Rastet

SULM NDAJ MEDIEVE DHE ORGANIZATAVE MEDIALE, GJAKOVË, 9.2.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim dhe e dënon sulmin ndaj TV Syri Vision në Gjakovë, ku pak minuta pas mesnatës, një person ka hyrë me një mjet të rëndë në objektin e televizionit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat e redaksisë dhe objektet përreth.

AGK e konsideron këtë një kërcënim ndaj sigurisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, veçanërisht në një ditë të rëndësishme për procesin demokratik në vend. Sulmet ndaj mediave janë të papranueshme dhe përbëjnë përpjekje për të frikësuar gazetarët dhe për të penguar punën e tyre.

Policia e Kosovës ka arrestuar autorin e sulmit, por në raportin zyrtar të lëshuar nuk është specifikuar që mjeti i përdorur për sulmin është pjesë e ngrohtores së qytetit dhe nuk ka qenë i regjistruar. AGK-ja u bën thirrje organeve të rendit që të trajtojnë rastin me profesionalizëm të lartë dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt për gazetarët dhe mediat në vend.




Detajet e raportuesit SULM NDAJ MEDIEVE DHE ORGANIZATAVE MEDIALE, GJAKOVË, 9.2.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim dhe e dënon sulmin ndaj TV Syri Vision në Gjakovë, ku pak minuta pas mesnatës, një person ka hyrë me një mjet të rëndë në objektin e televizionit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat e redaksisë dhe objektet përreth. AGK e konsideron këtë një kërcënim ndaj sigurisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, veçanërisht në një ditë të rëndësishme për procesin demokratik në vend. Sulmet ndaj mediave janë të papranueshme dhe përbëjnë përpjekje për të frikësuar gazetarët dhe për të penguar punën e tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar autorin e sulmit, por në raportin zyrtar të lëshuar nuk është specifikuar që mjeti i përdorur për sulmin është pjesë e ngrohtores së qytetit dhe nuk ka qenë i regjistruar. AGK-ja u bën thirrje organeve të rendit që të trajtojnë rastin me profesionalizëm të lartë dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt për gazetarët dhe mediat në vend.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 9.2.2025
Qyteti Gjakovë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias TV Syri
Burimi TV Syri
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK e konsideron këtë një kërcënim ndaj sigurisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, veçanërisht në një ditë të rëndësishme për procesin demokratik në vend. Sulmet ndaj mediave janë të papranueshme dhe përbëjnë përpjekje për të frikësuar gazetarët dhe për të penguar punën e tyre.
Share this Post: