Fushata denigruese ndaj gazetares, Qendresa Krelani, Prishtinë, 20.05.2024
Gazetarja e sportit në televizionin publik të Kosovës, RTK, Qëndresa Krelani - Qeqa, është bërë sërish subjekt i fushatave denigruese online.
Në disa video të shpërndara së fundi, vihet në pah në mënyrë nënçmuese deklarata e ish-trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Ghila i cili kishte deklaruar se ka marrë parasysh këshillat e gazetares për formacionin që kishte vënë në fushë në një prej ndeshjeve.
AGK-ja, i dënon fuqishëm këto fushata dhe u bën thirrje të gjithë akterëve, duke përfshirë kolegë të sportit, që t’i ndalojnë ato menjëherë.
Krelani është një shembull i jashtëzakonshëm i një gruaje në gazetarinë sportive, të super-dominuar nga burrat. Puna e saj shërben si shembull e inkurajim për të tjera gra që të merren me gazetari sportive, dhe fushatat kundër saj e dëmtojnë rëndë këtë kauzë.
AGK-ja, e inkurajon kolegen Krelani që ta vazhdojë punën e saj në interest të publikut.
| Detajet e raportuesit | Fushata denigruese ndaj gazetares, Qendresa Krelani, Prishtinë, 20.05.2024 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Gazetarja e sportit në televizionin publik të Kosovës, RTK, Qëndresa Krelani - Qeqa, është bërë sërish subjekt i fushatave denigruese online. Në disa video të shpërndara së fundi, vihet në pah në mënyrë nënçmuese deklarata e ish-trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Ghila i cili kishte deklaruar se ka marrë parasysh këshillat e gazetares për formacionin që kishte vënë në fushë në një prej ndeshjeve. AGK-ja, i dënon fuqishëm këto fushata dhe u bën thirrje të gjithë akterëve, duke përfshirë kolegë të sportit, që t’i ndalojnë ato menjëherë. |
| Shteti | |
| Emri dhe Mbiemri | Qendresa Krelani |
| Gjinia | Femër |
| Data | 20.5.2024 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Nga personat publik |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | RTK |
| Burimi | Qendresa Krelani |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Krelani është një shembull i jashtëzakonshëm i një gruaje në gazetarinë sportive, të super-dominuar nga burrat. Puna e saj shërben si shembull e inkurajim për të tjera gra që të merren me gazetari sportive, dhe fushatat kundër saj e dëmtojnë rëndë këtë kauzë. AGK-ja, e inkurajon kolegen Krelani që ta vazhdojë punën e saj në interest të publikut. |

