Albina Haliti rreth ftesës për debat për kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj. Në këtë mënyrë, ai ka shpërndarë numrin personal të gazetares Haliti, duke bërë që ajo të marrë shumë mesazhe, duke përfshirë ofendime dhe kërcënime. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë veprim të Sutajt, dhe kërkon hetim dhe masa nga Agjencia për…

Read More

Kërcënim ndaj jetës së gazetarëve, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 29.08.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi, për shkak të një kërcënimi të rëndë me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, themelues i portalit “Paparaci”. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. “Vehbi tkanxan ne tuli far pozicioni ne prishtin tkam lirue patu qkye ftyra epatu qkye barku ap pate hi thesi ne krye trathtar sherbys i serrbis”, thuhej në mesazhin që Menxhiqi ia ka shkruar…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 28.08.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm dhe shpreh keqardhje që kryeparlamentari Dimal Basha e ka nisur postin e tij të ri e shumë të rëndësishëm duke sulmuar mediat. Në një konferencë për shtyp, Basha ka deklaruar: “Prej 6 vitesh, portalet dhe të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar së më ofenduari në mënyrat më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Mos harroni se keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për…

Read More

Pengim në kryerje të detyrës ndaj gjashtë gazetarëve të RTK-së, Prishtinë, 25.08.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka pranuar me shqetësim njoftimin e 6 gazetarëve të RTK-së për largimin e tyre nga ekrani dhe emisionet që i drejtonin ata në Televizionin Publik. Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa, Jehona Zhitia dhe Valon Bajrami kanë njoftuar se menaxhmenti, pa paralajmërim, të premten e kaluar, i ka njoftuar se janë përjashtuar nga moderimi i magazinave informative të orës 17:00 dhe të orës 23:00.

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Arbëreshë Uka, Prishtinë, 06.08.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sjelljen dhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares së televizionit, Klan Kosova, Arbëreshë Uka, gjatë një deklarimi publik. Gazetarja Uka e ka pyetur Kurtin për mungesën e barnave në QKUK, teksa ai i është përgjigur me ton arrogant, duke i thënë “lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejnë 62 milionë Telekomit”. Kjo është një qasje e papranueshme e Kurtit ndaj medieve…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Leonora Kolukaj, Prishtinë, 02.08.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e cilëson të papranueshme sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama (LDK), në drejtim të gazetares së Reporterit, Leonora Kolukaj. Gazetarja ka provuar t’i bëjë pyetje zotit Rama para një konference shtypi, dhe ka hasur në sjellje të papërshtatshme të tij dhe stafit. Rama dëgjohet duke e quajtur “loçkë”, gazetaren, një gjuhë e përsëritur e tij me tone seksiste ndaj gazetareve gra. Ndërkohë, gjithashtu…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetares, Blerta Foniqi Kabashi, Prishtinë, 28.07.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me sulmin e paprecedent, personal dhe shumë të rrezikshëm të deputetes së partisë politike, Vetëvendosje, Fitore Pacolli kundër gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi. Deputetja Pacolli e ka shënjestruar gazetaren e Transmetuesit Publik, RTK disa orë pas një interviste të përbashkët në emisionin “Info Plus”, ku ajo u pyet për të gjitha zhvillimet aktuale, duke përfshirë raportimet për përfitimet e mundshme të…

Read More