Rastet

Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 09.01.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është i shqetësuar me zhvillimet që lidhen me nisjen e fushatës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit.

Paralajmërimi për bojkotin e disa prej televizioneve kryesore në vend, si Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7, nga ana e partisë në pushtet, Vetëvendosje, është një zhvillim që shkon kundër transparencës dhe përpjekjeve për të minuar rolin e gazetarëve dhe mediave për të mbajtur përgjegjëse partinë që ka udhëhequr Kosovën për 4 vjet për politikat e saj.

E ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje që ta rishqyrtojë pozicionin e saj dhe t’u ofrojë mediave qasje të barabartë në fushatë.

Mediave duhet t’u mundësohet që në mënyrë të barabartë të paraqesin programet e të gjitha subjekteve politike që garojnë, pasi puna e tyre është në interes të publikut. Bojkoti i paralajmëruar paraqet goditje të qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë.




Detajet e raportuesit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 09.01.2025
Rastet Përshkrimi Paralajmërimi i Vetëvendosjes për bojkotimin e televizioneve kryesore si Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7 gjatë fushatës zgjedhore parlamentare.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 9.1.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Albin Kurti
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Klan Kosova, TV Dukagjini, T7
Burimi Deklaratë publike
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është i shqetësuar me zhvillimet që lidhen me nisjen e fushatës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit. Paralajmërimi për bojkotin e disa prej televizioneve kryesore në vend, si Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7, nga ana e partisë në pushtet, Vetëvendosje, është një zhvillim që shkon kundër transparencës dhe përpjekjeve për të minuar rolin e gazetarëve dhe mediave për të mbajtur përgjegjëse partinë që ka udhëhequr Kosovën për 4 vjet për politikat e saj. E ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje që ta rishqyrtojë pozicionin e saj dhe t’u ofrojë mediave qasje të barabartë në fushatë. Mediave duhet t’u mundësohet që në mënyrë të barabartë të paraqesin programet e të gjitha subjekteve politike që garojnë, pasi puna e tyre është në interes të publikut. Bojkoti i paralajmëruar paraqet goditje të qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë.
Share this Post: