Rastet

Frikësim – kërcënim verbal, Donika Voca, Shemsi Igrishta, Malishevë, 09.06.2015

Më 9 qershor 2015, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim informatën se ekipi i KohaVizionit, gazetarja Donika Voca dhe kameramani Shemsi Igrishta, janë kërcënuar dhe penguar në punën e tyre nga drejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Izet Hoti. Voca dhe Igrishta janë kërcënuar se nuk guxojnë ta publikojnë lajmin për të cilin kishin shkuar dhe janë nxjerrë jashtë nga shkolla që të dy. Madje drejtori i gjimnazit Izet Hoti nuk e ka lejuar ekipin e KTV-së që të marrë pamje me kamerë edhe jashtë objektit të shkollës duke e kërcënuar në të njejtën kohë se do t’ua thyej kamerën dhe se me kameramanin e po ashtu edhe me gazetarën do të merret personalisht. Për më tepër, siç edhe shpjegon gazetarja dhe kameramani, i njëjti person është paraqitur edhe në zyrat e drejtorit të Arsimit në Komunë dhe ka vazhduar të bëjë presion që lajmi të mos publikohet dhe duke kërkuar edhe nga Drejtori i Arsimit që të mos flasë para kamere lidhur me rastin.




Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Ekipi i Kohavisionit, KTV
Gjinia Mashkull
Data 09/06/2015 00:00
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Frikësim – kërcënim verbal (përfshirë kërcënimet me vdekje)
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari I Panjohur
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias KTV
Burimi Gazetaret
Prokurori Publik
Gjyqësor Nuk ka filluar procedurë ligjore
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor Kryerësi I veprës është liruar, arsyetimi
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Jo
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës raste të tilla janë shqetësuese dhe pengesë e drejtpërdrejtë e punës së gazetarëve që kohëve të fundit janë shtuar në numër. AGK i bënë thirrje Drejtorisë së Arsimit në Malishevë që të distancohet nga veprat e drejtorit të Gjimnazit “Hamdi Berisha”. AGK i bënë thirrje edhe Ministrisë së Arsimit që të merret me rastin e këtij drejtori, e po ashtu edhe Policisë së Kosovës që të hetojë këtë rast. AGK konsideron se forma të tilla të pengimit dhe kërcënimeve në punën e gazetarëve janë të patolerueshme dhe cenojnë rëndë lirinë e medias.
Share this Post: